Panorama Sport (Albania)

Kontrata, Kukësi do rinovimin me Shkurtajn

27-vjeçarit i mbaron kontrata në verë, klubi shpreson të gjendet akordi si me Limajn

- SKERDILAID SULOZEQI Shembulli Limaj

Kukësi renditet në vendin e parë në kampionat, kjo për meritë të të gjithë ekipit, por veçanërish­t të liderit të sulmit, Vasil Shkurtaj.

Sulmuesi 27-vjeçar ka treguar një formë mjaft të mirë sportive, ku me golat dhe lojën e tij është kthyer në një prej pikave të referimit të Kukësit. Ai ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje të luajtura e këto shifra kanë bërë që lojtari jo vetëm të justifikoj­ë shifrën e paguar te Luftëtari (70 mijë euro) nga ana e presidenti­t Gjici, por edhe t'i tejkalojë pritshmëri­të. Deri në fund të sezonit sulmuesi ka si qëllim të kalojë shifrën e 20 golave dhe të shpallet kampion me Kukësin e më pas të kalojë në një kampionat më të fortë europian. Forma e tij e mirë dhe aftësitë sulmuese zgjuan interesin e disa klubeve jashtë vendit. Gjatë merkatos së janarit burime pranë klubit u shprehën se për lojtarin kishte ofertë nga

Holanda, por as shifra dhe as emri i klubit nuk u zyrtarizua. Presidenti Gjici nuk kënaqej me pak, shifra që ai kërkonte ishte jo e vogël, gjë që nuk u realizua. Gjithsesi, një gjë është e sigurt, që Kukësi nuk do ta humbasë Shkurtajn me parametra zero në verë. Sulmuesit shtatlartë i përfundon kontrata në fund të sezonit e lojtari me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit, por ekuacioni është nëse Kukësi do ta pranojë këtë vendim ose jo. Duke parë të gjitha këto elemente, drejtues të Kukësit, por edhe shokë të skuadrës i kanë shprehur lojtarit dëshirën që ai të rinovojë e të qëndrojë. Biseda zyrtare nuk ka pasur, vetëm informale. Qëllimi është i qartë, Kukësi dëshiron të mbajë "xhevahirin" e tij edhe për

sezonin e ardhshëm. Shkurtaj është pjesë e Kukësit që prej janarit të vitit 2019, kur firmosi për 1 vit e gjysmë. Ai ka një eksperienc­ë me disa klube të huaja, si: Panionios, Volos, Asteras Tripolis, Ksanthi, Aris, Roda në Holandë dhe Tondela në

Portugali.

Kukësi pati një shembull shumë të freskët sa u përket rinovimeve. Vesil Limajt i skadoi kontrata në janar, por te Kukësi ishin të sigurt për vazhdimësi­në me lojtarin, pasi kishin kryer biseda me të edhe më herët. Palët ranë dakord për aspektin financiar dhe lojtari firmosi edhe për 1.5 vite me nënkampion­ët. Ashtu si dhe Shkurtaj, Limaj ishte dhe është subjekt marketingu dhe shitjeje. Gjithsesi, një gjë tjetër është e vërtetë, presidenti Gjici është i fiksuar pas titullit kampion dhe nëse për cilindo lojtar të Kukësit nuk vjen një ofertë e bindshme, si ajo e Sindrit Gurit, është e vështirë që ai t'i lëshojë për shuma të vogla. Të mos harrojmë që Gjici ka paguar te Luftëtari 50 mijë euro për kartonin e Eduart Rrocës, 70 mijë euro për Vasil Shkurtajn, si dhe 50 mijë euro te Teuta për kartonin e Arbër Çyrbes, i cili nuk arriti pritshmëri­të e presidenti­t dhe u kthye sërish në Durrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania