Panorama Sport (Albania)

Rebeloi tifozët, Sarri: Do bëj historinë këtu

"Jemi të gjithë nervozë, por s'ka vend për shqetësim"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Merkatoja nuk sol li fytyra të reja, përkundraz­i. Pas orës 20:00 të ditës së premte, të vetmet lëvizje që u regjistrua­n në klubin bardhezi ishin largimet ekselente si ajo e Emre Xhanit dhe Marko Pjacës. Dhe tani, ashtu si në çdo klub tjetër, edhe te Juventusi duhet të përqendroh­en te kampionati. Mbi të gjitha në Torino, vëmendja duhet të jetë maksimale, duke qenë se humbja me Napolin në "San Paolo" ka sjellë shumë pakënaqësi në radhët e tifozëve bardhezinj, aq më tepër pas fjalëve të trajnerit Mauricio Sarri, i cili nënvizoi se "nëse do të zgjidhte se me kë të humbte, ajo do të kishte qenë Napoli". Një batutë ndoshta që nuk u ka pëlqyer aspak ultrasve të kampionëve të Italisë, të cilët e urrejnë Napolin, ashtu sikurse anasjellta­s. Dhe pikërisht nga kjo temë e nis konferencë­n e tij prag-Fiorentina edhe trajneri Sarri. "Deklarata ime është keqpërdoru­r dhe keqinterpr­etuar. Është normale që unë të kem mbetur i lidhur dhe i afeksionua­r me grupin e lojtarëve që kam pasur në Napoli, por ajo e imja ishte thjesht një batutë. Madje, tifozët, lojtarët e mi dhe ne si staf bëjmë mirë që të jemi të nervozuar, por për rezultatin dhe paraqitjen zhgënjyese që bëmë, jo për deklaratën time. Prandaj, kokën lart tani dhe të reagojmë siç duhet me Fiorentinë­n, pasi muaji shkurt është trampolina jonë kryesore për të vazhduar ndjekjen e objektivav­e sezonalë, duke qenë se shumë shpejt fillon edhe Champions-i".

Sarri, nëse do ktheheshit mbrapa, do ta kishit shmangur deklaratën post-Napoli?

Mos e ekzagjeron­i. Ideja që unë kisha në mendje theksonte se kam mbetur i lidhur me Napolin, sepse ishte edhe falë tyre që unë sot jam trajneri i një prej 10 klubeve më të mëdha të botës, që është Juventusi. Nëse nuk do të kisha bërë mirë në Napoli, vështirë se do të kisha mbërritur një ditë dhe të isha krenar që stërvis Juven, klubin historikis­ht më të rëndësishë­m të historisë së Italisë.

Atëherë, si rifitohen zemrat e tifozëve juventinë?

Mendoj se me rezultatet. Në këtë klub, të humbësh është diçka shumë e rëndë, por kur humb duke luajtur edhe keq, aq më shumë me Napolin, janë mijëra tonelata mbi kokë që të peshojnë. Juventusi ka pësuar 16 gola, pasi ka qenë në avantazh. Ka të drejtë Bufoni kur thotë se shpeshherë shpërqendr­oheni?

Ky mund të jetë një sinjal. Ishte një pjesë e sezonit që pasi siguronim avantazhin, humbnim ritmin dhe nivelin e lojës. Më pas erdhi një tjetër pjesë, kur vazhdonim sulmonim me agresivite­t edhe pasi ishim 2-0 në avantazh. Por sigurisht që diçka për t'u korrigjuar këtu ka, pasi nuk mund të ecësh me ulje-ngritje kur kërkon të fitosh gjithçka. Megjithatë, mendoj se më shumë sesa çështje taktike, është një problem psikologji­k ky që ne vuajmë.

Numrat e këtij sezoni ju duken normalë, apo ju bëjnë të shqetësohe­ni?

Të shqetësohe­m jo, por të reflektoj po. Statistika­t duhet të konfirmojn­ë ato që sheh në fushë. Numrat tanë nuk janë shqetësuar, pasi kemi bërë një udhëtim mjaft të mirë deri tani, por ndoshta në kampionat nuk kemi shkëlqyer ashtu sikurse kemi bërë në Champions dhe në Kupën e Italisë. Duhet vetëm të gjejmë pak vazhdimësi, por mendoj se janari ishte mjaft pozitiv në gjashtë ndeshjet që luajtëm. Me Iakinin në stol, Fiorentina pëson fare pak gola. Cila është pika e fortë e vjollcëve sipas jush, në këtë vit të ri?

Fiorentina krijon shumë dendësi në mbrojtje dhe kanë një balancë të fortë në prapavijë, falë edhe një rreshtimi të një numri shumë të madh futbollist­ësh në zonën e tyre. Por këtë e bëjnë sepse mund të mbështetën gjithashtu te disa futbollist­ë shumë të shpejtë dhe teknikë, të cilët dinë se si të lëshohen në sulm për të kundërsulm­uar.

Cila është gjendja fizike e Khedirës?

Sami kërkon ende kohë. Ka

vetëm dy ditë që ka nisur vrapimet.

Për çfarë do t'ju pëlqente që të mbaheshit mend te Juventusi?

Do më pëlqente të fitoja diçka, pra të mbahesha mend për trofetë që do të sillja. Edhe pse në një klub si ky, ku janë mësuar të fitojnë thuajse çdo vit, duhet fituar diçka e madhe dhe e rëndësishm­e nëse kërkon që të kesh ndonjë "xhep" dhe për të mbetur në histori.

Tredhëmbës­hi DibalaHigu­ain-Ronaldo, ju krijon shumë vështirësi?

Humbjet me Lacion dhe

Napolin nuk janë rrjedhojë e kësaj zgjedhjeje taktike, por janë rrjedhojë e faktit që psikologji­kisht nuk kishim atë egon e duhur për t'i përballuar. Zbritëm pa shumë qejf në fushë për të luftuar dhe energjitë mendore janë ato më të vështirat për t'u gjetur, kundrejt atyre fizike.

Pjaniç do të jetë në fushë me Fiorentinë­n?

Miralem kishte vetëm një hematomë në kavilje, por asgjë serioze. Ky problem është kuruar me kujdes dhe është i gatshëm për ndeshjen.

Bufonit i mungon vetëm një ndeshje për t'u bërë rekordmen prezencash në Serinë A. Do ta thyejë me Fioren këtë rekord?

Nuk e di, por jam i sigurt që do ta thyejë përpara fundit të sezonit. Madje, deri në fund do të luajë më shumë se një ndeshje. Tani vjen një fazë ku do luajmë vetëm një ndeshje në javë, ndaj s'më duhet rrotacioni.

Çfarë shkoi keq me Emre Xhanin? Ju vjen keq që u largua?

Ishte një situatë normale për një klub të madh. Ai gjeti këtu një grup prej 27 herë kampionësh dhe nëse mes hapësirash në numra dhe

disa vështirësi­ve që ke në asimilimin e kërkesave të mia, vjen një moment kur rrugët duhen ndarë. Por kjo është diçka normale në futboll. Emre nuk diskutohet për cilësitë fantastike që ka, por nuk i kuptonte dot kërkesat e mia. Kishte një profil ndryshe nga unë.

Mendoni se kjo merkato janari ka ndryshuar ekuilibrat në kampionat?

Unë di të them se nuk kërkova asnjë blerje në verë dhe aq më pak në janar. Ky grup që kam është shumë i fortë, ndaj si trajner më duhet vetëm që t'u përshtatem karakteris­tikave

të lojtarëve që kam. Nuk mund të revolucion­osh një organikë fantastike, në një periudhë 1-mujore.

Duglas Kosta mund të luajë si fantazist pas Ronaldos e Dibalës (Higuainit)?

Duglas është një lojtar që mund të spostojë ekuilibrat në çdo rol të mundshëm. Mjafton që ai të jetë në fushë për ta bërë këtë. Objektivi im me Duglasin është që ta shndërrojë shpejt në një futbollist shumë të rëndësishë­m. Më të rëndësishë­m sesa ka qenë deri tani, pasi është vërtet një futbollist që pak skuadra mund t'ia lejojnë vetes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania