Panorama Sport (Albania)

Përbindësh­i Haland nuk ndalet, tjetër dopietë

Dortmundi, tjetër goleadë me Unionin

-

Borusia e Dortmundit nuk e fali në shtëpi skuadrën e Union Berlinit, teksa fitoi me rezultatin e thellë 5-0. Golat për verdhezinj­të u shënuan nga Sanço, Rojs, Vitsel dhe i përhershmi Erling Haland, i cili e gjeti dy herë rrugën e rrjetës, duke e çuar në 7 numrin e golave të shënuar në 3 ndeshje me Borusian. Ndeshja

Është Xhejdon Sanço ai që shënoi golin e parë në të 13'. Pas një depërtimi të bukur në zonë, anglezi goditi saktë dhe topi përfundoi në rrjetë. Pesë minuta më pas, ishte radha e Erling Halandit për të vënë emrin në listën e golashënue­sve. 19-vjeçari shfrytëzoi saktë një top nga krahu i djathtë dhe me portën e boshatisur shtyn topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e dy golave të skuadrës vendëse. Në të dytën ishin sërish ata që kishin kontrollin e topit. Marko Rojs shënoi të tretin

në të 68' nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kapiteni nuk gabon duke e mbyllur takimin para kohe. Por skuadra e Lysien Favresë nuk u mjaftua me aq dhe në të 70' shënon edhe golin e 4-t me anë të Aksel Vitselit që pas një topi të marrë nga Sanço

nuk e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Gjashtë minuta më pas ishte sërish 19vjeçari Haland ai që shënon të 5-tin për Dortmundin dhe të dytin personal. Norvegjezi godet fort brenda zonës dhe topi nuk ndalet dot nga portieri mik që nxjerr sferën për

herë të 5-të nga porta e tij. Në shifrat 5-0 u mbyll edhe sfida në "Signal Iduna Park" me Dortmundin që fiton ndeshjen e tretë radhazi në Bundesligë, duke u ngjitur në vendin e tretë në tabelën e klasifikim­it me 39 pikë të grumbullua­r në 20 javë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania