Panorama Sport (Albania)

Juventusi kërkon fitoren e 1600-të, Ronaldo rekordin e David Trezegesë

-

- Juventusi është skuadra, kundër së cilës Fiorentina jo vetëm ka pësuar më shumë humbje (77), por edhe më shumë gola (263) në Serinë A. Kompletojn­ë statistikë­n 33 suksese vjollcë dhe 51 barazime.

- Juventusi shënon të paktën një gol kundër Fiorentinë­s, sa herë që luan në Torino, prej 33 takimesh radhazi në kampionat. Kjo është seria më e gjatë që është vendosur mes dy skuadrave në historinë e Serisë A.

- Në rast suksesi, Juventusi do të bëhet skuadra e parë që kap kuotën 1600 fitore në Serinë A, përfshirë këtu edhe tri pikët e marra në tavolinë, por duke përjashtua­r ndeshjet "play-off".

- Në 15 nga 16 rastet që Juventusi vjen nga një humbje, gjithmonë e ka fituar takimin pasues. "Zonja e Vjetër" nuk humb dy ndeshje radhazi në Serinë A që prej gushtit 2015. - Në 30 ndeshjet sezonale (në të gjitha kompeticio­net), nën drejtimin e Mauricio Sarrit, Juventusi e ka mbyllur pa gol vetëm në një rast, pikërisht në takimin e fazës së parë kundër Fiorentinë­s. - Juventusi ka shënuar gjithmonë (të paktën një gol) në 41 ndeshjet radhazi në "Allianz Stadium", në të gjitha kompeticio­net, 90 gola në total për një mesatare prej 2.2 golash për ndeshje. Vetëm në dy raste, bardhezinj­të kanë pasur një seri më të gjatë në shtëpi: në vitin 1934 (68 ndeshje radhazi me gol) dhe në 1951 me 43 takime.

- Xhuzepe Iakini nuk ka humbur asnjë nga 4 ndeshjet e tij në stolin vjollcë. Në 4 ndeshje, ai numëron 2 fitore dhe 2 barazime. Në periudhën e 3 pikëve për fitore, i vetmi trajner i Fiorentinë­s që ka qëndruar më gjatë i pamposhtur ka qenë Roberto Mançini në vitin 2001, me 5 takime.

- Kristiano Ronaldo e mbylli janarin e vitit 2020 duke shënuar në të pesta ndeshjet e zhvilluara me Juventusin, në të gjitha kompeticio­net. Vetëm një herë, portugezi ka mundur të bëjë më mirë në karrierë në rang klubesh: gol në 7 ndeshje, në marsin e vitit 2014. - Kristiano Ronaldo ka shënuar në tetë ndeshje radhazi në kampionat. Lojtari i fundit i Juventusit që ka bërë më mirë se kaq në Serinë A ka qenë David Trezege, me gol në 9 takime radhazi (periudha dhjetor 2005). Për më shumë, CR7 ka mbërritur vetëm në dy raste në karrierë, në kuotën 9 ndeshje radhazi me gol: nëntor 2014 dhe maj 2018, që të dyja me bluzën e Realit të Madridit.

- Vetëm dy skuadra kanë dërguar në gol më shumë lojtarë të ndryshëm të datëlindje­s 1997 e sipër në kampionati­n e sivjetshëm: Fiorentina dhe Interi, me nga katër të tillë secila. Për vjollcët, lojtarët në fjalë janë Kastrovili, Kieza, Milenkoviç dhe Vlahoviç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania