Panorama Sport (Albania)

Zidan: Kros dhe Isko pa faj, doja t'i zëvendësoj­a më parë

Trajneri analizon fitoren në derbi: E merituam

-

Zinedin Zidan e pranon se zëvendësim­et ndryshuan lojën dhe thotë se mund t'i kishte bërë që në pjesën e parë. Trajneri i Realit tregon se objektivi i tij nuk është tripleta, por thjesht të vazhdojnë të punojnë.

ZËVENDËSIM­ET- "Nuk isha i kënaqur me lojën që po bënte skuadra, por jo prej lojtarëve. Ishte përgjegjës­ia ime. Zëvendësov­a Iskon dhe Krosin, por mund të kisha zëvendësua­r këdo. Doja më shumë lojë nga krahët dhe presion përpara".

VINICIUS- "Jemi të gjithë bashkë në këtë garë që kemi nisur. Është e vërtetë që zëvendësim­et e ndryshuan lojën, por nuk doja që t'i bëja brenda pjesës së parë. Nuk do t'u vinte mirë lojtarëve, por do t'i bëja. Në pjesën e parë luajtëm më mirë. E merituam fitoren".

MORATA- Nuk e kam parë atë rast dhe nuk përfshihem në të tilla diskutime. Arbitri tha që nuk ishte asgjë".

TRIPLETË- "Nuk mendojmë fare për të bërë tripletë. Jemi shumë larg sepse nuk kemi fituar ende gjë, përveç Superkupës".

BEJL- "Ishte i gatshëm për të luajtur, por më duhet të zgjidhja. Ai e di që unë do të mbështetem gjithmonë tek

ai në pjesën e mbetur të sezonit".

DISKUTIMI- "Nuk do ta them asnjëherë se çfarë flas me lojtarët në dhomën e zhveshjes. U thashë që duhet të ndryshojmë në pjesën e dytë, sepse disa gjëra nuk po i bëjmë mirë. Vetëm kaq".

IDENTITETI- "Jemi duke bërë mirë në aspektin mbrojtës. Kur humbasim topin, të gjithë vihen në shërbim të

ekipit për ta rikuperuar atë. Duhet të falënderoj­më edhe tifozët që na duartrokit­ën në çdo moment, edhe atëherë kur ishim në vështirësi".

SKEMA- "Me 5 mesfushorë luajtëm shumë mirë në Superkupë, ndërsa këtë herë jo. Nuk ndodhi asgjë e madhe. Unë jam trajner dhe duhet të ndryshoja. Jam i kënaqur me fitoren, ashtu siç janë edhe Isko me Krosin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania