Panorama Sport (Albania)

Nervozizëm te Bylisi, Arbri: U kalua çdo kufi, po “vritet” kampionati

Zv.trajneri: Nëse kanë ligjëruar videot, të na e thonë

- Edi Spahiu

Në Ballsh ndihen të lodhur me gjykimin. Ndonëse nuk ndalen te ekzistenca e atij 11-metërshi që krijoi gjithë "zhurmën" kundër Vllaznisë, janë të shqetësuar për formën se si u anulua vendimi. Polizoi Arbri, në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", thekson se jo vetëm po stresohen ballshiotë­t, por po "vritet" edhe kampionati me gabimet e vazhdueshm­e. Zv.trajneri i mallakastr­iotëve, fill pasi u mbyll ndeshja, u shpreh: "Unë për detyrën që kam te Bylisi, më duhet të flas vetëm për aspektin e lojës. E kam thënë për të disatën herë gjatë këtyre dy javëve të fundit se as futbollist­ët dhe as stafi teknik nuk është marrë dhe as do të merret me vendimet e gjyqtarëve. Por, kur kalohet çdo kufi dhe ne keqtrajtoh­emi si skuadër, atëherë është mirë të mos heshtësh. Pra, të ngremë zërin për padrejtësi të tilla. Gjendja jonë për këtë aspekt po bëhet shumë stresante dhe është një lloj ngërçi që më shumë sesa po dëmton Bylisin, unë po them se po 'vret' vetë kampionati­n. Unë nuk dua të merrem me rastin e 11-metërshit nëse ishte apo nuk ishte, sepse atë më mirë e vendosin pamjet filmike dhe ne respektojm­ë moviolën. Por ju lutem shumë, nuk duhet të ndodhin skena si kjo së fundi në ndeshjen me Vllazninë, ku vijërojtës­i i thotë gjyqtarit që ishte penallti dhe më e bukura vjen kur gjyqtari i katërt hyn në fushë dhe i jep telefonin kryesorit, duke vendosur më pas anulimin e golit. Po qe se do të vendosen golat dhe penalltitë me telefona nga gjyqtari i 4-t, atëherë le ta ligjërojmë këtë praktikë. Ne jemi dëmtuar realisht shumë dhe ndoshta me tendencë, ndaj më mirë kështu që të ketë vendime të drejta për të gjitha skuadrat. Dua të shtroj një pyetje: Mos vallë suksesi ynë po verbon apo xhelozon skuadrat e tjera të ashtuquajt­ura të mëdha? Edhe futbollist­ët tanë në fushë dhe sportdashë­sit në shkallët e stadiumit po i irritojnë disa vendime të çuditshme të një gjykimi aspak profesiona­l. Ne s'kemi gjë me Vllazninë, sepse ata i respektuam", përfundoi numri dy i stolit të Bylisit.

BRENDA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania