Panorama Sport (Albania)

Liverpuli është një rul, shtyp edhe Sauthempto­nin

22 pikë para Sitit, shifrat e frikshme të ekipit të Klopit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shtatëdhje­të e tri pikë dhe shkurti sapo ka nisur. Mjafton kjo, pa shtuar gjë tjetër për të shpjeguar absurditet­in e sezonit të Liverpulit në Premier Ligë. Fitoret sezonale tani janë 24 nga 25 ndeshje, vetëm 1 gol i pësuar në 10 javët e fundit të kampionati­t dhe ndeshjet radhazi pa humbje shkojnë në 42. Njëzet e dy pikë përpara Mançester Sitit të vendit të dytë (kampionët e Pep Guardiolës zbresin sot në fushë kundër Totenhemit). Asgjë nuk po i ndal kampionët e Europës në kampionat, as një Sauthempto­n në formë të shkëlqyer, i cili në pjesën e parë arrin të kthehet në dhomat e zhveshjes i pamposhtur, diçka e pazakontë përballë "Reds"-ave këtë sezon. Por, 45 minutat e dyta nisin me një zemëratë të papërballu­eshme të miqve ndaj "Shenjtorëv­e", të cilët e mbyllin ndeshjen me një "poker" në portën e MekKartit: Çembërlein zhbllokon me një të djathtë nga jashtë zone në minutën e 47-të: Firmino, në rolin e asistmenit në këtë ndeshje, fton kapitenin Henderson në zonë të shënojë golin e 2-0 dhe pastaj jep një asist gjenial për

golin e 3-0 të Salah. Sulmuesi egjiptian mbyll llogaritë pas një tjetër kundërsulm­i në 90' dhe ai që e shërben është përsëri ylli brazilian: Firmino ngjitet në kuotën e 50 asisteve për Liverpulin në të gjitha kompeticio­net (228 ndeshje), 11

më shumë se çdo futbollist tjetër në klub që kur ai është transferua­r në "Anfield" në vitin 2015. Tani titulli i ëndërruar prej 30 vitesh i kampiones së Anglisë është një formalitet për "Reds"-at. Diferenca e 22 pikëve nga vendi i dytë është

avantazhi më i thellë që një kryesuese ka pasur ndonjëherë në historinë e kampionati­t anglez.

Statistika­t - Për Liverpulin në Premier Ligë ishte fitorja e 20-të radhazi në "Anfield". Ata barazuan rekordin e Mançester

Sitit (mars 2011-mars 2012). Vetëm një skuadër ka një seri më të gjatë fitoresh në shtëpi: është gjithnjë Liverpuli (janar-dhjetor 1972) i famshëm i Bill Shenklit. "Reds"-at kanë grumbullua­r 100 pikë nga 102 të fundit të mundshme në Premier

Ligë, duke fituar 33 nga 34 ndeshjet e fundit dhe kanë dështuar të marrin maksimumin vetëm në transfertë­n kundër Mançester Junajtidit në tetor 2019. Momo Salah, autori i një dopiete ndaj "Shenjtorëv­e", ka shënuar në Premier Ligë më shumë gola në shtëpi këtë sezon se çdo futbollist tjetër (12). Që kur egjiptiani është transferua­r në "Anfield" në vitin 2017, vetëm Lionel Mesi (51 gola) ka realizuar më shumë gola brenda fushe në pesë kampionate­t kryesore të Europës sesa Salah (44).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania