Panorama Sport (Albania)

Lukaku ndez derbin: Unë dhe Ibra, çfarë sfide

Kompliment­et për suedezin: Është 38 vjeç dhe vazhdon stërvitjen...

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në javën e derbit të Milanos, sulmue si i Interit, Romelu Lukaku, ka folur për programin televiziv "Tiki Taka". Ishte protagonis­ti absolut i fitores kundër Udinezes të dielën në mbrëmje, megjithatë belgu nuk është vetëm goleadori i skuadrës zikaltër, por edhe njeriu që tremb më shumë "Djallin", në pritje të sfidës brenda qytetit. Madje, këtë ndeshje madhështor­e ai e pret pasi kaloi Andrij Shevçenkon, ish-bomberin madhështor të kuqezinjve. Ukrainasi ishte i vetmi që kishte shënuar 11 gola në 10 transferta­t e para italiane (Lukaku numëronte 10 gola). Por me dopietën kundër bardhezinj­ve numri 9 i Interit ka kaluar në kuotën e 12 golave në 11 transferta të para (16 gola në Serinë A dhe 20 në total këtë sezon), diçka që nuk kishte arritur ta bënte askush më parë dhe për këtë arsye e pret edhe më euforik derbin me Milanin. Mesatarish­t, Lukaku, gjatë këtij sezoni, "takohet" me golin një herë çdo 123 minuta lojë. Dhe pas 22 javësh në Serinë A, gjiganti belg regjistron 1886 minuta lojë, 16 gola (36 për qind e 44 golave në total të zikaltërve), 2 asiste; me një mesatare prej 3 goditjesh në portë për

ndeshje, me 70% të pasimeve të suksesshme dhe 3 duele ajrore të fituara në garë.

DERBI DHE IBRA - "Synimet në derbi dihen: në fushë hyhet për fitore, - ka komentuar 27-vjeçari. Goli ndaj Milanit në fazën e parë? Ishte një emocion i madh. Është nder për mua që luaj në Itali dhe

me Interin. Finalja e parë që pashë ishte Inter-Lacio në Kupën UEFA. Kjo është arsyeja pse pata tundimin për të luajtur në Itali dhe me Interin". "Big Rom" ka shtuar edhe diçka për atë që pritet të jetë rivali i tij direkt në fushë, Zlatan Ibrahimovi­ç. Sulmuesi internist ka vetëm elozhe për suedezin:

"Është një kampion i madh, kam vetëm respekt për të. Kur ishte në Mançester, këshillat e tij për mua ishin gjëja më e bukur. Punon shumë çdo ditë, edhe tani në moshën 38-vjeçare. Të punosh në stërvitje me të është e vështirë, sepse duhet të japësh çdo minutë më tepër se 100 %".

 ??  ??
 ??  ?? Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovi­ç gjatë një stërvitjej­e në kohët e Mançester Junajtid
Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovi­ç gjatë një stërvitjej­e në kohët e Mançester Junajtid

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania