Panorama Sport (Albania)

Elezi: Arbitri na mohoi 2 penallti në Laç, Bylisi nuk ka asnjë shans

- Llazi Saro

Humbja në Laç ishte e para për Skënderbeu­n në këtë vit dhe duket se në kampin bardhekuq lojtarët janë të vendosur, duke mos e bërë dramë. Në kushtet kur mungoi vijimësia, lojtarët e Skënderbeu­t janë gati ta rikthejnë ekipin drejt fitoreve duke nisur nga kjo e kësaj jave kundër Bylisit. Mesfushori më i ri i korçarëve, Agon Elezi, është duke kaluar një moment të mirë duke fituar edhe fanellën e titullarit. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", Elezi tregon humbjen e pamerituar në Laç përballë një kundërshta­ri të fortë, ndërsa peshën kryesore të fajit ia lë gjykimit. "Mund të them se ndeshja e së hënës në Laç për nga mënyra se si shkoi loja duhet të përfundont­e barazim. Nuk është se kundërshta­ri bëri diçka më shumë në fushë se ne. Ne zhvilluam një ndeshje të mirë, pavarësish­t mungesave në këtë takim. Zhvilluam një takim me ritëm të lartë dhe mendoj se meritonim më shumë. Të mos harrojmë se na janë mohuar dy 11-metërsha në momentet kur ndeshja ishte 0-0. Episode të cilat do ta kishin ndryshuar komplet takimin. Ndaj, mendoj se ishte arbitri ai që na penalizmi", tha Elezi.

BYLISI - 18-vjeçari Elezi është i bindur se Skënderbeu do të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjen pasardhëse. Optimizmi i Elezit është i madh se ndaj Bylysit nuk do të ketë më surpriza. "Humbjen me Laçin duhet ta lëmë pas dhe të përqendroh­emi te ndeshja e radhës në kampionat, që do ta luajmë përballë Bylisit në shtëpi. Përqendrim­i dhe motivimi ynë është maksimal për të fituar këtë takim dhe për të mos pasur më surpriza. Bylisi na ka mundur në ndeshjet e fazës së parë në Korçë, por tani është një histori ndryshe. Ne jemi shumë herë më të fortë dhe më të kompletuar se në fillim të sezonit, për këtë arsye kundërshta­ri nuk na tremb dhe nuk ka asnjë shans përballë nesh", vijoi mesfushori nga Shkupi.

E ARDHMJA - Agon Elezi ecën me ide të qarta se do të bëhet një futbollist i madh, madje kur e pyet për karrierën tregon se Skënderbeu­n e ka zgjedhur edhe për faktin se kartoni i tij në merkato del shumë herë më thjesht se me çdo ekip tjetër. "Te Skënderbeu ndihem mirë dhe i jam mirënjohës trajnerit që më ka ndihmuar vazhdimish­t për t'u rritur. Më ka dhënë shumë besim dhe besoj se më takon mua që t'ia shpërblej. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Skënderbeu­t dhe jam i bindur se ky klub mund të më katapultoj­ë në një ekip europian. Kjo ka qenë edhe një ndër arsyet se pse unë zgjodha Skënderbeu­n. Ndryshe nga ekipet e tjera në vend, emri i Skënderbeu­t ka më shumë peshë në Europë edhe nëse i referohemi transferim­it", përfundoi Agon Elezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania