Panorama Sport (Albania)

NOTAT E REALIT

-

KURTUA 6- I vëmendshëm në pjesën e parë kur thërritet në detyrë. Në pjesën e dytë nuk shqetësohe­t.

KARVAHAL 6- Pak shpërthime dhe shumë vëmendje. Në mbrojtje nuk kalohet kurrë.

RAMOS 6,5- Gjithmonë i rrezikshëm kur vendos të ndihmojë skuadrën në repartin e avancuar. Prezantim i shkëlqyer edhe në mbrojtje.

VARAN 6- Morata e bën të vuajë deri në momentin që është në fushë. Kur spanjolli largohet i dëmtuar, mbrojtësi i Realit e ka jetën më të lehtë.

MENDI 6,5- Një asist i bukur për golin e Benzemasë. Në atë pasim fshihet shumë kualitet. Ta mendosh që Marselo e ka shijuar nga stoli...

VALVERDE 7- Më i miri në fushë. Gjendet kudo dhe është perfekt në të dyja fazat. Po rritet në mënyrë të menjëhersh­me. I jashtëzako­nshëm!

KASEMIRO 6,5- Mbron dhe sulmon pa u ndalur kurrë. I saktë në disa rikuperime në zonat e rrezikshme të fushës.

MODRIÇ 6- Nuk është Modriç i vitit të Botërorit, por luan me thjeshtësi dhe saktësi. Në futboll mjaftojnë.

KROS 5,5- Bën një pjesë të parë larg ritmeve të duhura. Mesfusha e Atletikos nuk e lë të marrë frymë dhe Zidan e lë në dhomat e zhveshjes (Nga 46' Vinicius 6,5

Ndryshon ndeshjen me shpejtësin­ë e tij).

ISKO 5- Nuk futet praktikish­t fare në ndeshje dhe Zidan e zëvendëson. (Nga 46'

Vaskez 6- Bëhet i bezdisshëm për Atletikon).

BENZEMA 6,5- Një top i prekur në zonë dhe një gol. Shumë punë për skuadrën. Pikë referimi për Realin.

Trajneri Zidan 6,5- Skuadra e tij nuk bëri ndeshjen më të bukur të sezonit, madje vuajti në pjesën e parë dhe rrezikoi ta humbte ndeshjen. Por me dy lëvizjet e tij e riktheu ekipin në lojë dhe fitoi derbin. Hera e parë që e bën në "Bernabeu".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania