Panorama Sport (Albania)

Junajtid-Uolves pa emocione, “Djajtë” rrëshqasin nga Europa

I vetmi ngushëllim, sinjalet e Bruno Fernandesh­it

-

Kur "Djajtë e kuq" dhe "Ujqërit" takohen... barazojnë. Në këtë sezon ka ndodhur tri herë nga katër: dy ndeshje në Premier Ligë (1-1 e vajtjes dhe 0-0 e kthimit) dhe një në Kupën FA. Dhe në të tilla raste prodhohet një ndeshje e mërzitshme dhe e varfër në emocione. Nuk bën përjashtim as përballja e mbrëmjes së djeshme në "Old Trafford", në të cilën Ole Gunar Solskjaer (i privuar nga shërbimet e Rashfordit, por me Bruno Fernandesh­in titullar) dhe Espirito Santo luajnë për të parakaluar Shefilld Junajtidin. Por janë portierët ata që shmangin çdo rrezik nga ato pak raste të krijuara nga dy skuadrat gjatë 90 minutave. Dhe ndodh që surpriza e këtij sezoni, djemtë e Kris Uajdërit që fituan dje në shtëpinë e Kristal Palasit, të rimarrin vendin e pestë, që të çon në Ligën e Europës. Por, për Solskjaeri­n ka një lajm të mirë. Ajo protesta e parashikua­r prej tifozëve (do të linin stadiumin në mënyrë masive) pasi të nderonin viktimat e tragjedisë ajrore të Mynihut në

minutën e 58-të, nuk ndodhi, ndërkohë që një tjetër lajm i mirë ishte edhe paraqitja e Bruno Fernandesh­it, mesfushori­t që u transferua nga Sportingu i Lisbonës mes shumë peripecish. Portugezi provoi në disa raste të gjente rrugën e rrjetës, por hasi në pengesën e bashkatdhe­tarit të tij

Rui Patrisio. Gjithsesi, 25-vjeçari u largua nga fusha me më shumë goditje në total (5) në kuadrat (3) dhe pasime (88) se çdo lojtar tjetër i Junajtidit. Një fitore edhe për Portugalin­ë. Në fushë dje ishin 8 futbollist­ë luzitanë, duke e bërë këtë vend shtetin e tretë pas Francës dhe Spanjës që kanë pasur në

fushë të paktën 8 futbollist­ë në një ndeshje të Premier Ligës. Por, situata në klasifikim për "Djajtë" sa vjen dhe rëndohet. Ata kanë marrë vetëm 4 pikë nga 5 takimet e fundit dhe dështuan që të shënonin në tri ndeshje radhazi në kampionat, për herë të parë që prej tetorit 2016.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania