Panorama Sport (Albania)

Shënkolli bën historinë, bindin Partizani dhe Vllaznia

KUPA/ Zbardhen gjysmëfina­let te moshat

- Partizani-Vllaznia A.Dushku

Shënkolli është surpriza e madhe e Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19. Në ndeshjet e djeshme akademia që përfaqëson qytezën afër Lezhës ka mahnitur me dy fitore ndaj Shkëndijës së Tiranës për paratërinj dhe Teutës për të rinj. Një punë e shkëlqyer nga drejtuesit e kësaj akademie, që po jep fryte tashmë, teksa trajnerët Klajdi Reçi dhe Hasan Hoxha kanë vite që stërvisin grup-moshat U-17 dhe U-19. Në sfidën ndaj Shkëndijës së Tiranës, luajtur në Pezë, vendosi dopieta e Çunit për Shënkollin. Goli i parë u realizua në minutën e 37-të, ndërsa dyfishimi erdhi në pjesën e dytë. Festa e 17vjeçarëv­e ishte legjitime pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Pas përfundimi­t të kësaj ndeshjeje, nisi ajo e U-19, e cila ishte shumë dramatike. Nuk mjaftuan 90 minuta për të konfirmuar fituesin e çiftit Shënkolli-Teuta. Në pjesën e parë skuadrat shënuan nga një gol secila, fillimisht Daija për shënkollas­it e më pas Qehaja për durrsakët. Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibrua­r, por skuadrat nuk e gjetën më rrugën e rrjetës. Më pas gjithçka shkoi te penalltitë, aty ku të rinjtë e Shënkollit ishin më të qartë. Daija, Marku dhe Bisha shënuan nga pika e bardhë, ndërsa vetëm Djala goditi jashtë. Nga ana tjetër, për Teutën realizoi vetëm Muka, ndërsa gabuan Qehaja, Pelivani dhe

Beqja. Përfundimi­sht, 3-1 për Shënkollin, që arrin një rezultat historik me të dyja grup-moshat në Kupën e Shqipërisë, duke qenë tashmë pjesë e turit gjysmëfina­l.

Pas 4 ndeshjeve të së premtes dhe 4 të tjerave që u zhvilluan dje, kanë marrë fund takimet çerekfinal­e

të Kupës së Shqipërisë për moshat. Paratërinj­ve të Tiranës dhe Football Republic i janë shtuar edhe Partizani me Shënkollin. Ndërsa te të rinjtë, veç Tiranës dhe Dinamos, kanë kaluar më tej Vllaznia me Shënkollin. Janë pikërisht këto skuadra që do të diskutojnë gjysmëfina­len me njëra-tjetrën dhe do të kenë shansin që të pretendojn­ë trofeun. Për paratërinj­të e "demave" vulosi goli i Dezhgiut në të 65-tën, ndërsa te të rinjtë Nika dhe Mali barazuan shpejt rrjetat e Qatos dhe Moshos, duke e çuar këtë duel te 11-metërshat. Çiftet gjysmëfina­liste do të përcaktohe­n sot me short të lirë dhe ndeshjet do të luhen të martën e të mërkurën.

 ??  ?? Skuadra e Shënkollit U-19, duke festuar kualifikim­in
Skuadra e Shënkollit U-19, duke festuar kualifikim­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania