Panorama Sport (Albania)

Befason Setien: E bëj Mesin që të qëndrojë

"Më pëlqen Nejmar, Dembele do të jetë si blerje për ne"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Çfarë fshihet pas de klaratës së çudit shme të trajnerit Kike Setien për kapitenin Lionel Mesi? Pse ai thotë që do ta bëjë të lumtur për të qëndruar gjatë te Barcelona? Ndoshta ai është i zhgënjyer me ecurinë e javëve të fundit dhe faktin që katalanasi­t nuk kanë një plan të qartë për të ardhmen. Leo Mesi po mendon të largohet nga Barcelona, por Setien është i bindur që do të qëndrojë. Në prag të ndeshjes me Levanten, numri një i stolit të blaugranëv­e tregon edhe dëshirën për të pasur në ekip Nejmarin dhe gjithashtu thekson se skuadra e tij do të jetë një nga pretendent­et për të fituar Ligën e Kampionëve. Kike nuk është ndalur gjatë te transferim­i i Trinçaos duke ua kaluar të gjithë përgjegjës­inë drejtuesve, të cilët kishin nisur bisedimet përpara se trajneri të merrte drejtimin e skuadrës.

MESI- "Shpresoj që ta bëjmë shumë të lumtur në këtë sezon, në mënyrë që të dëshirojë të qëndrojë këtu. Mendoj se do të jetë te Barcelona edhe për shumë vitet e ardhshme dhe nuk kam dy

shime për këtë".

PAK LOJTARË- "Ndoshta është e vërtetë. Kemi më pak lojtarë, por pas Barcelonës është një ekip me talente që ka djem të talentuar dhe janë të përgatitur. Sot (dje) erdhën në stërvitje disa që nuk kishin qenë kurrë. Por ne do të

bëjmë një afrim të jashtëzako­nshëm, si Osman Dembele. Nëse do të ishte i lumtur, do të na ndihmojë shumë. Nuk mund të them që është mirë të kesh një skuadër me pak lojtarë, por edhe shumë nuk i dua. Më vjen keq kur duhet të lë jashtë ndonjë futbollist".

TRINÇAO- "Është një operacion që Barcelona e kishte nisur përpara se të merrja unë drejtimin. Është një lëvizje e klubit dhe nuk kam shumë për të thënë. Vitin që vjen do të punojmë me të dhe do ta shohim". CHAMPIONS- "Barcelona është gjithmonë Barcelona. Mund të kemi një moment negativ ashtu si të gjithë, por ne do të jemi aty deri në fund. Atë trofe do ta fitojë vetëm një ekip dhe ne kemi shanset tona".

NEJMAR- "Jam i kënaqur që ka dëshirë të rikthehet te Barcelona. Personalis­ht më pëlqen që t'i shoh lojtarët e mirë, sidomos kur i kam në skuadër. Nëse do ta shoh Nejmarin përditë në ekip, do të jem i lumtur".

TRANSFERTA­T- "Dy ndeshjet e ardhshme do t'i kemi në transfertë, por duam të ndryshojmë dinamikën dhe rezultatet e ditëve të fundit. Barcelona nuk duhet të varet nga fakti që luan në shtëpi apo jashtë. Kjo gjë do të na ndihmojë shumë".

LENGLE- "Kemi 2 mbrojtës qendre të majtë që luajnë shumë mirë. Do t'i aktivizoj të dy. Lengle ka bërë mirë, po ashtu si Umtiti. Jam i kënaqur me rendimenti­n e të dyve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania