Panorama Sport (Albania)

Braçe: Ligji do miratohet, FSHF t'i licencojë klubet sipas UEFA-s

Zëvendëskr­yeministri: Ja çfarë duhet bërë

-

Ligji i sportit është tema e momentit për situatën që po kalon sporti në vendin tonë. Që pas zotimit dhe premtimit të kryeminist­rit Edi Rama, qeveria dhe bota e sportit, me FSHF-në si përfaqësue­se të futbollit në krye, po diskutojnë për përpilimin e një pakete që të mund të sjellë lehtësira fiskale dhe më tepër të ardhura nga biznesi. Për këtë, efektin që ka në buxhetin e shtetit dhe çfarë nevojitet të bëhet pas këtij ligji nga të gjithë aktorët në garë ka folur edhe zëvendëskr­yeministri i vendit, Erjon Braçe, në "Procesi Sportiv".

LIGJI I SPORTIT

"Paketa e re ligjore për sportin është e domosdoshm­e, por po rritet pritshmëri­a se vetëm kjo do të sjellë para që pretendohe­t se mungojnë sot në sporte. Kjo është e gabuar".

KEQMENAXHI­MI I KLUBEVE

"Po të shikoni dy-tri ekipe të Superiores, të cilat kanë pasur probleme dhe vështirësi ekonomike në menaxhimin e tyre, nuk duket se kanë munguar paratë. Përkundraz­i, ka pasur dhe janë keqmenaxhu­ar. Flamurtari i viteve të fundit, a ka pasur para? Duket që po. Po Tirana e 10 viteve të fundit? Ka pasur edhe aty. Po ekipi më i suksesshëm i dekadës së fundit, Skënderbeu, a ka pasur para këto 10 vite? Ka pasur, madje shumë. Pra, ka patuar para, pavarësish­t se sot flasim për buxhete të munguara dhe rroga të papaguara të futbollist­ëve".

MJAFTON APO JO LIGJI

"Nuk mjafton vetëm ligji për sponsorizi­met apo disa taksa që zerohen (si tatimi mbi vlerën e shtuar për sponsorizi­mit, apo për ndihmat, apo për objektet e tjera me radhë) apo taksa që lidhet me pronën, edhe ato të zeruara. Jo! Duhet të ndërtojmë ekonominë e futbollit, që për fat të keq, në këto 10 vitet e fundit nuk ekziston. Për shumë arsye, sepse mënyra e menaxhimit të klubeve apo papërgjegj­shmëria në menaxhimin e financave të klubeve ka sjellë këtë situatë të vështirë që kemi sot".

AFRIMI I BIZNESEVE

"Së pari, më thoni, cili është ai sipërmarrë­s a biznesmen që do t'ia besojë paratë e veta një klubi që blen një futbollist, e përdor vetëm 40 minuta në vit? Pavarësish­t se ai çlirohet nga taksat dhe do t'ia bëjmë favorin në lidhje me tatimin mbi fitimin, cili vjen që të japë lekët për këto klube? Te Luftëtari, te Flamurtari, te Skënderbeu, Tirana, Partizani apo cilido klub tjetër që bën gabime të tilla të tmerrshme në menaxhim? Së dyti, cili do të jetë ai biznesmen që do të hedhë paratë e veta, i çliruar edhe nga taksat, në klube që menaxhohen akoma nga bashkitë? Duhet diçka më tepër sesa vetëm taksat: të ndërtojmë ekonominë kapitalist­e të sportit, të futbollit". ÇFARË DUHET TË BËJË SPORTI "Kemi rënë dakord parimisht, politikish­t. Kryeminist­ri ka pranuar që një pjesë nga paratë e qytetarëve, pra ai tatimi mbi fitimin, të cilat janë para të qytetarëve në buxhetin e shtetit, t'i shkojnë sportit. Çfarë duhet të bëjë komuniteti i sportit dhe organizata­t që merren me menaxhimin? A e bën FSHF licencimin? Atëherë çfarë e ka penguar që ta bëjë edhe formalizim­in e klubeve për gjithçka, duke qenë se e kanë edhe elementin e mirëmenaxh­imit si kriter apo edhe të financave? Si janë licencuar klubet që kanë probleme të mëdha financiare? Duhet patjetër që të respektohe­n edhe kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s".

PRISHJA E GARËS

"Një klub që trajtohet në këtë mënyrë, keqmenaxho­het dhe nuk falimenton, prish garën. Fiton diku 3-0, duhet një tjetër 0-5 dhe pastaj duhet të hyjë edhe arbitri për të mbajtur rezultatin që mund të jetë në të kundërt të një ekipi tjetër. Pra, prishet gara. Kur bëhen lehtësirat fiskale, së pari është përgjegjës­ia e shtetit që i bën ligjet për këtë gjë dhe së dyti përgjegjës­ia e atij që e prish garën. Gara sjell para në futboll, jo këto ligjet. Gara e bën ekonominë".

LIGJET PËR SPORTIN

"Në qeveri janë miratuar 3 ligjet e para. Kemi miratuar që 100% e të drejtës televizive i takon organizato­rit. Qeveria hoqi dorë nga 10%, por a jemi të sigurt që t'u shkojë ekipeve të futbollit? Kemi miratuar që e gjithë ekonomia, me një formulë të bëhet direkt privatizim­i që të mos ekzistojnë më klube bashkish. Të hyjnë në privatizim menjëherë".

KONTROLLI I SHTETIT

"Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kontrollua­r bashkitë, Ministrinë e Financave dhe ka lënë detyrë që të kontrolloh­en klubet sportive nga pikëpamja fiskale. U mor vendimi që të shkonin atje dhe u bë nami që po ndërhyn shteti në sport. Nuk e zbatuam se m'u hodhët ju të gjithë në fyt", ka deklaruar zëvendëskr­yeministri, Erjon Braçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania