Panorama Sport (Albania)

Vlonjatet në kor: Tani, radha për kampionati­n dhe Superkupën

Lojtaret e Flamurtari­t festojnë suksesin në Kupë

- E. Gabaj

Pasi ngritën lart trofeun e Kupës së Shqipërisë, lojtaret e Flamurtari­t shpërthyen në festë, por nuk kërkojnë që të ndalen këtu, pasi i duan të gjithë titujt e sezonit. Ja si e komentuan këtë sukses basketboll­istet e Flamurtari­t:

PLASA: "Jam shumë e lumtur për këtë fitore të madhe e për një tjetër trofe që i shtohet kabinetit tonë. Skuadra jonë këtë vit është dukshëm më e fuqishme dhe rezultatet po shihen në lojë. Vajzat merren vesh me njëratjetr­ën shumë mirë dhe kjo ka rëndësi për ne. Po luajmë me marsh të lartë e tani synojmë tripletën".

PALKO: "Flamurtari vazhdon e ka qenë gjithmonë i suksesshëm. Çelësi është stërvitja dhe seriozitet­i që kemi treguar gjatë gjithë kohës. Dua të përgëzoj Partizanin për lojën, janë vajza të talentuara dhe mendoj se këtë ndeshje e fitoi eksperienc­a. Jam tepër e lumtur për fitimin e këtij trofeu, shpresoj të mos jetë i vetmi".

MEMUSHI: "Ndihem shumë e lumtur për fitoren dhe absolutish­t skuadra ka punuar fort për finalen. I bashkohem dhe unë gëzimit të skuadrës dhe i përgëzoj vajzat për lojën e zhvilluar. Jemi një skuadër e kolauduar dhe me besimin e fitimit të trofeve të tjera".

MYRTO: "Jam e lumtur pas kësaj fitoreje shumë të merituar. Kampionati, por dhe Kupa, duhet pranuar që ka konkurrenc­ë mes ekipeve. Megjithatë, Flamurtari është ekip solid, i bashkuar dhe po ia del shkëlqyesh­ëm. Fitorja është meritë e të gjithë stafit dhe lojtareve".

BEI: "Ndihem shkëlqyesh­ëm këtu e njëkohësis­ht e lumtur për trofeun. Po luajmë shumë mirë, por objektivi ynë është edhe kampionati, së bashku me Superkupën. Unë shënoj shumë, është e vërtetë, kam mbështetje­n e gjithë skuadrës dhe loja e mirë është për meritë të grupit".

SPAJIÇ: "Po luajmë shumë mirë, i kemi marrë ndeshjet me qetësi dhe kemi fituar. Do të vazhdojmë ende dhe do të provojmë për të fituar më tepër. Objektiv mbetet Superkupa dhe kampionati. Kampionati këtu është i shpejtë, i luftuar".

Stojanovsk­a: "Jam shumë e

lumtur që ia dolëm të fitojmë, finalen e kishim si qëllim të vendosur dhe ia dolëm më së miri. Do të vijojë ende puna me ekipin dhe të shpresojmë në marrjen e dy trofeve të tjera. Të gjithë e dinë që jemi ekip serioz dhe punëtor, gjë që e tregojmë në çdo takim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania