Panorama Sport (Albania)

NOTAT BAJERN

-

Nojer 6 - Ishte i pafat në golin e pësuar, pjesa tjetër e ndeshjes ishte e mirë. Në fund ishte vigjilent, teksa shmangu golin e dytë.

Pavard 7 - Ishte lojtari më i mirë në krahun e djathtë për kampionët. Krosi që solli golin e parë ishte fantastik. Një lojtar që të jep garanci.

Boateng 6.5 - Bëri një ndeshje të mirë, teksa vuajti vetëm në një moment. Ndeshja e tretë radhazi për të si titullar, Bajerni bëri mirë që nuk e largoi në merkaton e dimrit.

Alaba 7 - Gjithçka shkoi sipas parashikim­eve, Alaba tani është një mbrojtës qendre i konfirmuar, ajo që mungon është vetëm firma për rinovimin e tij me bavarezët.

Dejvis 7.5 - Kanadezi arriti shpejtësin­ë prej 38 kilometras­h në orë gjatë sfidës me Maincin, duke treguar edhe një herë tjetër fuqinë motorike të zemrës së tij. Është vetëm 19 vjeç dhe që tani duket se nuk do ta lëshojë më vendin e titullarit.

Kimish 7.5 - Dje festoi ndeshjen e 100-të me skuadrën e Bajernit. E bën me urtësi punën e tij, është gjithmonë aty ku duhet. Të shumtë topat që kaluan nga ai, një mesfushor i kompletuar.

Tiago 8 - Është iniciatori i dy golave për Bajernin. Tregon klasin e tij në golin e tretë. Një magjistar që i kishte munguar skuadrës dhe kampionati­t gjerman.

Gorecka 7 - Po kalon formën e tij më të mirë në karrierë. Pasimi për Mylerin ishte një kryevepër. Lufton dhe është gjithandej, një "luan" i vërtetë. Bajerni është në duar të sigurta. Kutinjo 6.5

(nga 65') - Kombinoi bukur në disa raste, por topat e humbur prej tij ia prishën këtë bukuri. Është ende i pasigurt në veprimet që bën. Gjithmonë dhe më larg formacioni­t.

Myler 7.5 - Vazhdon t'i tregojë Joakim Lëvit se ka gabuar totalisht që e ka lënë jashtë kombëtares. Tomas është shpirti i këtij Bajerni të rilindur. Goli i dytë tregoi se shënon gjithmonë në ndeshje të rëndësishm­e. Gnabri

6.5 (nga 65') - Solli freski në lojën e skuadrës falë shpejtësis­ë së tij. Ende nuk ka shumë minuta në këmbët e tij.

Perisiç 7 - Lojtari i huazuar nga Interi është gjithmonë i uritur për të ndihmuar skuadrën. Vrapon pa fund dhe nuk toleron askënd. Gnabri mund të rikthehet kur të dojë, derisa të jetë Ivan gjithçka është në rregull.

Levandovsk­i 8 - I pandalshëm, Leva shënon sërish për skuadrën e tij në momentin më të mirë. 22 gola në sezonin aktual, një përlindësh i vërtetë. I fiton të gjitha dyluftimet në zonë, duke u dhënë mundësi shokëve të skuadrës të kenë më shumë hapësira para portës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania