Panorama Sport (Albania)

Rekord 320 milionë euro, Interi mbret i merkatos

Seria A nuk pyet për shpenzime as në janar

- ERIKSEN ÇLIRON KONTEN SA PAK JUVE LACIO E NDROJTUR EUROKANDID­ATET FIORE ME YLL

Ato që blihen në treg gjykohen kur konsumohen në tavolinë. Janar i papreceden­t ky i 2020-ës për nivelin më të lartë të futbollit italian. 20 përbërëset e kampionati­t të sivjetmë kanë shpenzuar në total 332,1 milionë euro për t'u përforcuar gjatë hapësirës së dimrit. Kjo shumë e tejkalon rekordin e vitit të kaluar, që ishte 168 milionë euro. Në këtë kuadër, nëse shpenzimev­e të dimrit të sivjetshëm u shtojmë ato të verës së kaluar (1,12 miliardë euro), rezulton që Seria A ka shpenzuar gati 1.5 miliardë euro për lojtarët e sezonit aktual. Duke u hedhur një sy "trastave" të shpenzimev­e të ekipeve të Serisë A, uria e Interit për titull dallohet qartë. Gjatë fazës së parë zikaltrit u treguan fantastikë, por shfaqën edhe disa boshllëqe.Titullarëv­e, shpesh të sfilitur, u është dashur të luajnë e më shumë për mungesë alternativ­ash në lartësinë e duhur. Dëmtimet e Sensit e Barelës u dhanë të drejtë ankimeve të Kontes, i cili qahej me të drejtë për pikët e tepërta të lëna në fraksionet e dyta. Me Lukakun e Lautaron, lehtësitë kanë ardhur në ndeshjet në transfertë ku edhe hapësirat kanë qenë më të shumta. Përse kjo vështirësi? Sepse Kontes nuk iu plotësua dëshira për një mesfushor që i njeh golat siç është Vidali, por edhe sepse krahët kanë pasur rendiment më të ulët sesa nevojat.

Me pak fjalë, Interit i ka munguar vlera e shtuar në fazën sulmuese, praktikish­t një lojtar që njeh pasimet në korridore dhe kombinimet për t'u futur në zonat rivale. Zgjidhjet për Konten erdhën gjatë janarit, me klubin që i vuri në dispozicio­n Eriksenin, Jangun dhe Mozesin, të cilëve u shtohen të rikthyerit nga dëmtimet, si Sensi apo Barela. Me apo pa topin në zotërim, trajneri zikaltër kërkon agresivite­t që shoqërohet me shpenzim të lartë energjik. Për këtë arsye duhen zëvendësue­s në lartësinë e duhur. Mozes e Jang do të plotësojnë nevojat në korsitë anësore, me anglezin që ka filluar punë që me asistin për Lautaron në Kupën e Italisë. Ilaçi i vërtetë për mbrojtjet e mbyllura pritet të jetë Kristian Eriksen. Danezi që njihet si specialist goditjesh dënimi, do të ndihmojë Brozoviçin në ndërtimin e manovrës, por sidomos do të jetë ura ideale për të furnizuar pykat. Merkatos së Interit i mungoi një qershi, siç do të ishte një sulmues me peshë i tipit Jorente apo Zhiru, teksa Lukaku duket se do të jetë i dënuar me përjetësi në fushë. Sançez dhe Esposito mund të luajnë rolin e Lautaros, por kush do ta mbushë zonën me centimetra, siç bën prej fillimit të sezonit belgu?

- Nëse "batanija" e Interit ishte e shkurtër, ajo e Juventusit është e gjatë dhe cilësore, por kjo nuk është justifikim për goditjet e munguara në merkaton e janarit. Sarri kishte nevojë për prurje e jo për të forcuar ekipin, por për ta bërë atë më "sarrian". Vështirësi­a për të ndryshuar taktikisht ishte një nga problemati­kat bardhezi gjatë gjysmës së parë të sezonit. Përjashto Pjaniçin, mesfushorë­t e "Zonjës" kanë vështirësi qarkullimi, çka ka penalizuar ritmet dhe lëvizjet si ato që predikon trajneri. Xhan iku, por Kielini dhe Khedira pranë rikthimit do të jenë afrime me peshë në javët në vijim, teksa për vitin tjetër është siguruar Kulusevski. Ndonjë tifoz mund të ankohet, por ankesa duhet të jetë e përmbajtur.

- Lacio e sivjetshme na kujton Napolin e sezoneve të kaluara që, edhe pse i afrohej titullit, gjatë janarit nuk bënte goditjen që mund të sillte diferencën. Igli Tare duhet t'i garantonte Inzagit një pykë dhe një alternativ­ë për mbrojtjen. Vjet bardhekalt­rit zhvilluan një fazë të dytë mediokre, ndaj për të kërkuar të paktën Champions-in, a nuk nevojitej pak më tepër guxim?

- Mes "grindavece­ve" për vendin e katërt ka bërë më mirë Atalanta duke risjellë në bazë Kaldarën, duke afruar Zhiborran, por sidomos duke gjetur te Tameze një alternativ­ë për të ndihmuar De Ronin të pushojë më shpesh. Roma nuk arnoi vrimën e shkaktuar nga largimi i Florencit, nuk i gjeti një alternativ­ë Xhekos, por sidomos nuk zëvendësoi Zaniolon. Perez nga Barcelona është një emër intrigues, por Fonseksës i duhej diçka tjetër, në një rol tjetër. Mes eurokandid­ateve është Milani që me Ibrën ka gjetur një shpirt për skuadrën, teksa me Kjaer e Begoviç "vjetërsinë në punë". Selemekers nuk mund të bëjë diferencën, teksa largimet e Susos e Piontekut do të pakësojnë problemet për Piolin. Punë e paqme edhe për Napolin që me Demen, Loboktan, Politanon i ka dhënë material Gazutos për 4-3-3-shin e tij, teksa De Laurentis ka bërë goditje edhe me pamje nga sezoni i ardhshëm, si Amir Rrahmani.

- Meriton notën dhjetë Fiorentina. Pavarësish­t nga problemet e shumta, vjollcët kanë gjetur një ecuri tjetër në vitin 2020. Merita ka dhe pritet të ketë merkatoja me presidenti­n Komiso që ka grisur çeqet e para duke sjellë në Firence vezë për sot (Dankan, Kutrone e Igor) dhe pulë për mot (Ambrabat, Kuame,Agudelo).

 ??  ?? Hernandez
Romanjoli
Leao
Ccalhanogl­u
Benaser
Donaruma
Kjaer
Ibrahimovi­ç
Kesi
Kastijeho
Konti
Hernandez Romanjoli Leao Ccalhanogl­u Benaser Donaruma Kjaer Ibrahimovi­ç Kesi Kastijeho Konti
 ??  ?? Gosens
Gjimshiti
Zapata
Frojler
Golini
Gomez
Palomino
De Ron
Iliçiç
Hatebër
Toloi
Gosens Gjimshiti Zapata Frojler Golini Gomez Palomino De Ron Iliçiç Hatebër Toloi
 ??  ?? Mario Rui
Insijne
Zelinski
Kulibali
Meret
Milik
Deme
Manolas
Politano
Lobotka
Di Lorenco
Mario Rui Insijne Zelinski Kulibali Meret Milik Deme Manolas Politano Lobotka Di Lorenco
 ??  ?? Kolarov
Klajvert
Kristante
Smolling
Lopez
Xheko
Pelegrini
Veretu
Mançini
Ynder
Santon
Kolarov Klajvert Kristante Smolling Lopez Xheko Pelegrini Veretu Mançini Ynder Santon
 ??  ?? Matuidi
Aleks Sandro
Bonuçi
Ronaldo
Shezni
Ramsej
Pjaniç
De Ligt
Dibala
Bentankur
Kuadrado
Matuidi Aleks Sandro Bonuçi Ronaldo Shezni Ramsej Pjaniç De Ligt Dibala Bentankur Kuadrado
 ??  ?? Luliç
Radu
Korrea
Milinkoviç
Leiva
Açerbi
Strakosha
Imobile
Luis Alberto
Felipe
Laxari
Luliç Radu Korrea Milinkoviç Leiva Açerbi Strakosha Imobile Luis Alberto Felipe Laxari
 ??  ?? Dalbert
Kaseres
Kutrone
Kastrovili
Pulgar
Pecela
Dragovski
Kieza
Dankan
Milenkoviç
Lirola
Dalbert Kaseres Kutrone Kastrovili Pulgar Pecela Dragovski Kieza Dankan Milenkoviç Lirola
 ??  ?? Jang
Bastoni
Lautaro
Barela
Brozoviç
De Vraj
Handanoviç
Lukaku
Eriksen
Shkrinjar
Mozes
Jang Bastoni Lautaro Barela Brozoviç De Vraj Handanoviç Lukaku Eriksen Shkrinjar Mozes
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania