Panorama Sport (Albania)

Çela: S’i jam bërë “barrë” ekipit, harrojeni blofin në Burrel

KASTRIOTI/ Mesfushori: Transfertë delikate, por ia dalim

- Bujar Balliu

Emiljano Çela nuk e mendon blofin në Burrel. Qendërmbro­jtësi me eksperienc­ë i krutanëve, në një intervistë për “Panorama Sport”, komenton gjendjen aktuale të skuadrës, flet për pritshmëri­të dhe nuk lë pa “thumbuar” as rivalët që, sipas tij, fryhen në media. Pavarësish­t se keni luajtur për Kupë, por edhe keni zhvilluar një miqësore me Vorën, sa e uli ritmin e kampionati­t java e pushimit? Ndikon shumë, pasi ne kishim një ritëm të mirë dhe ndeshjet i kemi bërë me nivel të lartë. Java e pushimit, duam apo nuk duam ne, pavarësish­t ndeshjes së Kupës apo miqësores, ka njëfarë uljeje të përqendrim­it të lojtarëve. Gjithsesi, nuk i mendoj hapat falsë.

Çfarë prisni ndryshe nga kjo pjesë e mbetur e sezonit? Duke parë edhe nivelin e kundërshta­rëve, pretendojm­ë që të gabojmë më pak dhe ta thellojmë më shumë këtë hendek pikësh që aktualisht kemi. Pavarësish­t deklaratav­e që bëjnë kundërshta­rët nëpër media, mendoj se ne jemi ekipi më i mirë edhe e meritojmë që të ngjitemi në Superiore. Merkatoja e janarit, mendoni që i ka forcuar edhe rivalët? Nuk e di fare se çfarë merkatoje kanë bërë ekipet kundërshta­re, kam qenë i fokusuar tek ekipi im. Me thënë të drejtën, ne kemi bërë një punë të mirë, kemi ruajtur vazhdimësi­në e stërvitshm­ërisë në kushte profesiona­le. Plus që edhe lojtarët e afruar apo ata të larguar kanë qenë me pikatore.

Këtë javë shkoni në Burrel, i cili duhet thënë që po kalon një moment të mirë. Si shkon Kastrioti në këtë transfertë?

Unë i trembem vetëm euforisë së kundërshta­rit, pasi ata vijnë me moral të lartë, por që të mos harrojmë që ne jemi Kastrioti edhe shkojmë në çdo fushë për të fituar. Kështu që, do të tentojmë edhe me Burrelin që të fitojmë, dhe duke ruajtur po ashtu diferencën e pikëve me ekipet rivale.

Me Besëlidhje­n që nuk luan këtë javë prej përjashtim­it të Shkumbinit, a do të kënaqeni edhe me një pikë?

Ne nuk shkojmë për të marrë barazim askund. Por po e ritheksoj që ne në çdo ndeshje futemi në fushë me synimin e qartë marrjen e tri pikëve. Pastaj varet se çfarë do të paraqesin ekipet në fushën e lojës. Shpresoj që skuadrat të marrin atë çfarë japin në fushë.

Kastrioti vijon të jetë skuadra me mbrojtjen më të mirë, çfarë e bën këtë repart më të mirin në Kategorinë e Parë?

Nuk është se ka ndonjë “çelës” për këto shifra, ne thjesht mbrojmë mirë si ekip. Presojmë mirë, plus që sulmi na ka ndihmuar goxha, pasi e preson lart kundërshta­rin edhe mundohen ta mbajnë sa më larg portës.

Së fundmi, keni marrë licencën “UEFA B”. Mos po mendoni që në një të ardhme të afërt të largoheni nga futbolli i luajtur?

Të them të drejtën, po shoh që akoma jam në ritëm edhe i përballoj ngarkesat. I jap goxha ndihmë skuadrës dhe mendoj se akoma nuk kam kaluar në ato nivele sa t’i bëhem barrë askujt. Licencën e mora, që nesër-pasnesër, sido që të vijë puna, ta kem, pavarësish­t se çfarë rruge mund të ndjek pas futbollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania