Panorama Sport (Albania)

Super-Goga, fiton Kupën me spektakël

Pas kampionati­t, ekipi privat rrëmben një tjetër trofe

- ABDULLA DUSHKU

Goga Basket vijon të shkruajë historinë e klubit, ku pasi fitoi titullin e parë kampion vetëm disa muaj më parë, këtë herë i shton palmaresit edhe Kupën e parë të Shqipërisë, në basketboll për meshkuj. Skuadra private nga Durrësi triumfoi dje në një finale ndaj Vllaznisë me rezultatin 80-70. Sfida e zhvilluar në sallën "Feti Borova" të kryeqyteti­t dhuroi shumë emocione për të pranishmit që kishin mbushur pjesën më të madhe të sallës. Ashtu si një ditë më parë, në takimet gjysmëfina­le, të dyja skuadrat kanë dhënë spektakël në parket, duke luajtur me guxim e besim deri në fund, teksa ka fituar skuadra që e ka menaxhuar më bukur ndeshjen. Vllaznia ka kryesuar madje deri në 12 pikë, ku i ka fituar dy periodat e para, 14-19 dhe 20-25, duke e mbyllur pjesën e parë me 10 pikë diferencë (34-44). Goga Basket i është kundërpërg­jigjur me të njëjtën monedhë në fraksionin e dytë pasi ka triumfuar në dy periodat e tjera 22-12 dhe 24-14, duke e mbyllur takimin me 10 pikë më shumë se Vllaznia.

NDESHJA - Një interesim i jashtëzako­nshëm dhe një sallë e mbyllur me tifozë nga të dyja kampet, ku më të shumtë ishin shkodranët, të përfaqësua­r nga grupimi "Power - 12", bënë që atmosfera të ishte elektrizue­se dhe loja kishte entuziazëm dhe gjallëri. Perioda e parë nis me një pikë të shënuar nga gjuajtjet personale të Stojaçiç për Gogën, por kundërpërg­jigjja e Vllaznisë me Ross ka qenë e menjëhersh­me me 5 pikë, një 2pikësh dhe më pas një 3-pikësh. Vijon të kryesojë Vllaznia deri në fund të periodës teksa e ka mbyllur 14-19. Në periodën e dytë, fillimi është për Gogën, që kërkon me anë të Blagojeviç të ngushtojë shifrat. Ndërsa trajneri i durrsakëve, Afrim Bilali,

duket disi i acaruar dhe ka ankesa ndaj arbitrit Gjoni. Vllaznia sërish luan më mirë se kundërshta­ri dhe e fiton edhe periodën e dytë të lojës në shifrat 20-25. Pas pushimit, Goga Basket duket krejtësish­t një tjetër skuadër, ku këshillat e dhëna nga Bilali japin menjëherë rezultat.

Blagojeviç dhe Allen për herë të parë barazojnë shifrat në rezultatin e përgjithsh­ëm 52-52. Kështu baraspesha do të vijojë deri në përfundim të periodës së tretë 56-56. 10minutësh­i i fundit nis në ekuilibër të plotë, por Goga duhet të vuajë disi mungesën

e Thanos që largohet pas 5 gabimeve personale. Gjithsesi skuadrën e udhëheqin tre lojtarët e huaj si Jones, Stojaçiç e Allen, duke e çuar ekipin privat te fitorja e madhe 80-70. Jones me 17 pikë dhe Blagojeviç me 16 ishin më të mirët në finale për Gogën, ndërsa 23 pikët e

amerikanit Voss nuk mjaftuan për t'i dhënë suksesin Vllaznisë. Në fund të takimit në parket shpërthen festa e durrsakëve, ku dhe zhvillohet ceremonia e dorëzimit të trofeut, me presidenti­n e FSHB-së, Avni Ponari, që ia dorëzon kupën kapitenit Niko Thano.

 ??  ??
 ?? FOTO: F.Hazisllari ?? Goga Basket, fituese e Kupës së Shqipërisë 2020
FOTO: F.Hazisllari Goga Basket, fituese e Kupës së Shqipërisë 2020

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania