Panorama Sport (Albania)

Murinjo: Me Pepin kam luftuar për të njëjtat ngjyra

"Kapitull i ri për ne, s'është Zhoze kundër Guardiolës"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola janë përballur mes tyre në klasiket e famshme të Spanjës dhe në derbet e Mançesteri­t, për të mos harruar takimet plot emocione kur ndesheshin Barcelona dhe Interi në Ligën e Kampioneve. Dueli i tyre i radhës është sot dhe do të jetë hera e parë që portugezi do të përballet me rivalin katalanas si trajner i Totenhemit. Guardiola nuk është ndeshur më shpesh me një trajner rival sesa me Murinjon dhe anasjellta­s (22 herë). Portugezi ka humbur 10 përballje (përjashtua­r një penallti), 4 më shumë se kundër çdo rivali tjetër. Por 57vjeçari e devijon vëmendjen në kohën kur ai ishte ndihmëstra­jner te Barcelona, ndërsa Pep ishte ende një futbollist. "Me Guardiolën më kujtohen më shumë se tri vite kur luftonim për të njëjtën skuadër, punonim së bashku në të njëjtin klub, - tha "Speciali". - Në harkun e punës së përditshme për tri vite, unë kujtoj më shumë këtë sesa ajo çfarë thonë njerëzit për rivaliteti­n. Pastaj sigurisht, Barcelona dhe Reali i Madridit, Interi dhe Barcelona në Champions, Mançester Siti dhe Junajtid dhe tani Totenhemi dhe Siti. Por, sërish nuk është Zhoze kundër Pepit. Janë klubet dhe tani është një klub më shumë. Një kapitull i ri për ne, sepse është hera e parë që Totenhemi dhe Mançester Siti përballen me ne në stol. Nuk është kurë Zhoze kundër Josepit. Për mua është një ndeshje që dua ta fitoj, sepse dua që skuadra ime të fitojë dhe kemi nevojë për pikë. Asgjë më shumë se kaq". Totenhemi është 7 pikë larg vendit të katërt, por Guardiola tha se rivali i tij i vjetër ka nevojë për kohë në stolin e skuadrës së re. "Mendoj se çdo trajner ka nevojë për kohë. Pashë ndeshjen e Totenhemit kundër Liverpulit dhe ndeshjen e fundit kundër Sauthempto­nit dhe skuadra është gjallë. Ata janë një ekip agresiv dhe mund të luajnë me skema të ndryshme. Dhe Murinjo është gjithnjë një luftëtar i madh dhe skuadrat e tij janë gjithnjë të vështira. Do të përgatitem­i për ndeshjen dhe do nisemi në Londër për të marrë një rezultat të mirë dhe të jemi më pranë kualifikim­it në Champions sezonin e ardhshëm", tha tekniku i Sitit për "Sky Sports".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania