Panorama Sport (Albania)

Arbitrat në kolaps, ja prapaskena­t prapaskena­t në në FSHF FSHF

Kastrati, Jareci, Pregja dhe Janku, përgjegjës­it kryesorë të krizës

- TIRANA-TEUTA 2-1 BYLISI-VLLAZNIA 2-2 FLAMURTARI-KUKËSI 1-4 LAÇI-SKËNDERBEU 1-0 LUFTËTARI-PARTIZANI 0-3

Një tjetër javë e tmerrshme për arbitrimin. Kriza ka mbërthyer sektorin e gjykimit dhe në vend që gjërat të përmirësoh­en, kampionati vazhdon të prodhojë gabime me shumicë nga arbitrat. Këtë herë FSHF preferoi të mos hidhte në fushë asnjë nga ata që mbajnë stemën e FIFA-s, por sërish u katranos në katër ndeshje. Përjashto atë mes Luftëtarit dhe Partizanit, ku nuk pati raste për moviolë, në takimet e tjera arbitrat kanë ndikuar jo pak në rezultatet e ndeshjeve.

Gjyqtarë: K.Bajramaj (kryesor), A.Mahmuti dhe M.Shazivari (anësorë), E.Sino dhe E.Rusta (pas portave), E.Veseli (i katërt);

12' Tirana pretendon për një penallti, pas pengimit në zonë të Kobinës. Lojtari mbahet nga fanella prej Emiliano Vilës. Bajramaj nuk e mendon se ka ekstremite­tet e një penalltie. Rast i diskutuesh­ëm, por mund të jepej penallti, pasi sulmuesi bllokohet në zonë.

18' Tirana kërkon një tjetër penallti për prekje të topit me dorë nga ana e Çyrbjes, por Bajramaj vazhdon lojën. Pamjet tregojnë se lojtari i ka duart të lidhura pas trupit. Vendim i drejtë i arbitrit.

25' Aleksi ndërhyn në sparkatë brenda zonës ndaj Torasës, por largon topin. Tirana pretendon penallti, por arbitri jep vetëm korne. Vendim i drejtë, pasi ndërhyrja nuk ishte e gabuar.

27' Frashëri godet keq sferën, duke i dhuruar topin Kalesë, ky i fundit pason te Ngoja, që me portën bosh shënon. Ka një dyshim për pozicion të parregullt të Ngosë në momentin e marrjes së topit, por pamjet filmike tregojnë se sulmuesi ishte në vijë me Kalenë që pasoi.

42' Çyrbja tenton të godasë Kalenë me shpullë. Braziliani bën një simulim qesharak, por gjyqtari Bajramaj dënon gjestin e Çyrbjas, duke i nxjerrë direkt të kuq këtij të fundit. Një rast që mund të kalonte me të verdhë, pasi lojtari nuk e goditi Kalenë, përtej gjestit.

48' Ngo mundohet të mbrojë topin në mesfushë, por godet me bërryl në fytyrë Hoxhën. Arbitri i jep vetëm të verdhë, por sulmuesi i Tiranës meritonte të kuqin, pasi ka hapur krahun dhe ka goditur kundërshta­rin.

52' Gomesh merr krahun, kroson në qendër për L.Vilën që gjuan me kokë, topi ndalet nga Doka. Durrsakët kërkojnë penallti, por nuk është dakord gjyqtari Bajramaj. Pamjet filmike

tregojnë se nuk ka prekje të topit me dorë, por vetëm goditje në trup.

Gjyqtarë: O.Kuka (Tirana), E.Ganxhi (Elbasan), N.Rapaj (Patos);

Një penallti e anuluar në favor të Bylisit në minutën e 90-të krijoi një kaos të paparë në stadiumin "Adush Muça". Dukshëm topi i goditur nga Shkalla u përplas në shpinën e Behar Ramadanit, ndaj këtu nuk ka vend për diskutime. Dyshimet lindin për formën që u përdor për anulimin e vendimit. Nuk ka asgjë të keqe që kryesori Orlando Kuka të zhbëjë

një vendim të dhënë, pasi konsultohe­t me anësorët apo arbitrin e katërt. Por, në momentin që ndërhyn delegati apo vëzhguesi, atëherë gabimi është më shumë se i rëndë. Dhe pikërisht këtu gaboi kryesori, që ka dalë në konkluzion pasi ka dëgjuar variantin e Bujar Pregjës. Delegati në këtë rast nuk ka asnjë të drejtë që të ndikojë në vendim. Ndërsa një rast që bën me faj kryesorin Kuka dhe anësorin Ganxhi është në minutën e 6-të, kur Zhunior kombinon me Gligorovin dhe ky i fundit futet në zonë, por mbahet me dorë nga Ndreca. Braziliani nuk

rrëzohet, e megjithatë ka faull dhe duhej të jepej penallti në favor të Vllaznisë. Ndërsa në minutën e 64-t, Bajramaj gjuan nga jashtë zone, por topi bllokohet nga Ramadani. Lojtarët e Bylisit pretendojn­ë për prekje me dorë, por pamjet dëshmojnë se topi përplaset në trup. Një gabim tjetër i pafalshëm i kryesorit Kuka, që vendos seriozisht në dyshim autoriteti­n e tij, është mosveprimi ndaj lojtarit të Bylisit, Jurgen Goxhaj. Ky i fundit protestoi me të gjitha mënyrat ndaj arbitrave, duke e tepruar shumë herë, por në fushë nuk u ndëshkua me të

kuq. Kryesori u bë "trim" vetëm kur përfundoi ndeshja e ndëshkoi lojtarin në tunel.

Gjyqtarë: A.Koçi (Durrës), E.Doda (Tiranë), H.Lisaku (Durrës);

11' Gavazaj merr një top nga Shkurtaj dhe mundohet të driblojë Moçkën. Ky i fundit ndërhyn me të dyja këmbët dhe ka penallti. Kontakt kishte, por pasi portieri i Flamurtari­t largon topin. Penallti shumë e diskutuesh­me, por intensitet­i i ndërhyrjes i jep të drejtë arbitrit.

79' Një top i harkuar nga e djathta shkon te Ribaj. Sulmuesi në dyluftim në ajër me Lulajn e devijon me kokë në krahun e hapur të mbrojtësit të Kukësit. Kërkohet 11-metërsh, por Andi Koçi mendon ndryshe. Vendim i gabuar, pasi duhej dhënë penallti për Flamurtari­n.

Gjyqtarë: O.Ferataj (Patos), R.Preça (Elbasan), M.Qose (Lushnjë);

39' Ndeki kroson në zonë, aty ku Daja hidhet për të kapur topin me kokë, por mbahet prej fanelle nga Ignjatoviç. Me të drejtë mesfushori i Skënderbeu­t pretendon për penallti, por çuditërish­t kryesori Ferataj dhe anësori Qose, i cili kishte një pamje edhe më të qartë, nuk sinjalizoj­në për faull. Një penallti e mohuar për Skënderbeu­n.

Gjyqtarë: K.Meta, R.Malaj, A.Zalla (Tiranë)

Ndeshja në Gjirokastë­r nuk pati asnjë rast flagrant për moviolë.

 ??  ?? Moment nervash nga Bylis-Vllaznia 2-2
Moment nervash nga Bylis-Vllaznia 2-2
 ??  ?? Çast nga ndeshja Tirana-Teuta 2-1
Çast nga ndeshja Tirana-Teuta 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania