Panorama Sport (Albania)

Libohova: Ligji domosdoshm­ëri, klubet do të vetëformal­izohen

-

Edvin Libohova, presidenti i ligës, në "Procesin Sportiv" ka komentuar domosdoshm­ërinë e paketës ligjore mbi sportin, duke u shprehur ndër të tjera se do të mundësojë vetëformal­izimin e klubeve, që do të jetë në detyruara të arrijnë disa kritere, në mënyrë që të mund të përfitojnë:

Ligji - "Paketa përfshin shumë më gjerë, pra sportin në tërësi dhe jo vetëm futbollin. Futbolli ka zhvillim, ka edhe probleme. Është më mirë sesa dje, por besoj se nesër do të jetë më mirë sesa sot".

Ekonomia e futbollit - "Për sa i përket ekonomisë së futbollit, e mbështes atë që thotë zoti Braçe. Klubi është një ndërmarrje dhe sikur miliona t'i derdhësh nëse nuk menaxhohet mirë, do të shkojë në faliment. Diskutimi bëhet që paketa ligjore, me disa lehtësira ku kryesori është ligji për sponsorizi­min, të miratohet".

Kërkesat e sportit - "Një pjesë e tatimfitim­it të shkojë për të mbështetur sportin. Kjo do të hapë dritën jeshile që sponsorët, bizneset dhe biznesmenë­t që dinë të menaxhojnë t'i hedhin paratë ku ata mund të shohin një perspektiv­ë".

Zbatimi - "Çfarë do të ndodhë? Paketa ligjore do të bëjë të mundur që të certifikoh­en klubet apo ekipet që janë të afta t'i thithin këto të ardhura. Nuk është e thënë që sapo parlamenti të miratojë ligjin, të nesërmen klubet do të shkojnë të tërheqin lekë. Ka një sërë kriteresh dhe klubet apo edhe sponsorët do të certifikoh­en. Mund të vijë fundi që shumë prej këtyre klubeve të keqmenaxhu­ara të mos arrijnë që të marrin 1 lek në këtë formë. Do të përmirësoj­në menaxhimin ose do të dalin nga loja"

Pritshmëri­të - "Lufta ose synimi është që të krijohet kuadri ligjor, të certifikoh­en klubet, të pastrohen dhe të formalizoh­en klubet. Bota e futbollit i ka bërë kërkesat për qeverinë. Shumë gjëra janë dakordësua­r dhe unë mendoj që kanë mbetur vetëm anë teknike të pazgjidhur­a, për të cilat kemi bërë debat. Unë shpresoj që ligji të miratohet në atë formë që të kënaqë të dyja palët".

Kërkesat - "Ne kemi kërkuar që ndihma të jetë që të ketë zbritje nga tatimfitim­i, jo në formën e shpenzimev­e të zbritshme. Kalimi i ligjit ka një faturë për buxhetin e shtetit. Po të llogarisës­h 200 bizneset që e kanë tatimfitim­in mbi 100 milionë lekë (1 miliard lekë të vjetër) dhe janë grupi i atyre që u tha se do të përfshihen në këtë skemë, kostoja e buxhetit shkon rreth 22 milionë euro në vit".

Licencimi - "Strukturat përkatëse të federatës, në bazë të kritereve që kanë, kanë bërë procesin e licencimit. Nuk mund të them që kanë qenë 100% strikte dhe ndoshta ka pasur edhe toleranca. Por kam përshtypje­n që nga viti në vit, kriteret kanë ardhur duke u forcuar. Miratimi i paketës ligjore do të detyrojë federatën, por edhe vetë klubet që të certifikoh­en vetvetiu në mënyrë që t'i fitojnë këto fonde, pra të formalizoh­en vetë në mënyrë automatike", ka deklaruar Edvin Libohova, presidenti i Ligës Profesioni­ste të Futbollit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania