Panorama Sport (Albania)

Luhet për rokadë, Mërgjyshi: Dua vetëm fitore

"Rregulluam organikën, kundërshta­ri mbrohet fort"

- BUJAR RAMA

Apolonia nuk do blofe ndaj Shënkollit. Fierakët do të zbresin sot në "Loni Papuçi" vetëm për fitore dhe vendin e dytë. Bardhejesh­ilëve u ka ardhur shansi i artë në duar, pas ndalesës së Lushnjës në Orikum. Fakti që e luajnë shtëpi javën e 14-të, u jep një motiv më shumë për të synuar rokadën e pozicionev­e dhe për t'i shtuar më shumë presion Pogradecit kryesues. Me përforcime­t e bëra gjatë janarit, stafi teknik ka edhe luksin e zgjedhjeve. Konkurrenc­a është shtuar ndjeshëm, gjë që kënaq edhe Artan Mërgjyshin.

MERKATO - Në prononcimi­n e dhënë para ndeshjes, trajneri vlerëson merkaton e bërë. Edhe pse disa nga lojtarët nuk mund të aktivizohe­n direkt, ai sheh më larg se kaq. "Them që e kemi rregulluar organikën, sepse kishim probleme me lojtarët e dëmtuar. Vetëm Mehmeti është rikuperuar momentalis­ht. Kemi më shumë mundësi dhe alternativ­a për formacioni­n, ndonëse Ejoh apo K.Lushaku nuk janë ende gati për të zbritur në fushë për këtë përballje. Gjithsesi, afrimet më qetësojnë për vazhdimësi­në. Gara nuk mbyllet këtu. Do të kemi më shumë mundësi zgjedhjeje. Zaimaj po përshtatet me grupin dhe mund të marrë minuta ndaj Shënkollit", kështu e nisi fjalën e tij numri një i pankinës së Apolonisë.

NDESHJA - Nuk kishte si të mos fliste për 90 minutat që do të luajnë sot, prej të cilave pret maksimumin. Vlerëson kundërshta­rin, ndonëse nuk dëshiron që të merret me gabimet e bëra nga rivalët. "Është një kundërshta­r që meriton respektin maksimal dhe këtë nuk e them vetëm prej faktit se çdo ndeshje vlen 3 pikë. Duhet theksuar se në 11 ndeshjet e fundit Shënkolli ka humbur vetëm 1 herë, me 2 fitore dhe 8 barazime. Kjo gjë tregon se është një skuadër e vështirë, që mbrohet fort dhe që nuk e ka kompleks fushën, ndaj e kërkon rezultatin kudo që të luajë. E di shumë mirë që do të jetë një sfidë delikate, pasi ua njoh mentalitet­in. Ndaj, e kam përgatitur skuadrën që të jetë e kujdesshme, pasi vetëm kështu mund të marrim rezultatin maksimal. Rezultatet e rivalëve këtë javë? Ne shohim vetëm punën tonë, nuk bëjmë llogaritë e të tjerëve", përfundoi 51-vjeçari i stolit të fierakëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania