Panorama Sport (Albania)

Pioli: Të mos krijojmë alibi, Verona vlen për… Champions-in

Alarm kartonësh e gripi, trajneri ka dilema

-

I kënaqur për merkaton, por i shqetësuar për gjendjen e disa lojtarëve, mes të cilëve dhe Zlatan Ibrahimovi­çi. Stefano Pioli duhet t'i bëjë llogaritë për sfidën e sotme ndaj Veronës edhe me kartonët pasi Romanjoli e Konti rrezikojnë Interin në rast se ndëshkohen me të verdhë. Për këto tema, por edhe mbi largimet e Susos e Piontekut, trajneri kuqezi ka folur dje në konferencë për shtyp.

Merkatoja sapo u mbyll. Mmund ta vlerësoni me një notë?

Vlerësimet nuk janë fusha ime, por mund të them se jam i kënaqur sepse kemi afruar lojtarë me personalit­et, por sidomos për faktin që gjithçka mbaroi dhe djemtë reaguan si duhet në një muaj gjatë të cilit nuk është e lehtë të ruash përqendrim­in. Zlatan e Kjaer kanë marrë vend në ekip, teksa të tjerë zgjodhën të largoheshi­n. Me Suson u ndamë qetësisht, ndërsa Piontekun nuk e takova dot. Vërejtje nuk kam, janë treguar gjithnjë profesioni­stë.

Pak gola në pjesën e parë dhe asnjë nga këndoret. Si e shpjegoni?

I jemi afruar golit me goditje nga këndi shpesh, por topi jo gjithmonë shkon në rrjetë. Sa u përket realizimev­e në pjesët e para, rëndësi ka që të shënojmë më shumë se rivalët. Me tipin e lojës që kemi, mirë do ishte të shënonim sa më shpejt, por më intereson që ekipi të jetë vazhdimish­t në kërkim të rrugës së rrjetës.

Lojtarë në rrezik skualifiki­mi dhe të sëmurë. Si do të luani me Veronën?

Nuk mendojmë për derbin. Llogari me kartonët nuk do të bëjmë, ndaj Romanjoli e Konti do të luajnë, ndërsa Muzakio mbetet për t"u verifikuar, sepse Kjaer është më grip e nuk besoj se do të grumbulloh­et.

Sëmurë janë edhe Ibra me Kruniçin, ndaj nuk e di si do të veproj, por rrezikojnë seriozisht të mos jenë pjesë e grupit. Nëse nuk luan Ibrahimovi­ç, a do të vazhdoni me 4-4-2-shin? Kemi krijuar një rrugë e cila duhet të vazhdojë, por më shumë se nga skemat, loja jonë varet nga pozicionet. Djemve u kërkoj të ru

ajnë përqendrim­in e të jenë agresivë, sepse ndeshjet fitohen për një top të rikuperuar apo për një duel të fituar.

Ibra e ka rritur nivelin. A mendoni për Ligën e Kampioneve? Kemi fituar shumë ndeshje dhe po mundohemi të përmirësoh­emi edhe më tej. Ngjitja drejt vendeve të para është e vështirë, por pamja atje

lart është e bukur, ndaj për t'ia dalë mbanë duhet të mendojmë vetëm për Veronën. Ajo e nesërmja (sotmja) është sfida më e rëndësishm­e. Rebiç dhe Paketa, dy shembuj të kundërt në sezonin e tyre… Ante nuk ndalet, do vetëm të punojë e të rritet në nivel. Mund të bëjë më shumë, sidomos kur ka ndërmend të bëjë një lëvizje vendimtare. Sa i përket Lukasit, nuk ka asnjë problem, sepse ka shumë cilësi, siç kanë edhe shokë të tjerë të tij në grup. Është një lojtar i Milanit dhe i duhet vetëm të punojë, në mënyrë që të jetë gati kur t'ia kem nevojën.

Në muajin e fundit jeni ndëshkuar vetëm në ndeshjet e "San Siro"-s, teksa përballë do të keni një ekip që ka gjetur rrugën e rrjetës prej 11 ndeshjesh radhazi. Kundërshta­rët janë në një moment të mirë dhe Juriç ka kryer një punë cilësore. Vrapojnë shumë dhe do të luajnë me vendosmëri. Ne vijmë nga një javë e veçantë, sepse kemi pasur plot probleme, por dua që vështirësi­të e hasura të kthehen në motivim dhe jo në alibi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania