Panorama Sport (Albania)

Vila tregon plagët, Teuta rigjen kapitenin Arapi

Trajneri Martini rikuperon mbrojtësin për në fundjavë

- ZAMIR QYPI

Durrsakët kanë ni sur dje përgatitje­t për ndeshjen e radhës që do të luajnë në kampionat ndaj Luftëtarit, por ndërkohë përpara saj duhet të kurojnë plagët e marra në Tiranë. Lojtarët e drejtuar nga trajneri Edi Martini kanë zbritur dhe janë stërvitur në stadiumin "Niko Dovana", për t'u përshtatur disi edhe me fushën e lojës, në pritje të sfidës së fundjavës. Por nëse njëri sy ka qenë te përgatitje­t tekniko-taktike, të bazuara sidomos te veprimet ofensive, ku në fokus kanë qenë mbi të gjitha provimi i disa skemave që preknin veçanërish­t repartin e mesfushës dhe të sulmit, syri tjetër ka qenë drejtuar te disa prej lojtarëve të dëmtuar. Madje, vetë klubi i Teutës, që ka denoncuar në federatë edhe lojën e ashpër që vuajtën ndaj kryeqyteta­sve, sidomos nga sulmuesi i Tiranës, Majkëll

Ngo, duhet të nisë të shqetësohe­t mbi gjendjen e gjurit të Emiljano Vilës. Përveç Rustem Hoxhës, që i ironizoi me një "Story" në "Instagram" vuajtjet në stadiumin "Air Albania", duke thirrur në apel edhe arbitrin Bajramaj, edhe mesfushori Vila ka vendosur të tregojë plagët e marra ndaj Tiranës, edhe ai nga Ngoja, ku dallohet një takë e mbështetur fort dhe ashpër në gjurin e tij. Goditja e ashpër ka bërë që Vila të stërvitet në mënyrë të diferencua­r dhe është mbajtur nën vëzhgim nga stafi mjekësor, i cili për momentin nuk jep asnjë përgjigje nëse lojtari do të jetë gati ose jo ndaj Luftëtarit.

Një tjetër lojtar me probleme është edhe qendërmbro­jtësi Hrjliç, i cili vijon ta ketë hundën e fashuar, pasi plaga nuk është mbyllur ende dhe për të mos rrezikuar po merr mjekime më të specializu­ara. Por të paktën në mbrojtje, trajneri Edi Martini mund të punojë më i qetë deri në fundjavë,

pasi dje ka parë Renato Arapin që ta kryejë të plotë seancën me pjesën tjetër të ekipit. Kapiteni e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në kofshë, i cili nuk e lejoi që të ishte në fushë për Tiranën, por mbrojtësi duket se do ta ketë të sigurt një fanellë titullari për ndeshjen me Luftëtarin.

 ??  ?? Gjuri i Emiljano Vilës, i dëmtuar në ndeshjen kundër Tiranës, gjithashtu pas një goditjeje të ashpër nga ana e Majkëll Ngosë.
Gjuri i Emiljano Vilës, i dëmtuar në ndeshjen kundër Tiranës, gjithashtu pas një goditjeje të ashpër nga ana e Majkëll Ngosë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania