Panorama Sport (Albania)

Sheta: Sheta: Jemi Jemi kampionë kampionë absolutë absolutë

“Energjitë i kemi përqendrua­r tek elita, por Partizanin e eliminojmë”

- PRENG GJIKOLA

Arian Sheta e sheh kreun më shumë se të arritshëm dhe rrjedhimis­ht ngjitjen. Mbrojtësi i Besëlidhje­s mendon se skuadra është në superformë dhe diferencën me Kastriotin nuk e quan alarmante. Për “Panorama Sport” ai saktëson se misioni kryesor është elita, e megjithatë me të njëjtin angazhim do ta luajnë edhe ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë. “Besëlidhja është skuadra më e mirë e Kategorisë së Parë, pavarësish­t vendit që zë në renditje. Jemi të dytët, por nuk kemi ndonjë diferencë alarmante me kreun. Të gjithë këtu në Lezhë janë optimistë, kanë besim në vetvete dhe janë koshientë për objektivat. Nga të gjitha pikëpamjet skuadra është në nivelin e duhur, këtë e ka treguar gati në të gjitha ndeshjet. Por treguesi më i mirë ishte edhe fitorja përballë Partizanit, për llogari të Kupës së Shqipërisë. Ne objektiv madhorë kemi ngjitjen në elitë, ndaj edhe aty i kemi përqendrua­r të gjitha energjitë, por kjo s’do të thotë që do anashkaloj­më ndeshjen e kthimit për turin e dytë. Në kryeqytet do të shkojmë për të bërë një ndeshje të madhe dhe për këtë po punojmë. Ndonëse nuk kemi hyrë në Kupë me objektiva të qartë, fitorja e thellë 3-0 ndaj Partizanit, që është edhe skuadra kampione në fuqi, tashmë na e ka hapur në maksimum oreksin, çka na detyron që të jemi shumë agresivë, jo vetëm për të ruajtur kualifikim­in, por do të luftojmë për fitore edhe në Tiranë”, kështu u shpreh fillimisht mbrojtësi i përvojës.

Euforia - Besëlidhja ndaj skuadrave rivale është mjaft e suksesshme ku të gjithave ua ka marrë maksimumin, si Korabit, Kastriotit dhe së fundmi likuidoi Partizanin 3-0. A mos ndikon euforia? “Veterani” u përgjigj kështu: “E theksova edhe më lart se Besëlidhja është një nga më të mirat e Kategorisë së Parë, një skuadër mjaft agresive, që e menaxhon mjaft mirë lojën dhe rezultatin, ndaj nuk çuditem. Sa u përket rezultatev­e më të dobëta ndaj skuadrave të fundit të tabelës edhe kjo e ka arsyen e vet, pasi këto luajnë më të mbyllura, zhvillojnë një lojë më shumë spontane sesa me skema të qarta, po ashtu ndikojnë edhe terrenet e këtyre të fundit. Sa i përket vetëkënaqë­sisë apo më saktë nënvlerësi­mit të skuadrave të dobëta, edhe kjo ndikon, por jo aq sa të na ndalë. Besëlidhja edhe ka gabuar ndonjëherë dhe dihet se ato të fundosin, por duke e parë skuadrën si një të tërë, si në rezultate ashtu dhe golavarazh, mendoj se kemi mentalitet absolut prej kampioneje. Këtë as që mund ta mohojë njeri”, përfundoi 38vjeçari i lezhjaneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania