Panorama Sport (Albania)

Lushnja zbret nga “froni”, Oriku thyen mallkimin

Skuadra e trajnerit Memushi nuk gabon në fushën e saj

- ENRIKO GABAJ

Oriku thyen mallkimin dhe fiton ndaj Lushnjës me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Gjinaj në minutën e 27-të. Këto dy skuadra janë ndeshur për herë të gjashtë mes tyre (kampionat, kupë dhe miqësore) këtë sezon dhe kjo është fitorja e parë e bregdetarë­ve. Ka qenë një takim mjaft i luftuar nga të dyja skuadrat, që sulmuan për 90 minuta, por në fund kanë buzëqeshur djemtë e trajnerit Memushi. Ndoshta Lushnja u penalizua nga dëmtimi i mbrojtësit Nako pas çerek ore lojë.

NDESHJA - Që në minutat e para, Canka teston portierin Muho nga distanca, por është pozicional “gardiani” i Orikut. Për të kaltrit provon Zuna me një gjuajtje që shkon në duart e Haremit. Rasti më i mirë do t’i takonte Orikut, kur Qejvani në minutën e 14-të godet brenda zonës së rreptësisë, por mbi traversë. Aksione të shumta nga të dyja skuadrat, por pa e ndalur topin në rrjetë. Duhej të vinte minuta e 27-të që të zhbllokohe­j rezultati. Zuna godet nga distanca, topi i mbetur brenda zone gjuhet nga Gjinaj, i cili mposht Haremin dhe 1-0. Aksionet e vendësve kurorëzohe­n me golin e qendërmbro­jtësit vlonjat. Pushimi mes pjesëve u jep skuadrave qetësinë e nevojshme, por njëkohësis­ht mundësinë e marrjes së udhëzimeve nga stafet përkatëse. Me startin e pjesës së dytë, loja vazhdon po njësoj, ku janë herë bregdetarë­t në kërkim të golit dhe herë Lushnja.

Trajneri i skuadrës mike, Gjyla, hedh në fushë lojtarë sulmues, por rasti më i mirë do t’i takonte sërish Orikut. Çapo hyn bukur në zonë, gjuan me të djathtën në pozicion diagonal, por Haremi bëhet shpëtimtar dhe mban Lushnjën në lojë. Paraqitje të mira nga të dy portierët në këtë ndeshje. Lushnja duket si e bllokuar në të gjitha repartet, kurse Oriku e shfrytëzon këtë gjë dhe arrin ta ruajë avantazhin deri në fundin e ndeshjes. Një fitore me vlera për Orikun në një moment disi delikat, ndërkohë që Lushnja zbret nga vendi i parë, ku qën

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania