Panorama Sport (Albania)

“Titulli? Kujdes, është edhe Dortmundi”

-

Për Hansi Flikun dueli për titull do të jetë pa dyshim ndaj Borusias së Dortmundit, edhe pse Lajpcigu dhe Gladbahu janë aty. "Nuk e pashë ndeshjen e tyre, po rezultati flet vetë. Verdhezinj­të do të jenë një kërcënim deri në fund", tha Flik. Më pas tekniku i bavarezëve foli edhe për ndeshjet ndaj Maincit ku vlerësoi shumë paraqitjen e skuadrës së tij. "Kompliment­et shkojnë për djemtë që në fushën e lojës dhanë gjithçka nga minuta e parë deri në fund. Jam i lumtur për rezultatin dhe lojën. Kur të dyja këto janë pozitive, do të thotë që puna që ke bërë gjatë javës ka dhënë frytet e saj". Ndërkohë, numri 1 i pankinës së kampionëve të Gjermanisë nuk harroi t'i thurte elozhe edhe mesfushori­t spanjoll, Tiago Alkantara: "Ai është një lojtar shumë i rëndësishë­m për skuadrën tonë. Sot (dje) pashë një magji si në kohët e vjetra. Shpresoj që të vazhdojë kështu, pasi tani nis pjesa e vështirë e kampionati­t". Në fund, Flik paralajmër­oi skuadrën se nuk duhet të mendojë për majin. "Djemtë janë profesioni­stë dhe e dinë që muajt e ardhshëm do të jenë deçizivë në arritjen e objektivav­e. Kemi kaluar vetëm gjysmën e sezonit dhe kemi edhe një pjesë të dytë, kjo është më e vështira, duke nisur nga ndeshja e radhës që kemi në shtëpi ndaj Lajpcigut". Kujtojmë që Flik e mori skuadrën pas shkarkimit të trajnerit, Niko Kovaç, para tre muajsh. Tani Bajerni është ndryshe dhe falë punës së mirë të Flikut, është rikthyer si pretendent­e kryesore për të fituar sërish kampionati­n gjerman. Ai ka një marrëdhëni­e të mirë me të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës, të cilët i kanë besuar drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania