Panorama Sport (Albania)

Galiani i thur elozhe, Tare: Të kapim Championsi­n

“Derbin s’do ta shoh, me Juven do të më shoqërojë Xhokoviç”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Për 31 vite e ka përjet uar si drejtues ku qezi, teksa në tre të fundit ka qenë një spektator VIP në shkallët e “San Siro”s. Adriano Galiani është njeriu i duhur për ta pyetur mbi emocionet e javës që paraprin derbin e Milanos. Ishadminis­tratori i “Djallit” ka treguar përjetimet e tij në një intervistë për “Radio One” e teksa pranon se nuk do ta ndjekë nga afër Milanin, premton një surprizë në shkallët e stadiumit për gjysmëfina­len e Kupës së Italisë.

Si e përgatit derbin një drejtues i Milanit?

Më duhet ta pranoj që është java më e rëndësishm­e e vitit. Në mendjen time është ende arritja e vitit 2003 me dy derbet që na vlejtën për finalen e Champions-it. Ato ditë më dukej sikur mbaja frymën. Pritja e Abiatit kundër Kallonit na dha finalen dhe trofeun. Për atë ndërhyrje dhe një tjetër në titullin e 1999-ës, Kristianit i dhurova një kontratë jete te Milani. Edhe sot më kap paniku kur mendoj se goditja e Kallonit mund të përfundont­e në rrjetë. Dy gjysmëfina­let me Interin janë derbet që kam përjetuar me një emocion të papërsërit­shëm.

Version i ri ky i Milanit me Ibrën. Si e vlerësoni impaktin e tij?

Kam qenë administra­tor në dy vitet e Zlatanit si kuqezi dhe e di fare mirë ndikimin që ka te shokët. Më kujtohet se si i gozhdonte në mur ata që nuk stërvitesh­in si duhet.

Sa do të ndikojë prania e tij ndaj Interit?

Nuk e di si është me shëndet, por besoj se nuk do të mungojë. Është stimul për shokët e ekipit dhe i tremb rivalët. E qaj akoma largimin e tij kur e shitëm për çështje bilanci.

Do të shkoni në stadium?

Jo, nuk do të jem, sepse duke qenë drejtues i Monzës

më duhet të jem në Siena për ndeshjen tonë atje. Derbin do ta shoh nëpërmjet celularit. Mund të shkoj në “San Siro” për gjysmëfina­len me Juventusin. Edhe Nole Xhokoviç më ka premtuar që do të na bashkohet për të parë Milanin.

Si e gjykoni sezonin aktual të Serisë A?

I ndjek të gjitha ndeshjet sepse unë jetoj me futbollin. Interit i duhen njohur meritat, por edhe Lacios. Këto

dy skuadra kanë ringjallur një kampionat i cili në sezonet e fundit nuk ka qenë edhe aq konkurrues.

Interi ka kontribuar shumë në këtë drejtim apo jo?

Është forcuar shumë si ekip, ashtu edhe klubi. Projekti më duket i saktë dhe djali i presidenti­t është shumë inteligjen­t dhe i përulur. Interi ka ide fituese, megjithëse me këtë Juventus çdo gjë është më e ndërlikuar. Nëse kampionati është ende i hapur më duhet të them “rroftë Interi” dhe “rroftë Lacio”.

Meqë jemi te Lacio, çfarë mendimi keni për drejtorin Tare?

Shumë, shumë i zoti. Ka zbuluar shumë futbollist­ë të cilët i ka afruar për shuma të vogla dhe më pas i ka shitur me çmime të majme. Ky aspekt është thelbësor për karrierën e një drejtori sportiv. Mbaj mend që disa herë jemi grindur në dhomat e zhveshjes, por Igli është një profesioni­st i zoti.

A është Kristiano Ronaldo më i miri i të gjitha kohërave?

E pamundur të bësh krahasime mes epokave të ndryshme. Kur takova Van Bastenin në ceremoninë e çmimeve “FIFA” u ula në gjunjë e i putha dorën. I thashë që nuk kisha parë një sulmues si ai te Milani që kur ishte larguar nga futbolli. Në 31 vite si drejtues kam parë lojtarë normalë që të luajnë 15 vite te Milani e talente që kanë humbur rrugën në pak kohë. Suksesi arrihet lehtë, por në majë nuk qëndrohet kollaj. Shembulli i Ronaldos është fantastik. Ai vazhdon të stërvitet e të ruajë nivelin e tij prej vitesh. E admiroj.

Teknologji­a po shton polemikat apo ndihmon?

Polemikat janë zvogëluar që kur ekziston VAR-i. Në tenis ka një kamera nga lart, “Syri i Fajkoit”, që vendos nëse topi është brenda apo jashtë fushë. Nëse do të ekzistonte kjo lloj teknologji­e në golin e Muntarit do të na ishte dhënë i rregullt.

Të dielën dinastia e Maldinëve u shtua me Danielin që debutoi me fanellën kuqezi...

Milani është skuadra e vetme në botë që ka pasur babë e bir si kapitenë dhe fitues të Ligës së Kampioneve. Reali ka pasur Sançisët, por babë e bir, edhe pse kanë fituar Champions-in, vetëm njëri mund të mbante shiritin e kapitenit. Uroj që Danieli të ketë fatin e babait dhe të gjyshit, sepse do të ishte diçka sa unike aq edhe e bukur.

Për ta mbyllur. Keni ndonjë këshillë për drejtuesit e Milanit?

Një nga gjërat që nuk honeps dot janë kritikat ndaj drejtuesve të rinj kur klubi ndryshon pronarët. Nuk do të ishte aspak elegante. Unë mbetem një tifoz i çmendur pas Milanit dhe nuk do të jap asnjë këshillë për dy miq si Bobani dhe Maldini. Le t’i lëmë të qetë në punën e tyre.

 ??  ?? Thomas Strakosha gjatë një ndeshjeje kundër Milanit
Thomas Strakosha gjatë një ndeshjeje kundër Milanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania