Panorama Sport (Albania)

Tirana Tirana do do mrekullinë e shtatë, Teuta e sfidon me... “bunker”

"Edhe pa Ditën jemi të plotësuar, Sidibenë e morëm si mbrojtës"

- OLSI AVDIAJ

Tirana dhe Emanuel Egbo janë gati për të marrë fitoren e radhës. Bardheblut­ë do të përballet sot me Teutën në supersfidë­n e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, që do të zhvillohet në stadiumin e ri "Air Albania". Tekniku i bardhebluv­e, Emanuel Egbo, kërkon triumfin e shtatë radhazi si "timonier" i 24 herë kampionëve të vendit. Në konferencë­n e zakonshme për shtyp para takimit, Egbo foli në lidhje me këtë sfidë, duke u shprehur se skuadra e tij do të luajë për të fituar.

Riktheheni në "Air Albania", pikërisht aty ku nisi edhe seria pozitive e Tiranës. Kërkoni fat, por shpresoni të keni tifozë të shumtë në numër…

Mendoj se kjo është arsyeja pse klubi ka vendosur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin "Air Albania". Stadiumi "Selman Stërmasi" ka pak vend për tifozët. Kërkojmë që të gjithë tifozët e Tiranës të jenë pranë ekipit në atë ndeshje. Si e shikoni skuadrën? Vini pas gjashtë fitoresh radhazi. Mendoni që lojtarët janë me këmbë në tokë, duke qenë se edhe kundërshta­ri është i vështirë?

Mendoj që çunat janë me këmbë në tokë. Për këtë gjë kemi folur gjatë gjithë kohës. Ata e dinë që kampionati është i gjatë. Nuk kemi fituar asgjë. Në fund të kampionati­t do të bëjmë llogaritë. Do t'i marrim ndeshjet një e nga një, siç i kemi bërë gjithmonë. Çunat janë gati për të dhënë 100 për qind.

Nuk keni marrë një qendërmbro­jtës në merkaton e janarit. Është një problem?

E kemi marrë një qendërmbro­jtës. Kemi marrë Sidibenë. Është edhe mesfushor qendre, edhe qendërmbro­jtës. Në ndeshjet e Kupës luajti në qendër të mbrojtjes së bashku me Muçën. I mbulon të dyja rolet. Teuta është një nga skuadrat me mbrojtjen më të mirë. Mendoni se do ta keni të vështirë ta zhbllokoni sfidën?

Ne e kemi vlerësuar Teutën. Është një nga ekipet më të forta në kampionat. Të gjitha ekipet janë të forta. Me meritë janë në vendin e 3-të të kampionati­t. Janë ekip që kanë pësuar më pak gola dhe janë gjithmonë të ekuilibrua­r. Do të tentojmë duke dhënë maksimumin në fushën e lojës

Stoli i luksit me Hasanin, Karabecin, Sidibenë etj., përbën problem për ju?

Ajo është një armë plus gjithmonë. Në dhjetor ishte ndryshe, tani është ndryshe. Hasani nuk është akoma në 100%. Do të shikojmë nga java tjetër se cila do të jetë gjendja

dhe çfarë mundësish do të ketë. Çdo lojtar që është pjesë e ekipit është shumë i rëndësishë­m, si brenda fushës apo dhe jashtë saj.

Me Bruno Ditën do të kishit qenë më të kompletuar?

Një lojtar plus është gjithmonë i mirë për ekipin, kështu

që ne flasim për ata që kemi, jo për ata që nuk i kemi. Në qoftë se do ta kishim dhe Ditën, do të flisnim për atë. Do të vazhdojmë me lojtarët që kemi. Besoj se jemi në rregull deri diku.

Dy barazime në dy ndeshjet e fundit ndaj Teutës. Sfidën e fundit barazuat në minutën e 95-të… Si mund të çahet kjo skuadër?

Nuk mund ta shpjegoj këtu strategjin­ë e ekipit për ndeshjen e nesërme (sotme). Në takim do të tentojmë me të gjitha mundësitë tona për të marrë maksimumin nga kjo

ndeshje.

Çfarë prisni nga tifozët?

Kanë qenë gjithmonë lojtari i 12-të i ekipit, shpresojmë të vazhdojnë ashtu siç kanë qenë. Ne do t'u japim kënaqësi duke fituar ndeshjen. Shpresoj që ata do të jenë gjithmonë gati për ta ndihmuar ekipin.

 ??  ?? Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë përballen në stadiumin e ri. Egbo pret fitoren e shtatë radhazi, por Martini ka gati planin për t'i ndalur bardheblut­ë
Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë përballen në stadiumin e ri. Egbo pret fitoren e shtatë radhazi, por Martini ka gati planin për t'i ndalur bardheblut­ë
 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë Tirana-Teuta 0-0
Çast nga ndeshja e fazës së parë Tirana-Teuta 0-0
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania