Panorama Sport (Albania)

Rashica eliminon Dortmundin, sot radha e Bajernit

Sulmuesi kosovar eliminon Borusian nga Kupa

-

Një ndeshje spektakola­re ishte ajo e mbrëmshmja midis Verder Bremenit dhe Borusias së Dortmundit për 1/8-at e Kupës së Gjermanisë. Vendësit fituan me rezultatin e ngushte 3-2 përballë skuadrës së Favresë që tani duhet të fokusohet vetëm në kampionat dhe në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, pa dyshim një turne i sfumuar ky edhe për faj të trajnerit zviceran, i cili ngurroi që të hedhë nga minuta e parë gjigantin Erling Haland, i cili la edhe dje vulën e tij. Ndonëse, kjo nuk mjaftoi, pasi norvegjezi­n e mposhti një ndeshje thjesht e çmendur e kosovarit Milot Rashica, që meritoi pa dyshim vitrinën e duelit të djeshëm, duke frymëzuar golin e parë të Zelkes dhe duke shënuar atë final që vendosi shifrat në 3-2 dhe rrjedhimis­ht edhe kualifikim­in për në çerekfinal­et e Kupës së Gjermanisë.

Golat - Verder Bremeni, sigurisht i shtyrë edhe nga tifozëria e tij, surprizon Dortmundin, duke u treguar shumë agresiv që në minutat e para dhe shumë shpejt do të gjente edhe avantazhin e merituar. Në të 18-ën, Borusia nuk arrin të spastrojë siç duhet zonën dhe topi shkon në këmbët e Rashicës, që pasi driblon një mbrojtës kundërshta­r godet në hyrje të zonës. Portieri i verdhezinj­ve nuk e bllokon topin dhe Zelke e shtyn në rrjetë nga pak centimetra. Kalojnë vetëm 12 minuta dhe vrulli i të gjelbërve vlerësohet sërish, teksa Bitenkurt lëshon një predhë

ajrore nga 30 metra. Dortmundi është i shokuar dhe Favre nuk ka se çfarë të presë më, pasi në fillimin e fraksionit të dytë të lojës dhe me disavantaz­hin e dyfishtë lë në dhomat e zhveshjes Hazardin dhe hedh në mes të "turmës" Halandin. Talenti norvegjez konfir

mon shifrat e frikshme, sepse nëse në 135 minuta në Bundesligë ka shënuar 7 gola, dje iu deshën 22 minuta në lojë për të ngushtuar diferencën, duke shtyrë në portën e boshatisur një pasim të Brandt. Por kush mendoi se ndeshja u rihap, ai që i vë vulën

takimit të paktën për momentin ishte Milot Rashica, me kosovarin që në të 70-ën, tri xhiro kronometri pas golit të Halandit dërgon shifrat në 3-1. Sulmuesi i Verderit merr një top nga Osako, e shtyn sferën deri në hyrje të zonës dhe me një të djathtë perfekte diagonale shënon. Gjithsesi, ndeshja e djeshme dukej sikur nuk do të përfundont­e kurrë, sepse në të 78ën Dortmundi reagon sërish dhe dërgon shifrat në 3-2 me një gol spektakola­r, një goditje "alla Del Piero" që lë të ngrirë portierin vendës. Borusia zgjohet, por për golin e tretë kërkon edhe mashtrimin për ta gjetur, pas një tentative simulimi të Reinas për të fituar penallti, ndërsa rastin e fundit të rrezikshëm e ka Haland, por goditja e tij me kokë bllokohet poshtë traversës nga portieri Pavlenka. Në fund, festa është e gjitha për Verderin që triumfon 3-2 dhe i tregon derën e daljes Dortmundit. Një portë, nga e cila vendosi të dalë edhe Lajpcigu, skuadra e dytë më e mirë e Bundesligë­s për momentin, e cila ra me rezultatin 3-1 në transfertë­n e Frankfurti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania