Panorama Sport (Albania)

Problem golash, Juvja kthehet 1 dekadë prapa

Ronaldo është OK, por mungojnë "goditjet" e mesfushorë­ve

- Përgatiti: JETON STAMOLLA Statistika­t Mesfushorë jogoleador­ë

Masimilian­o Alegri theksonte se sekreti i suksesit në Serinë A është mbrojtja: kush pëson më pak, arrin gjithmonë përpara të tjerëve. Dhe faktikisht, 8 titujt radhazi të Juventusit në periudhën e fundit ishin rrjedhojë e këtij "ligji" të pashkruar, pasi vërtet mbrojtja bardhezi ishte gati e pathyeshme në periudhën Konte-Alegri. Por mbërritja e Mauricio Sarrit në drejtimin e skuadrës erdhi për të bërë edhe ndryshimin radikal të mentalitet­it te Juventusi: skuadra duhet të vazhdojë të fitojë, por duhet të nisë ta bëjë këtë edhe me një futboll më ofensiv dhe mbi të gjitha, më spektakola­r. Gjithsesi, trajneri i ri nuk ka arritur që ta gjejë ende formulën magjike që të bashkojë këta tre përbërës: mbrojtje solide dhe futboll ofensiv e spektakola­r. Madje, zbarkimi i 61-vjeçarit ka qenë jo shumë i bukur, duke menduar se në 21 ndeshjet e Serisë A sivjet, ai duket sikur ka çmontuar idetë e prapavijës gati perfekte të Juves, sepse me 21 gola të pësuar në 21 ndeshje, duhet të kthehemi në periudhën e errët post-"Calciopoli" për torinezët, kur në stol ulej Luixhi Del Neri, në sezonin 2010-2011. Nëse kjo statistikë në fjalë është vërtet shqetësues­e, e cila e kthen Juven 10 vite prapa, akoma edhe më shqetësues­e duket numri i golave të realizuar: 40 në total në 21 ndeshje, një numër shumë i vogël nëse mendon se emri i Sarrit është sinonim i golave të shumtë. E përkthyer ndryshe, kjo shifër nënvizon se jo vetëm mbrojtja, por edhe sulmi i Juventusit të Mauricios është më i dobëti i 9 viteve të fundit. Dhe se çfarë po ndodh dhe se si 61-vjeçari mendon që të dalë nga kjo situatë, edhe pse kryeson Serinë A, kjo mbetet për ta kuptuar.

Nga një krahasim me 8 sezonet e fundit, del se Juventusi i sezonit 2019-2020 ka sulmin e tretë më të dobët. Më keq se kaq bënte vetëm Antonio Konte në vitin e tij të parë në Torino, 2011-2012, me 33 gola të shënuar, por ndërkohë kishte pësuar 13, por pa harruar se në sulm kishte dy lojtarë normalë si Kualiarela dhe Vuçiniç. Edhe Alegri në vitin e tij të dytë në Torino, 2015-2016, çalonte disi me vetëm 38 gola të shënuar dhe 15 të pësuar, por ky ishte sezoni kur Juvja e nisi shumë keq dhe më pas bëri një rikuperim të frikshëm prej 12 pikësh kundrejt Interit kryesues të fazës së parë. Shkurt dhe qartë, këta aktualët nuk janë numra "alla Sarri", siç tregon precedenti i sezonit 2016-2017 në stolin e Napolit, kur ekipi i tij e mbylli kampionati­n dhe 94 gola të realizuar.

Ajo që nuk ngroh shpirtrat bardhezinj është fakti se Juventusi e "sheh" shumë pak portën rivale, pavarësish­t Kristiano Ronaldos në sulm, i cili i vetëm deri tani ka shënuar 17 nga 40 golat në total, ndërsa nëse i shton këtu edhe shifrat e Dibalës dhe Higuainit, në total sulmi kryesor i torinezëve kap kuotën 27. Nëse marrim një mesatare, reparti ofensiv ka shënuar 67.5 për qind të golave, shifër normale për sa i takon një skuadre, por ndoshta problemi i sivjetshëm i Juves lidhet me faktin se po mungojnë golat e mesfushorë­ve. Deri tani, mesfusha ka realizuar vetëm 4 të tilla, tre me Pjaniçin dhe një me Ramsejn, ndërsa në apel mungojnë Kosta, Kuadrado e Bernardesk­i, njerëz këta që u blenë falë edhe një reklame shumë të madhe që mbartnin mbi shpatulla, por të cilët po konfirmojn­ë gjithmonë e më shumë që janë shumë larg repartit dhe ish-ëve Vidal, Pirlo e Pogba, që garantonin po aq gola sa sulmuesit. Cilësi që mungon!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania