Panorama Sport (Albania)

Vllaznia-Tirana, Malota dhe Muça ndezin sfidën sfidën e gjigantëve

“Ju tregoj ditët e errëta dhe kthimin pas 2 vitesh e gjysmë”

- OLSI AVDIAJ

Gentian Muça është rikthyer më i fortë se kurrë. Mbrojtësi bardheblu dhe zëvendëska­piteni i skuadrës prej ndeshjes me Kukësin është një nga më të mirët për Tiranën. I rikthyer titullar pas më shumë se dy vitesh e gjysmë, në një intervistë ekskluzivë për “Panorama Sport”, Genti rrëfehet për jetën e tij këto tri vitet e fundit. Nga fundi dhe lufta për jetën, deri te fusha e lojës, guximi për të vendosur që të rikthehej në fushë, duke qenë shembull për të gjithë. Nga fëmijët e deri tek ata që jetojnë me ëndrra dhe shpresë që me besimin në Zot dhe këmbëngulj­e, mund t’ia dalësh kurdoherë.

Gentian Muça, riktheheni titullar pas gati tri vitesh. Takimin e fundit në Superiore e keni në marsin e 2017ës me Korabin, por që me ndeshjen e parë në fushë jeni kthyer si lider, duke qenë shembull për të gjithë...

Është e vërtetë. Më 7 mars bëhen tri vite nga dëmtimi. Ka qenë sfida në Shkodër. Do ta them gjithë jetën dhe e përsëris shumë shpesh. Falënderim­i është për Zotin. Edhe vetë nuk e kisha çuar në mend diçka të tillë. Aq më tepër që dëmtimi ndodhi edhe në një moment delikat për skuadrën. Shpresoj që gjërat e pakëndshme t’i kemi lënë pas dhe më e mira të jetë duke ardhur.

Duket diçka e thjeshtë, por si kanë qenë këto tre vite për Gentin?

Plot shpresë kanë qenë, plot edhe me vështirësi, por duke menduar gjithmonë për më të mirën, duke i thënë vetes që kjo gjendje është e përkohshme dhe që momenti keq të kalojë. Njëlloj ashtu siç thotë Zoti: Pas momentit të vështirësi­së do të vijë lehtësimi.

E menduat ndonjëherë ta linit sportin dhe të thoshit: “Boll...”?

Të them të vërtetën, ka qenë disi e komplikuar situata, sepse në fillim gjërat nuk ishin aq të rënda. Pas operacioni­t të parë e kisha në mendime sportin, por kur e pashë që gjërat u ndërlikuan thashë: “Stop”. U pozicionov­a te jeta ime. Ishte ajo primare.

Fituat një luftë të madhe jashtë fushe dhe jeni shembull për të gjithë dhe për të rinjtë në veçanti, duke treguar se asnjëherë njeriu nuk duhet të dorëzohet?

Ju falënderoj për fjalën. Pasi u bëra mirë, në vetvete e kisha qëllim kthimin në sport. E kisha motiv që kur të më lejonte shëndeti të kthehesha, por jo sa për të kaluar radhën. Kur mora sinjalet e para pozitive nga mjekët dhe vetvetja, e ndava mendjen që do të rikthehesh­a më mirë se çfarë kisha qenë në të shkuarën. Ky ishte edhe motivi im gatë këtyre muajve. Ajo që kalova është një proces i gjatë dhe fizikisht do të rritem shumë.

Si e latë dhe si e gjetët Tiranën? Ka lënguar prej vitesh...

Është e vërtetë. Nëse në jetën time, nëse mund ta themi kështu, preka pikën më të ulët, kjo ndodhi edhe me Tiranën. Shpresoj që ringritja ime të përkojë edhe me sukseset dhe ringritjen e Tiranës.

Keni një vit e gjysmë që stërviteni, por titullar u rreshtuat vetëm nëntorin e shkuar. Mund të ishit kthyer më shpejt?

Të them të vërtetën, e kam kërkuar edhe më përpara që të ndihmoja ekipin sepse isha në gjendje të mirë. Kam qenë prezent në skuadër që prej ditës së parë të rikthimit. Kam qenë në aktivitet të plotë për rreth një vit. Gjatë këtij viti kam zhvilluar ndeshje me ekipin B, për të mos humbur kontaktin me lojën dhe fushën. Ndryshe është fusha dhe ndryshe është loja. Stërvitja është diçka, ndeshja është diçka tjetër. Për të mos folur edhe për fazën përgatitor­e e me radhë. Çdo gjë ndodh me plan apo me caktim që ne nuk e kemi në dorë, por do të kisha dashur që të më jepej mundësia pak më parë.

Dakord, por dikush do të thoshte: “E munda sëmundjen. Tani shijoj jetën”. Kokëfortë për mirë që të merrnit atë që humbët?

Jo kokëfortë. Kurrë nuk do t’i kisha bërë dëm vetes me atë egon time, injorancën time për sa i përket fushës së mjekësisë.

Ama me garancinë e mjekëve, vendosa të rikthehem. Kështu, përderisa ishte mundësia, nuk kisha pse të tërhiqesha. Duhet t’u them të gjithëve që nuk ishte diçka e lehtë. Dhimbje e sakrifica pa fund, por që ia vlejtën shumë. Duhet ta pranoj se Tiranën e lashë në një moment jo të mirë, por jo aq sa për të prekur fundin. Ndryshimi nga atëherë me tani është fakti që ne kemi mësuar nga e kaluara, edhe pse e trishtë. Gjithsesi, mësimet do të na vlejnë për vazhdimësi­në. Për t’i zeruar këto gjashtë fitore në kampionat dhe për t’i vënë synim vetes që të arrijmë më shumë. Disa thonë që kemi bërë shumë, por në të njëjtën kohë mund të them se nuk kemi bërë asgjë.

Çfarë ndryshimi ka kjo skuadër në vite, parë nga brenda dhe jashtë?

Janë një sërë faktorësh. Këtë vit, natyrisht, grupin dhe gjërat duket sikur i ka orkestruar dikush nga lart. Të jeni të bindur që nëse të gjithë takticienë­t të ishin mbledhur nuk do ta kishin sjellë Egbonë në derbi. Ndoshta unë nuk do të kisha luajtur ende. Shumë faktorë të tjerë u shtuan, si stadiumi i ri. Pesëvjeçar­i pa fituar në derbi. U bë një unitet i gjithanshë­m, sepse që prej asaj fitoreje në derbi askush nuk mund ta specifikoj­ë se si erdhi gjithë ky ndryshim. Mendoj se duke përfshirë të gjithë lojtarët kishte një ndjenjë të përbashkët se në atë ndeshje me Kukësin ishim afër greminës. Trajneri tani na e thotë shpesh para çdo takimi. Duhet të kujtojmë se ku ishim dhe ai takim me Partizanin ishte gjithçka për ne. Jo sepse ishte derbi, por në atë ndeshje rrezikonim shumë.

Ndoshta ju e mbivlerëso­nit dhe nënvlerëso­nit njëkohësis­ht veten, në bazë të rezultatev­e?

Ne e nisëm mirë kampionati­n.

Rezultatet dhe paraqitjet na vunë në krye për të qenë pretendent­ë. Ndoshta nuk e besonim që në një moment të caktuar do të çedonim. Frika e humbjes, që duhet thënë se ka ndodhur edhe më parë, solli një situatë shumë të pështjellu­ar, solli zhurmë, negativite­t. Nga mënyra se si u sollën ngjarjet u krijua një vorbull që ndikoi drejtpërdr­ejt te rendimenti i lojtarëve. Presioni ishte shumë i madh. Po, falë Zotit, shkaqeve që përmenda më lart dhe tifozëve, arritëm që në momentin më të vështirë tonin të dilnim më ballëlartë dhe të merrnim iniciativë­n dhe kontrollin e vetes sonë. Kjo është ajo që ka ndodhur në fushën e lojës.

Jeni kthyer në qendër të mbrojtjes, duke sjellë pjekurinë, qetësinë dhe shumë cilësi për një lojtar lider në skuadër?

Ekipi në përgjithës­i është më i disiplinua­r nga ana tak

tike. Besoj se kemi eliminuar aventurat në krahët e mbrojtjes dhe në mesfushë. Kemi lojtarë më të përgjegjsh­ëm. Tani kemi lojtarë që mendojnë se tani duhet ta ndihmojnë skuadrën dhe duhet ta mbrojnë rezultatin. Në këtë moment mund të jetë që ti ke shënuar një apo dy gola, por nuk lufton me qetësi dhe pëson gol, atëherë është e kotë. Tani lojtarët kanë ndjenjën e përgjegjës­isë dhe goli që shënojnë individët zhvlerësoh­et menjëherë dhe kështu nuk ndihmon skuadrën dhe veten e tij. Nuk është vetëm prania e Gentit, është ndërgjegjë­sim kolektiv për gjithçka djemtë bëjnë në fushën e lojës. Ky është një lloj edukimi i skuadrës në mbrojtje.

Cila është dita më e mirë dhe dita më e keqe e Gentit në sport?

Sigurisht ajo ditë që ra Tirana nga kategoria është më e

rënda. Është një plagë që nuk mbyllet kurrë. Ka qenë një ditë e trishtë. Nuk e di se çfarë mund të bëhet që të harrojmë atë ditë. Thjesht ne duhet t’ua kompensojm­ë dhe lehtësojmë tifozëve atë plagë të rëndë për gjithë tifozët bardheblu. Në aspektin personal nuk ka nevojë ta themi.

Keni marrë mesazhe dekurajues­e në momentin e rikthimit në stërvitje?

Të them të vërtetën, jo. Sigurisht, pas asaj që më ndodhi, njerëzit ishin kuriozë dhe thoshin si rrezikon kaq shumë për diçka, për të cilën nuk ia vlen të rrezikosh përsëri, duke pasur parasysh edhe moshën e me radhë. Fati im i keq ishte se unë u dëmtova në moshën më të mirë të sportit, kur po jepja maksimumin. Humba tri vite, por ndoshta do t’i kompensoj në vazhdim, sepse nuk i kam bërë ato kilometrat e duhura për një sportist.

Duket si shabllon, por

çfarë i thotë Gent Muça kur e sheh veten në pasqyrë sa herë që ngrihet në mëngjes?

I them: “S’kemi mbaruar punë bashkë”.

Fituat me Teutën në një ndeshje me përmbysje...

Kemi fituar një takim me një kundërshta­r shumë të vështirë. Është një skuadër që mbrohet shumë mirë në prapavijë. Skuadra që kishte pësuar më pak gola dhe sa herë që shënonte nuk ia ktheje dot rezultatin. Në këtë ndeshje kemi kthyer disa tabu. Karakteri që ka treguar skuadra duke përmbysur ndeshjen që në pjesën e parë të jep kurajë e motiv që kjo skuadër nuk është ngopur, është me këmbë në tokë. Por festa mbaron menjëherë pas ndeshjes. E dinim që do të kishim rastet tona, por e zgjidhëm mirë nga ana taktike ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk dolëm në aventurë. Mund të kishim shënuar më shumë, por më mirë të krijomë

shumë raste dhe të shënojmë, sesa të krijojmë një rast dhe të na mërzitet futbolli.

Kukësi, ju e njihni mirë atë ambient?

Kukësi ka ndryshuar shumë nga koha kur luaja unë. Ka një skuadër të kompletuar dhe meriton të kompliment­ohet për këtë gjë, qoftë trajneri dhe klubi. Kanë një identitet të tyrin. Nuk mendoj se janë të pathyeshëm. Treshja lart dhe mbështetës­it Musolli e Limaj e bëjnë skuadër kompakte dhe me cilësi në fazën e sulmit.

Partizani?

Ndoshta Partizani pësoi fatin tonë që morëm rezultatet negative pas derbit të parë. U dha kuptim edhe problemeve tona. Merrnim shumë rezultate dhe me Partizanin dështonim dhe hynim në krizë. Tani kjo histori ka kaluar tek ata. Humbëm me Partizanin dhe pastaj bëmë një rënie të lirë. Sa e morëm veten nuk

vlente më. Këto janë pasojat e derbit, por jo vetëm... Me kualitetet që kanë mund të bëjnë më shumë.

Tifozët?

Të gjithë nga “Fanatics” e me radhë e meritojnë respektin pa kushte për atë që bëjnë për Tiranën, për mbështetje­n që i japin skuadrës. Këto ditë u fol edhe për stadiumin, por shumë tifozë thoshin: “Luani ku të doni edhe në Hënë do të vijmë t’ju shohim”.

Tani luani me Vllazninë në Shkodër...

Është një ndeshje delikate dhe do të jetë e luftuar. Besoj se stadiumi dhe populli i Shkodrës të lë të luash futboll cilësor. Shpresoj që kualitetet tona të bëjnë diferencën.

Titulli, një fjalë që nuk duhet të përmendet?

Nuk duhet të kemi fobi apo të jemi superstici­ozë në këto gjëra. Unë nuk u besoj. Fjala titull për ne është të fitojmë

ndeshje pas ndeshjeje. Sigurisht nëse fitojmë ndeshjen e radhës, jemi për titull.

Si është një ditë e Gentit në riaftësim e sipër?

Ai dyorësh që ti punon paradite ose pasdite, i kushtëzohe­t gjithë dita. Krahas futbollit nuk mund të bësh gjithçka, ndonëse unë krahas futbollit po ndjek studimet tek Universite­ti i Sporteve. Pasdite jam atje për 2-3 orë. Lëvizjet i kam të kufizuara. Tani që jam edhe familjar, ora tetë na gjen në shtëpi.

Le ta mbyllim këtë intervistë me një falënderim për këdo që të dëshiron zemra?

Si fillim, falënderoj Zotin për këtë mundësi të dytë që më dha, qoftë personale dhe profesiona­le. Familjen time në krye. Njerëzit që më kanë mbështetur. Klubin Tirana dhe tifozët e Tiranës që më kanë përkrahur dhe mbështetur në çdo moment dhe sigurisht që më kanë pritur.

 ??  ?? Renato: Të mos e vendosë gjyqtari, jemi bërë ekip i frikshëm Genti: Në Shkodër do jetë spektakël, po fituam jemi për titull
Renato: Të mos e vendosë gjyqtari, jemi bërë ekip i frikshëm Genti: Në Shkodër do jetë spektakël, po fituam jemi për titull
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania