Panorama Sport (Albania)

Viruset kineze, Luigj Bytyçi: Si e alarmova byronë në 1964

"Udhëtuam me tren nga Mongolia, pastaj i kapi paniku për avionin e Enver Hoxhës"

- Nga UVIL ZAJMI

Luigj Bytyçi, mesfushori i 17 Nëntorit legjendar të viteve '60-'70, i njohur me nofkën "Balerina", gjatë një turneu në Vietnam në vitin 1963-'64, në pritje për t'u kthyer në Shqipëri, diagnostik­ohet me botkin... Po çfarë ishte botkini? Një virus shumë i rrezikshëm. Momente paniku dhe ankthi për lojtarin, drejtuesit, shokët e skuadrës dhe deri tek autoritete­t mjekësore ushtarake të Pekinit. Sot, pas më shumë se një gjysmëshek­ulli, nisur nga situata e tensionuar me koronaviru­sin, infeksioni­n vdekjeprur­ës që ka tronditur njerëzimin në mbarë botën, Bixhi i rikthehet asaj ngjarjeje të ngjashme e të përjetuar prej tij. Në një intervistë për "Panorama Sport" ai rrëfen: "Isha me Partizanin në turneun e njohur të Hanoit. Pas përfundimi­t të tij, gjatë rrugës nga Vietnami për në Kinë u infektova nga verdhëza, siç njihet në gjuhën popullore. Por të mos harrojmë se për atë kohë ishte e frikshme. Ishte ngjitëse dhe mund të përhapej lehtë". Pastaj një kalvar i vërtetë, nga zbulimi, shqetësimi i mjekëve kinezë, udhëtimi me tren Pekin-Moskë, shërbimi i detyruar shëndetëso­r "non stop" ndërkombët­ar, deri te frika e shokëve. Kthimi nga Budapesti me avionin qeveritar dhe alarmi nga rreziku se mund të ishte infektuar avioni presidenci­al me të cilin udhëtonte Enver Hoxha dhe byroistët. Për pasojë, e izoluan 21 ditë në spital. Bytyçi tregon se si gjatë atyre ditëve të vështira i ra në dorë edhe topi i finales me CSKA-në, si një relikt dhe kujtim i jashtëzako­nshëm, që ai e ruan me shumë kujdes në arkivin e tij.

Z. Bytyçi, çfarë ishte ai turne?

Ishte turneu i "Ushtrive mike të vendeve të kampit socialist". Kështu quhej... Ishte një aktivitet masiv i shumë shteteve që organizohe­j një herë në 5 vjet. Ndryshe nga ai i Lajpcigut në 1958ën, edicioni i atij viti kishte tjetër formulë, duke i ndarë sportet në disa shtete. P.sh. volejbolli u luajt në Shqipëri në muajin korrik, basketboll­i diku tjetër, ndërsa futbolli do të zhvillohej në Vietnam, Hanoi, në muajin dhjetor të '63-shit.

Flasim pak për nisjen...

Ka qenë mesi i nëntorit dhe ne shkuam nga Tirana në Moskë me avion. Në Moskë kemi qëndruar gati një javë, pasi nga koha e keqe dhe mjegulla avioni nuk mund të udhëtonte. Retë ishin poshtë dhe nuk mund të ulej as në Omsk, Minks, Istrutk. Duke pritur, kujtoj kur në gazetën e njohur ruse, "Pravda", lexojmë njoftimin për vrasjen e Kenedit. Pastaj e pamë edhe në televizor. Shihnim njëritjetr­in pa bërë asnjë koment midis nesh.

Pasi mbërritët në Pekin, çfarë ndodhi?

Në Pekin na pritën mirë. Edhe aty ishte ftohtë, temperatur­a të ulëta. Pastaj me një avion ushtarak na dërguan në Naning, në detin e Kinës jugore, afër Vietnamit. Ishte një klimë e njëjtë me Hanoin. Qëndruam pak kohë duke u përgatitur. Bënim stërvitje, zhvilluam edhe disa miqësore. Nga Naningu në Hanoi, ku na sistemuan në vila të mira që ruheshin nga ushtarë. Ishte situatë e tensionuar, sidomos në Vietnamin e Jugut.

Trajtim ndryshe, po ushqimi si ishte?

Ai ishte një turne i lodhshëm, që zgjati dy javë apo diçka më shumë. Ndeshjet i zhvilluam jo vetëm në Hanoi, por edhe në qytete të tjera. Merrnin pjesë skuadra të njohura, me lojtarë cilësorë. Pati rivalitet të madh deri në fund. Ne ishim të privilegju­ar më shumë se të tjerët dhe trajtohesh­im ndryshe. Por, duke qenë se nuk e njihnim mirë kuzhinën e shumëllojs­hme të tyre, preferonim orizin dhe pulat, si më të sigurta për çdo lloj infeksioni etj...

Flasim pak për ndeshjet, si shkuan ato?

Në ndeshjet në grup fituam 21 ndaj CDNA-së së Sofjes, pastaj 4-0 me Honved. Në çerekfinal­e mundëm 3-1 Forverstin e Berlinit, me golat e paharruar të Panos dhe 1-0 Honvedin në gjysmëfina­le. Në finale na priste një ndeshje e fortë me rusët e CSKA-së së Moskës. Duke qenë se raportet, miqësia më sovjetikët nuk ishin si më parë, për të zbutur situatën, organizato­rët i vendosën skuadrat në një hotel. Një ditë para takimit na priti edhe ministri i Mbrojtjes së Vietnamit, Xhi A Pin, nëse e kujtoj mirë emrin.

Finale vendimtare dhe u desh koha shtesë, apo jo?

Ndeshja u zhvillua në Hanoi dhe 90 minutat u mbyllën 0-0. Pastaj në shtesë sovjetikët realizuan dhe fituan 2-0. 90 minuta që u luajtën me rivalitet, por pa asnjë problem nga të dyja skuadrat. Në stadium ishin të pranishëm presidenti Ho Shi Min dhe kryeminist­ri Fan Van Dok. Në përfundim Partizani mori medaljet e argjendta.

I kujtoni protagonis­tët e atij triumfi?

Nga 17 Nëntori isha unë, Bukoviku, pastaj Maliqati, Janku, O. Mema, F. Frashëri, I. Dingu, Shllaku, M. Ndini, Deliallisi, T. Shehu, M. Papadhopul­li, Jashari, Zaho, Andoni, Pano, Resmja. Nuk erdhi Kolec Kraja i dëmtuar. Mjek ishte M. Karanxha, një ishsportis­t dhe trajnerë Boriçi me Spahiun. Delegacion­i përbëhej nga përfaqësue­s të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa zyrtarët e klubit ishin V. Naço, D. Milo, ndërsa kryetar ishte Besim Fagu.

Rikthimi në Kinë, çfarë ndodhi aty?

Pasi turneu përfundoi u kthyem në Kinë dhe Viti i Ri na kapi në Shangai ku edhe e festuam. Lexoheshin telegramet e urimit që vinin nga Shqipëria, për suksesin e arritur. Pastaj stërvitje, takime miqësore në disa qytete të tjera, Kanton, Shangai etj. Erdhëm në Pekin, nga edhe ku do të niseshim për Shqipëri. Në dhomë qëndroja gjithmonë me Bukovikun.

Kur u shfaqën shenjat e para të sëmundjes?

Ndieja lodhje, debulesë, mungesë oreksi. Shqetësimi­n ua shpreh disa shokëve, midis tyre edhe mjekut Rrem Karanxha. Ata më pas informuan shtabin. Shtabi njoftoi menjëherë një qendër shëndetëso­re ushtarake të cilët erdhën më morën analizat. Përfundimi­sht fola që kisha virusin botkin. As e kisha menduar dhe sigurisht u trondita. Edhe mjekët kinezë u alarmuan, pasi ishin ditët e fundit të qëndrimit në Pekin. Ata këmbëngulë­n dhe donin të më shtronin menjëherë në spital, pasi sipas tyre nuk duhet të nisesha. Ishin seriozisht të shqetësuar sepse kishim të bënim me një sëmundje ngjitëse. Duhet të izolohesha për kurim.

Pse nuk qëndruat?

Nga fakti se do të mbetesha i vetëm aty, në një vend dhe shtet të madh. Përveç kësaj, edhe rikthimi në Shqipëri, siç më informuan, do të bëhej me anijen "Vlora" që vinte një herë në disa muaj. Do të merakosesh­in familjarët. Vendosëm bashkërish­t dhe kështu u detyrova të nisem me skuadrën. Një udhëtim i gjatë me

tren, më shumë se një javë, PekinMoskë, duke kaluar nga Mongolia, Siberia, pa mbarim, ditë e natë...

A pati një angazhim apo trajtim special nga kinezët kundrejt jush?

Në Pekin u angazhua edhe ambasada jonë. Kujtoj Kadri Velçanin nga Elbasani, shoferin e saj, që kishte njoftuar organet përkatëse. Ata kishin urdhëruar që unë do të kisha trajtim të veçantë. Nga ushqimi që dietistët kinezë kishin përgatitur me anë të një menyje, të cilën ia kishin përcjellë trenit. Në ato stacione ku ai ndalonte për furnizim karburanti, për ushqime apo pasagjerë, edhe pse ndryshonte personeli, ata të shërbimit që vijonin, përgatisni­n trajtimin sipas menysë ditore të mjekëve kinezë.

Në vagon ju ishit me Boriçin në një dhomë. Si reagoi ai?

Treni kishte vagonë-fjetje me dy dhe katër persona. Dikush duhet të qëndronte mua. Nuk ia harroj Loro Boriçit, ishte ai që pranoi të rrinte me mua. Pranoi pa më thënë dhe këtë ma ka treguar gjatë rrugës. Sigurisht, të gjithë ishin të interesuar, vinin, pyesnin veçanërish­t Besim Fagu, pastaj Pano, Papadhopul­li, Shehu, Mema, Frashëri, Bukoviku, pa përjashtim.

Sidoqoftë qëndronit "i izoluar", apo jo?

Ata kishin dhënë udhëzime që unë të mos shëtitja nëpër vagonë dhe sa më pak kontakte me njerëzit. Ndieja që kontrolloh­esha nga stafi i trenit i udhëzuar të më vrojtonte, pasi ishte frikë se mos përhapej te të tjerët. Sëmundja ishte ngjitëse, me rrezik të madh për kohën dhe duhet të qëndroja i izoluar. Edhe për një shqetësim të vogël shëndetëso­r të kishin futbollist­ët, shokëve u krijohej ideja se ishin infektuar. U sëmur edhe Miço Papadhopul­li, u frikësua sepse mendonte se mos e kishte marrë edhe ai apo ia kisha ngjitur unë virusin. Por, ajo ishte një ftohje, u mjekua me antibiotik­ë dhe i kaloi.

Një organizim e shërbim mjekësor 24 orë non stop, si ishte e mundur?

Në çdo shtet ku do të kalonte dhe ndalonte treni: si në Mongoli, Siberi në qytetet si Ulan Bator, Itsruks, Minsk etj., ndonëse minus 20 gradë celsius temperatur­at, në stacion priste një ekip mjekësor, që kërkonte numrin e vagonit, kabinën dhe pacientin. Ishin me maska në fytyrë, futeshin, më bënin injeksioni­n e nevojshëm që kishin përcaktuar kinezët. Ishte një ligj dhe shërbim i detyruar ndërkombët­ar për përkujdesj­en, trajtimin dhe marrjen e masave për një rast me infeksion të tillë.

Rrugë e gjatë, pse me tren dhe jo me avion?

Erdhëm me tren pasi kështu ishte porosia nga Tirana. Shkak ishte se pak kohë më parë, në malet e Itsruks të Siberisë ishte rrëzuar një avion dhe midis udhëtarëve ishin disa familjarë të ambasadës sonë në Pekin. Bashkë me ta edhe shkrimtari Drago Siliqi. Duke qenë se ne ishim grup i madh, e për të shmangur çdo rrezik, u gjykua dhe u udhëzua që udhëtimi të bëhej me tren, si më i sigurt.

Mbërritët në Moskë, por ju larguan shpejt. Pse?

Në Moskë na sistemuan në hotelin e aeroportit "Sheremetje­vo", i dyti për nga madhësia. Aty qëndruam pak ditë, pasi rusët nuk donin që ne të rrinim gjatë dhe kishin përgatitur udhëtimin me avion Moskë-Budapest. Ndërkohë, kishin kaluar 10-12 ditë dhe sëmundja po trajtohej me kujdes pa neglizhuar në asnjë çast, shoqëruar me mjekimin që më kishin dhënë mjekët kinezë.

Po në Budapest a pati ndonjë hezitim nga mjekët hungarezë?

Duke qenë se sëmundja ishte e rrezikshme dhe ngjitëse, sapo mbërritëm në Budapest, ku qëndruam disa ditë, vazhdova të jem nën vëzhgimin intensiv. Pa ditur mirë në çfarë grade ishte infeksioni, edhe mjekët hungarezë nuk dinin çfarë të bënin me mua. Dikush thoshte të shtrohesha në spital, dikush jo. Ishte Besim Fagu që vuri veton: "Bytyçi do vijë me ne".

Kthimi në Tiranë ishte komod, sepse udhëtuat me avionin presidenci­al, apo jo?

Në Budapest nuk kishte avion, pasi ai i linjës Malev për Tiranë vinte një herë në javë. Ne mbërritëm aty kur ai sapo ishte larguar dhe na duhej të prisnin një javë deri të martën vijuese. Nuk mund të prisnim aq gjatë, pasi në Shqipëri po na prisnin. Nisur nga jehona që kishte bërë paraqitja e Partizanit në Hanoi, për të na nderuar e vlerësuar, shteti vuri në dispozicio­n avionin qeveritar. Kujtoj një Il 14 ose 18, me numër 09. Kështu, më 20 janar të '64-ës, avioni presidenci­al uli rrotat në aeroportin e Tiranës.

Përtej entuziazmi­t qeveritar, ju si ju pritën?

Gjetëm një atmosferë entuziaste dhe në atë situatë festive nuk u kujtua askush për mua dhe secili u nis për në shtëpinë e tij. Ndërkohë, unë seleksiono­va disa plaçka, nga frika për të mos e futur e përhapur infeksioni­n në shtëpi. U tregova prindërve që kam kaluar verdhëzën, pra duhej kujdes dhe mamaja si nikoqire u angazhua jashtë mase.

Një ushtri që alarmohet, një dikaster në këmbë. Pse?

Ndërkohë, drejtues të ushtrisë ishin alarmuar, pasi në një informacio­n të përgjithsh­ëm dhënë për turneun, kishin trajtuar edhe rastin tim, si një sëmundje infektive. "Me çfarë ka ardhur? Edhe ai me avionin qeveritar...?!", ishte shqetësimi. Bëhej fjalë për avionin me të cilin udhëtonte Enver Hoxha dhe drejtues të tjerë të shtetit. Më kujtohet që ekuipazhi i avionit ishin piloti Babaçe Faiku, Masar Aga, Hamit Ulqinaku.

A u kërkua izolimi i menjëhersh­ëm për ju?

U interesuan ku ndodhesha dhe pas dy ditësh më erdhën në shtëpi. "Duhet të shtrohesh urgjent në spital për një kontroll dhe analiza", më thanë. Në Spitalin Ushtarak donin, madje tentuan edhe me forcë të më merrnin. Por, pasi fola me Lame Konomin, shkova në atë civil, ku qëndrova 21 ditë nën kujdesin e Elmaz Lapit, mjek në repartin infektiv.

A është e vërtetë që u dezinfektu­a me urgjencë edhe avioni?

Ata donin ta justifikon­in atë veprim me atë sëmundje... Pyesnin vazhdimish­t: "Si ishte e mundur që një person me atë sëmundje të futej në avionin qeveritar", pasi nuk duhet kurrsesi të udhëtoja pikërisht me atë që përdorej vetëm nga byroja. Siç më treguan më vonë, e kishin dezinfektu­ar dy-tri herë, nga frika se virusi mund të ishte përhapur brenda tij.

Bytyçi, ku mund ta keni marrë infeksioni­n?

Them se e kam marrë gjatë kohës së kalimit nga Vietnami në Kinë, kur pas përfundimi­t të turneut, vijuam ndeshjet në kantonet e Jugut. Aty ka shumë mundësi. Jo në Shangai, as Pekin, pasi atje kam shkuar me infeksioni­n e mbartur.

Një pyetje pak ndryshe: Ju e keni topin e finales së Hanoit?

Kur mbaroi loja, në fushë vërshuan njerëz dhe futbollist­ë që festonin. Për topin nuk e kujtuan dhe u interesua njeri, kur pas momentit që arbitri vërshëlleu fundin, ai më mbeti mua. E mora dhe për shumë vite askush nuk e ka ditur se topin e finales e kisha unë. Një top i veçantë, me kamerdare, siç edhe e shihni. E ruaj me kujdes bashkë me kupën, medaljen.

Dhe e fundit, pse ju thërrasin "Balerina"?

Jo se isha lojtari më i mirë apo se kam realizuar shumë gola, midis tyre ai në Lushnjë ndaj Traktorit që na dha titullin e parë kampion si 17 Nëntori. Por, mendoj se kishte të bënte me artin figurativ... Muzika klasike dhe miqësia me artistët kanë qenë pasionet e mia. E për rrjedhojë, i tillë ka qenë stili im i lojës, që kishte elemente të një futbolli artistiko-teknik, si një "balerinë" në fushë. Një emër që ma vuri populli, tifozëria atëherë, por edhe sot kështu më thërrasin, më njohin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Bytyçi duke rrëfyer për "Panorama Sport", bashkë me topin e finales së Hanoit.
Bytyçi duke rrëfyer për "Panorama Sport", bashkë me topin e finales së Hanoit.
 ??  ?? Gjatë turneut në Vietnam, nga e djathta:
O. Mema, Bytyçi, Frashëri, M. Janku (foto arkivi i MQD)
Gjatë turneut në Vietnam, nga e djathta: O. Mema, Bytyçi, Frashëri, M. Janku (foto arkivi i MQD)
 ??  ?? Partizani para ndeshjes me CDNA-në: Trajneri L. Boriçi, kapiteni M. Papadhopul­li, Bytyçi, Frashëri, Deliallisi etj.
Partizani para ndeshjes me CDNA-në: Trajneri L. Boriçi, kapiteni M. Papadhopul­li, Bytyçi, Frashëri, Deliallisi etj.
 ??  ?? Para një takimi në Kinë, gjatë fazës përgatitor­e (foto arkivi i QKGD)
Para një takimi në Kinë, gjatë fazës përgatitor­e (foto arkivi i QKGD)
 ??  ?? Para finales, Iljaz Dingu flamurmbaj­tësi. Nga e djathta: Zaho, T. Shehu, O. Mema, Pano, M. Janku, M. Ndini, F. Andoni, P. Bukoviku, Shllaku, Maliqati, Frashëri, Bytyçi, Papadhopul­li, Boriçi. (foto arkivi i SHB)
Para finales, Iljaz Dingu flamurmbaj­tësi. Nga e djathta: Zaho, T. Shehu, O. Mema, Pano, M. Janku, M. Ndini, F. Andoni, P. Bukoviku, Shllaku, Maliqati, Frashëri, Bytyçi, Papadhopul­li, Boriçi. (foto arkivi i SHB)
 ??  ?? Mbërritja në aeroportin e Tiranës (foto arkivi i QKMB)
Mbërritja në aeroportin e Tiranës (foto arkivi i QKMB)
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania