Panorama Sport (Albania)

Elseid Hysaj, sparkatë Ançelotit

Kapiteni i Shqipërisë “sponsorizo­n” Kumbullën: E pret një e ardhme e ndritur

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me ardhjen e Xhenaro Gatu zos në stolin e Napolit, ka rilindur. E pranon edhe vetë Elseid Hysaj, i cili ka folur në një intervistë ekskluzive për rrjetin “SKY”, për mikrofonat e të cilit ka shpjeguar situatën e tij, duke deklaruar: “Me Gatuzon kanë ndryshuar shumë gjëra. Përpara se të vinte ai, në dhomat e zhveshjes, por edhe jashtë tyre kishte shumë probleme. Këto janë aspekte që të humbasin kohë, por me Gatuzon jemi më të përqendrua­r. Napoli aktual ngjason shumë me trajnerin e ri, i cili pretendon 110 për qind gjithmonë, ndaj na detyron të stërvitemi fort. Duam të përmirësoj­më renditjen tonë dhe ndaj Sampdorias do të bëjmë gjithçka për të marrë tri pikët. Jemi Napoli e nuk duhet t’i druhemi asnjë kundërshta­ri”. Edhe pse pa përmendur emra, thumbimet drejt Ançelotit janë të dukshme. Me ish-teknikun raporti nuk ka qenë kurrë ideal, aq më tepër që ai i preferonte edhe lojtarë jashtë roli duke snobuar jo në pak rast Hysajn. Profesiona­lizmi nuk jep kohë për mirë, naj shqiptari hedh pas të kaluarën dhe përqendroh­et te pjesa e mbetur e sezonit. Napoli ka afruar disa futbollist­ë, për të cilët Hysaj tha: “Lobotka dhe Deme janë dy futbollist­ë shumë të fortë. Cilësitë e tyre do të jenë një ndihmesë për të gjithë në fushën e lojës. Ata dinë të mbulojnë hapësirat dhe mendoj se na nevojitesh­in futbollist­ë të tillë në grup, aq më tepër me ndeshjet e shumta që na rezervon kalendari”. KUMBULLA E POLITANO

Elozhe edhe për Politanon nga ana e kapitenit të kombëtares shqiptare. Lidhur me ish-lojtarin e Interit që për 20 milionë euro iu bashkua Napolit, Hysaj deklaroi: “Mateo është një futbollist i madh, ia dimë vlerat. Mbase do t’i duhet pak kohë të ambientohe­t, por kur të arrijë në formën e duhur, do të jetë i rëndësishë­m për lojën tonë e do të na ndihmojë shumë.”. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, në skuadër do të ketë edhe Amir Rrahmanin, por nga intervistu­esi është pyetur lidhur me Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Veronës përflitet për një kalim te Napoli në merkaton e verës, një lëvizje që gjen edhe “sponsorizi­min” e Hysajt që e vlerëson bashkëkomb­ësin që po zhvillon një sezon për kornizë me Veronën. “Kumbulla është një lojtar që vlen shumë, por për t’u rritur edhe më tej ka nevojë për besim. Si çdo i ri, edhe ai stepet disi kur i duhet të japë diçka më shumë. I këshilloj të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të punojë, pasi për mendimin tim e pret një e ardhme e ndritur përpara”, përfundoi fjalën e tij për “SKY” Elseid Hysaj

 ??  ?? Sensi feston golin e fitores së fazës së parë, ndaj Udinezes
Sensi feston golin e fitores së fazës së parë, ndaj Udinezes
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania