Panorama Sport (Albania)

Flamurtari zbret në fushë pa trajner, do mrekullinë ndaj Partizanit

Pritet kthimi i Troisit, ja çfarë i ka premtuar klubi

- Ermal Sika

Javën anti-Partizan, ku pritet mrekullia, Flamurtari e nisi pa trajner. Marcelo Troisi iku të hënën drejt Greqisë për të takuar familjen. Ky ishte justifikim­i i braziliani­t, që në Vlorë e presin të kthehet sot, pasi klubi i preu biletën vajtje-ardhje. E ndërsa u mendua se Troisi mund të largohej nga Flamurtari me këtë ikje drejt Greqisë, dje në Vlorë pati shenja se braziliani mund të rikthehet. Kjo, pasi në seancën e djeshme stërvitore që startoi në orën 14:30, ekipi doli nën drejtimin e ndihmësit portugez të Troisit. Dalja në stërvitje e përgatitës­it atletik forcon faktin se Marcelo Troisi do të vijojë të jetë trajner i Flamurtari­t. Mbetet për t'u parë se si do të rrjedhin gjërat në Vlorë dhe se sa do të mbijetojë trajneri Troisi.

PRAPASKENA - Qëndrimi i Troisit në Vlorë varet ngushtësis­ht nga dy elemente kryesore. "Panorama Sport" zbardh prapaskena­t që kthyen mendjen e trajnerit brazilian që ishte për t'u larguar. Kanë qenë drejtuesit e klubit, të cilët i kanë kthyer mendjen braziliani­t, me shpresën se lojtarët qe ka sjellë mund të federohen. Fakti që klubi e ka siguruar se kjo mund të ndodhë, ka bërë që braziliani të bëjë prapaktheu, edhe pse i bëri gati valixhet. Por, ditët e fundit vetë administra­tori Sinan Idrizi mësohet se i ka ofruar siguri Troisit për pagat. Mësohet se braziliani është interesuar pranë drejtuesve se çfarë po bëhet me pagat, duke kërkuar të paguhet, ndërsa ka marrë prej tyre premtim se çështja do të zgjidhet. Këto dy premtime e mbajnë mesa duket ende me shpresë trajnerin Troisi. Por, nuk është çudi që trajneri të largohet nëse Bruno Lipi, Uelder Kosta, Indio Oliveira dhe Lukas Ramos, që vijojnë të qëndrojnë në Vlorë, nuk do të federohen. Shanset janë të pakta për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare. Si kusht Troisi u ka vendosur drejtuesve federimin e lojtarëve për të qëndruar. Nëse qëndron, i bie

që të jetë "joshur" nga lekët që do marrë.

TRAJNERI - Edhe pse në opinion Marcelo Troisi njihet si trajner i Flamurtari­t, trajner në hije është Dritan Resuli. Ky i fundit është trajner me letra, pasi Troisi nuk njihet zyrtarisht nga FSHFja, sepse nuk disponon licencën "UEFA PRO", por "UEFA A". Por drejtuesit i kanë bërë qejfin duke e vendosur trajner, për shkakun e vetëm se si menaxher mund t'i sillte Flamurtari­t lojtarë në këtë situatë të vështirë. Nëse Troisi ikën, Dritan Resuli, si një nga trajnerët e suksesshëm të moshave dhe akademisë vlonjate, ulet në pankinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania