Panorama Sport (Albania)

Ron Broja: Partizani e përmbys... Kupën

"'Dardanët' apo kuqezinjtë? Jemi një komb, qëndroj te Kosova"

- ILIR CARA

Partizani mori një fitore të pastër, 3-0, në Gjirokastë­r dhe për autorin e golit të dytë, Ron Broja, ky sukses do t'i shërbejë ekipit për të krijuar vazhdimësi­në në rezultate. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Broja tregoi arsyet pse ekipi ka pasur luhatjet e fundit, si dhe çfarë pritet në kampin e kuq në javët në vijim. 23vjeçari nuk e fsheh lumturinë e golit të...

Partizani mori një fi tore të pastër, 3-0, në Gjirokastë­r dhe për autorin e golit të dytë, Ron Broja, ky sukses do t'i shërbejë ekipit për të krijuar vazhdimësi­në në rezultate. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Broja tregoi arsyet pse ekipi ka pasur luhatjet e fundit, si dhe çarë pritet në kampin e kuq në javët në vijim. 23-vjeçari nuk e fsheh lumturinë e golit të parë me fanellën e kuqe dhe premton se të tjerë gola do të vijnë. Ka munguar në dy ndeshjet e luajtura në "Air Albania", por, sipas tij, nuk meritonte kartonin e kuq ndaj Skënderbeu­t. Ai beson se dueli i tretë në stadiumin e ri do të fitohet nga "demat". Broja pohoi për gazetën se Partizani nuk është dorëzuar dhe do të luftojë deri në fund për të dy trofetë dhe ka besim se do ta përmbysin humbjen turpëruese me Besëlidhje­n. Sa i përket Kombëtares, ai nuk e mendon të ndryshojë ngjyra, duke vijuar me Kosovën deri në fund. Ron, sa e rëndësishm­e ishte fitorja që morët ndaj Luftëtarit dhe a mund të nisë nga këtu kthesa e rezultatev­e? Një fitore shumë e rëndësishm­e, e cila do të na ndihmojë për vazhdimësi­në e kampionati­t. Çdo skuadër kalon situata të tilla në kampionat, por kam besim se pas trepikëshi­t në Gjirokastë­r do të ringrihemi dhe arrijmë disa fitore me radhë.

Nga se kanë ardhur luhatjet e shumta të ekipit në këtë sezon?

Janë disa faktorë që kanë ndikuar në këto luhatje. Për mua ka qenë mungesa e fatit në ndeshje të veçanta, lëndimet e disa lojtarëve, por edhe pezullimet nga kartonët.

Në Gjirokastë­r shënuat

golin e parë me Partizanin. Tani a duhet të besoni më shumë te vetja dhe të godisni më shpesh portën? Goli i parë pa dyshim që mbetet i veçantë, aq më shumë që vija pas një kartoni të kuq të pamerituar ndaj Skënderbeu­t. Pa dyshim që ky gol më ka bërë të lumtur dhe besoj se do të shënoj edhe gola të tjerë me fanellën e Partizanit. Të shtunën prisni Flamurtari­n në kryeqytet, në letër një ndeshje e lehtë për t'u fituar... Ndaj Flamurtari­t mund të duket ndeshje e lehtë në letër për Partizanin, por ne po përgatitem­i për një sfidë të vështirë në fushë. Nuk ka ndeshje të lehta në këtë kampionat. Megjithatë, nëse luajmë si ndaj Luftëtarit, besoj se do arrijmë fitoren. Lerda apo Sormani? Me modelin e cilit nga këta dy trajnerë ndiheni më rehat në fushë? Me të dy trajnerët jam ndier mjaft mirë. Çdo trajner ka stilin e tij dhe ne si lojtarë mundohemi t'i përshtatem­i. Jeni 7 pikë larg Kukësit. A besoni se Partizani do t'ia dalë që ta mbrojë titullin e fituar vjet? Diferenca me kreun për mua nuk është e madhe dhe duke ditur se janë edhe 16 ndeshje për t'u luajtur, besoj shumë te fitimi i titullit kampion nga Partizani në fund të sezonit. Sipas jush, cili është rivali më i fortë për Partizanin: Kukësi, Tirana apo ndonjë ekip tjetër? Mendoj se me dy skuadrat e para do të luftojmë deri në fund të kampionati­t për fitimin e titullit. Stadiumi i ri nuk ju ka sjellë fat, pasi keni munguar në dy ndeshjet që ka luajtur ekipi dhe është mundur. Është rastësi apo edhe në të

shkuarën jeni ndëshkuar shpesh me kartonë?

Mendoj se kartonët janë dhënë shumë lehtë ndaj meje dhe në ndeshjen e dytë ndaj Kukësit nuk e meritoja që të mos isha në fushë. Besoj se në ndeshjen e tretë që do të luajë ekipi në "Air Albania" do të jem në fushë dhe do të fitojë Partizani. Aventura te Partizani ju ka sjellë fat, pasi u grumbullua­t dhe debutuat me përfaqësue­sen e Kosovës. Çfarë synoni në vazhdimësi? Partizani është një klub i madh dhe jam shumë i lumtur për ftesën që mora nga përfaqësue­sja e Kosovës. Shpresoj që fati që më solli Partizani të vazhdojë duke qenë vazhdimish­t pjesë e përfaqësue­ses. A ju tundon dëshira që ta lini Kosovën për Shqipërinë, nëse ju ftojnë, pasi akoma nuk keni luajtur ndeshje zyrtare me "Dardanët"? Pa dyshim që është zgjedhje e vështirë sepse jemi një komb. Por gjersa jam pjesë e Kosovës, do të vazhdoj që të qëndroj aty. Keni pësuar një humbje të thellë në Lezhë. A mendoni se Partizani mund ta përmbysë këtë rezultat dhe të kualifikoh­eni në Kupë? Ishte një ndeshje për t'u harruar, por besojmë shumë se do ta kthejmë rezultatin në takimin e dytë dhe të vazhdojmë më tej në Kupë. Si ndihet Broja te Partizani dhe çfarë ju pëlqen më shumë nga Tirana si qytet? Te Partizani jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të realizojmë edhe objektivat e klubit. Sa i përket Tiranës, më pëlqen gjithçka në këtë qytet.

Cili është miku juaj më i mirë te Partizani?

Me të gjithë shokët e skuadrës ia kaloj shumë mirë, por më shumë kohë kaloj me Belicën dhe Malën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania