Panorama Sport (Albania)

Ligji i sportit gati, përçahet liga e klubeve

Vetëm pesë ekipe në mbështetje, kontradikt­ë për...

- OLSI TUJANI LIGJI I SPORTIT LIGA, E PËRÇARË

Prej thuajse një viti, në arenën e diskuti meve sportive dhe jo vetëm, është diskutuar domosdoshm­ëria e një ligji të ri për sportin. Që pas zotimit të kryeminist­rit Edi Rama se do të ketë një paketë me ndryshime ligjore për t'i ardhur në ndihmë sportit, me lehtësira dhe nevoja imediate, atëherë edhe vetë bota e sportit ka pasur qasjen e saj për mënyrën si do ta kërkojë miratimin e tij. Për këtë, së fundmi, Liga Profesioni­ste e Futbollit ka pasur edhe një mbledhje ku duket qartësisht që është e përçarë.

"Panorama Sport", nga burime të besueshme, ka mësuar se sot pritet që qeveria të kalojë për miratim paketën e re ligjore, e cila do të jetë në mbështetje të sportit. Në bazë të diskutimev­e që janë bërë mes grupeve të specialist­ëve, përfaqësue­se të qeverisë dhe të federatave sportive, në parim është rënë dakord që të miratohet rimbursimi për 20% të tatimfitim­it për ato subjekte që investojnë në futboll dhe 10% për ato subjekte që do të investojnë në sporte të tjera. Prej ditësh, grupet e punës kanë diskutuar ndërmjet tyre edhe çështjet e tjera se si do të funksionoj­ë ligji, si do të bëhet i mundur detyrimi për subjektet që të financojnë proporcion­alisht me tolerancën fiskale që u bëhet etj.

Dje, Liga Profesioni­ste e Futbollit ka zhvilluar takimin e radhës, i cili ka konfirmuar edhe përçarjen e klubeve të Superiores për qasjen që do të kenë ndaj qeverisë. Në harkun kohor të 12 ditëve, ka pasur dy mbledhje të ligës, në të cilat është konfirmuar se vetëm pesë klube janë të gatshme që ta mbështesin kërkimin e ligjit deri me bojkot të garës. Partizani, Kukësi, Flamurtari, Bylisi dhe Vllaznia, me mungesë në të dyja mbledhjet, kanë shfaqur dukshëm qëndrimin që nuk e mbështesin kërkesën ndaj qeverisë deri në bojkot. Dje, të pranishëm në mbledhje kanë qenë Tirana, Laçi, Teuta, Luftëtari dhe Skënderbeu. Liga dhe bota e futbollit do të jenë me sytë nga parlamenti i Shqipërisë, se çfarë pakete ligjore do të miratohet, dhe më pas do të vendoset për hapat e radhës që do të ndiqen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania