Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Tirana 7.5 - Bardheblut­ë janë të pandalshëm me Emanuel Egbonë në stol. Edhe kur janë në disavantaz­h, tregojnë forcë karakteri dhe përmbysin Teutën brenda pjesës së parë. Këtë herë ua bën të lehtë një gafë e portierit kundërshta­r, Frashëri, që dikur ka mbrojtur portën e Tiranës. Megjithatë, skuadra vazhdon të tregojë një formë të mirë dhe gjashtë fitore radhazi në kampionat deri më tani nuk i ka bërë askush.

Kukësi 7.5 - E mbyll shumë shpejt ndeshjen në Vlorë, edhe pse me kalimin e minutave toleron dhe rrezikon disi. Me kualitetet që ka është në gjendje të shënojë në çdo moment. Shkurtaj bën diferencën me dy gola, por për t'i dhënë qetësi ekipit mendon kapiteni Musolli.

Laçi 7 - Fitore me vuajte dhe tri pikë të arta që e ngjisin në vendin e tretë. Kurbinasit bëjnë lojën e zakonshme, por pasi shpërdoroj­në në pjesën e parë, gjejnë golin me Redon Xhixhën në të dytën. Një lajm i mirë është edhe fakti se ndeshjet nuk po zgjidhen vetëm nga Nuabueze, edhe pse skuadra ka treguar që ka qenë e varur nga golat e sulmuesit.

Partizani 7 - Shpërthen në Gjirokastë­r me tre gola, por një dorë i jep edhe kundërshta­ri, pasi portieri gabon fatalisht. Megjithatë, që në start dukej qartë dëshira e të kuqve për të bërë kthesën. Barometri i këtij Partizani nuk është Luftëtari, por tri pikët qetësojnë skuadrën dhe kalendari i mirë në vazhdimësi mund ta afrojë me kryesuesit.

Vllaznia 6 - E nis me gol në Ballsh dhe befas përmbyset për pesë minuta. Një skuadër me dy fytyra, por që gjithsesi ka forcë për të mposhtur çdo kundërshta­r. Merr një pikë në një fushë të vështirë, që natyrisht vlen. Mungesa e përqendrim­it në mbrojtje i dënoi kuqeblutë, pasi me pak kujdes mund të kishin arritur fitoren ndaj Bylisit.

Bylisi 5.5 - Grinta dhe dëshira për të bërë mirë nuk mjafton. Si rrallëherë në ndeshjet e luajtura në shtëpi, Bylisi gabon fatalisht në mbrojtje me dy topa të larguar keq nga zona. Gjithsesi, është në zonën europiane dhe barazimi me Vllazninë nuk mund të bëhet dramë.

Skënderbeu 5 - Nuk meritonte të humbiste për mënyrën se si luajti në Laç, por tani do të kishim folur ndryshe nëse në fundin e pjesës së parë arbitri do të kishte akorduar një penallti të pastër në favor të korçarëve. Ndëshkohet nga një goditje dënimi për mungesë vëmendjeje.

Teuta 5 - Të kalosh në avantazh dhe më pas të përmbysesh pa u mbyllur pjesa e parë, është e rëndë. Gabimi i Frashërit e goditi psikologji­kisht ekipin, që luajti për shumë minuta me një lojtar më pak pas daljes së Çyrbjes. Megjithatë, bëri një prezantim dinjitoz në Tiranë.

Luftëtari 4 - Ndryshimet në formacion dhe lëvizjet e pozicionev­e të disa lojtarëve e çorientuan ekipin ndaj Partizanit. Gafat e portierit debutues, Shala, e mbyllën historinë e takimit për 17 minuta.

Flamurtari 4 - Pëson gola naivë, pasi ka një mbrojtje gati të improvizua­r. Mundohet të rihapë takimin pas supergolit të Vrapit, por nuk mjafton, pasi sa herë "nervozon" Kukësin, e pëson sërish.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania