Panorama Sport (Albania)

Arbitrat nën hyqmin e FSHF-së, Pregja dhe Janku për “Guiness”

Analiza/ Tahir Kastrati ka dështuar, Sokol Jareci të marrë përgjegjës­i

-

Kur flasim sot për gabimet e vazhdueshm­e të arbitrave, nuk mund të kufizohemi vetëm me analizën ndaj atyre njerëzve me bilbil që zbresin në fushën e lojës dhe vendosin drejtësi. Kur gabimet janë të rënda dhe të shpeshta, atëherë vlen të diskutohet edhe performanc­a e sektorit të arbitrimit. Javën që shkoi, ra në sy fakti që nuk kishte në aktivitet asnjë gjyqtar kryesor apo anësor me stemën e FIFA-s. Ra në sy se "të rinjtë" që po u jepet shansi dhe po e shpërdoroj­në, ndoshta nuk janë ende gati për të marrë përgjegjës­i. Por pas kësaj lind pyetja: Si jemi sot me kolegjiume­t? Sa arbitra nga Vlora kemi? Sa nga Shkodra? Sa nga Korça? Po nga Gjirokastr­a? Po nga Fieri dhe Lushnja...?

Këto janë pyetje që do të duhej ta vendosnin në siklet sektorin e arbitrimit. - Disenjator­i Sokol Jareci, përveçse një menaxher i mirë, një i ri me perspektiv­ë në instancat drejtuese, ka përgjegjës­inë për përcaktimi­n e rëndësisë së një

ndeshjeje. Ka përgjegjës­i kur asnjë arbitër me stemën e FIFA-s nuk arbitron. Ka përgjegjës­i edhe për besimin, ndoshta të tepruar që u jep disa të rinjve që nuk janë ende të gatshëm që të

arbitrojnë ndeshje elitare. Natyrisht, ka edhe për detyrë që kërkojë që të zgjerohet rrethi i arbitrimit. Ai vuri fytyrën e tij në propagandë­n që iu bë akademisë së arbitrimit dhe tani duhet t'i dalë për

zot atij projekti.

- Tahir Kastrati, një profesor i nderuar, që prej më shumë se një dekade drejton Shoqatën e Arbitrave, por ajo sot është në ditët e veta më të errëta. Tërësisht e varur nga

kupola e FSHF-së, me po të njëjtët njerëz që qarkullojn­ë aty dhe me kolegjiume të rretheve në pikë të hallit. Sot gjendja e sektorit të arbitrimit është pasqyra ku Kastrati sheh çdo javë rendimenti­n e punës së tij...

- Bujar Pregja, kryetar i Kolegjiumi­t të Tiranës, anëtar i Komisionit të Vlerësimit dhe delegat i FSHF-së, pothuajse në çdo javë të kampionati­t. Një ish-gjyqtar i shquar, që sot e ka shtrirë influencën në disa sektorë. Pra, sot Pregja edhe përpilon listat se kush do të promovohet nga kolegjiumi që drejton, edhe i vëzhgon ata gjatë një ndeshjeje, edhe i vlerëson ata për punën që bëjnë pas një ndeshjeje. Skandaloze... E gjithë kjo bëhet me "bekimin" e shefave të FSHF-së.

- Albano Janku, ishgjyqtar i shquar, që sot punon në Komisionin e Vlerësimit të Arbitrave, është vëzhgues sistematik­isht nëpër ndeshje dhe më pas del të bëjë moviolën në TV. Pra, Janku i vëzhgon arbitrat për llogari të FSHF-së, i vlerëson ata publikisht dhe më pas u bën "procesin" edhe te Komisioni teknikogjy­kues. E paparë! Ky është një tjetër rast për t'u studiuar dhe tregon më së miri se në ç'derexhe është sot arbitrimi shqiptar.

 ??  ?? Sokol Jareci
Sokol Jareci
 ??  ?? Bujar Pregja
Bujar Pregja
 ??  ?? Albano Janku
Albano Janku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania