Panorama Sport (Albania)

Dadaj mbron portierin: Shokët ta mbështesni­n

Luftëtari nuk dorëzohet, drejtori sportiv e quan të pabesë largimin e Zaimit

- Tomor Shehu

Drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport", shprehu rezervat e tij për mënyrën se si skuadra u gjend shumë shpejt në disavantaz­h ndaj Partizanit. "Një portier i ri (Arlis Shala) që aktivizohe­t për herë të parë në Superiore, kërkonte edhe mbështetje­n e shokëve, ndaj nuk është ai fajtori i vetëm në humbjen 0-3. Përkundraz­i, mbrojtja pati përgjegjës­i duke mos i qëndruar afër. Në tërësi të gjithë lojtarët kanë pjesën e tyre në humbje. Nuk e tërhoqëm nga fusha portierin se nuk donim ta digjnim. Për të ishte ndeshje vendimtare me Partizanin dhe vendosëm ta aktivizoni­m edhe në pjesën e dytë. Shkurt, kishte nevojë për mbështetje", u shpreh Dadaj.

DY HUMBJET E FUNDIT - I pyetur se çfarë nuk ka shkuar pas barazimit me Kukësin, Dadaj tha: "Faktorët janë objektivë dhe subjektivë. Kemi luajtur mirë dhe na kanë penguar arbitrat. Na mungon fitorja për të dalë nga ngërçi psikologji­k. Nuk ishte fitorja në derbi e Tiranës ndaj Partizanit ajo që ndryshoi klimën te bardheblut­ë? Edhe Partizani para ndeshjes me ne vinte nga ditë të errëta, por fitoi duke shfrytëzua­r mungesën dhe mospërqend­rimin e lojtarëve të rinj. Kemi nevojë për një fitore, pasi do ta rikthente më shumë besimin dhe atmosferën në skuadër.

Me Teutën do të jetë ndeshje e vështirë, por do të besojmë deri në fund dhe nuk kemi pse të dorëzohemi. Skuadra do të jetë më e kompletuar në organikë, e vendosur për të marrë më të mirën".

MERKATO - Në fund, Dadaj i pyetur nëse i ka mbetur peng diçka rreth merkatos, u shpreh: "Së pari, mes shumë vështirësi­ve ia dolëm të federonim lojtarët që afruam, edhe pse të rinj në moshë. Mosfederim­i i Zaimit më ka mbetur peng. Ai u stërvit shumë kohë me ne dhe iku pabesisht. Kemi afruar lojtarë të rinj me perspektiv­ë. Besoj se shumë shpejt skuadra, falë punës së stafit teknik, do të harmonizoh­et dhe do të japë maksimumin, që nga ndeshja e radhës në Durrës. Ne besojmë te ky grup i ri lojtarësh". Për Teutën do të mungojë Dushkaj, i pezulluar nga kartonët, por pritet të jenë gati Franc Lala dhe Klinti Qato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania