Panorama Sport (Albania)

Kardozo: Erdha për të ngjitur Besën në elitë

“Shënoj të paktën 8 gola, Kavaja si lagje e Tiranës”

- FERIZ FERIZAJ

Prej tri ditësh në Kava jë ka zbarkuar Lukas Kardozo. Braziliani i huazuar nga Partizani ka ardhur me ide të qarta te Besa. Pret që ta ngjisë në elitë, ndërsa paralajmër­on se minimalish­t do të shënojë 8 gola. Gjatë një interviste të dhënë ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, ai rrëfen se kush ia dha “urdhrin” që të kalonte te verdhezinj­të. Për të klubi nuk është aspak i panjohur, pasi ka qenë Alban Hoxha dhe Idriz Batha që i kanë folur më herët. Ka gjetur ambientin e duhur, aq sa Kavajën e quan si një lagje të Tiranës.

Kardozo është zyrtarisht i Besës, por kush jua dha “urdhrin” për këtë huazim?

Drejtuesit e Partizanit më thanë se duhet të vija të ndihmoja Besën për rikthimin në Kategorinë Superiore. Dhe si lojtar profesioni­st, kuptohet që s’më mbeti gjë tjetër veçse ta pranoja këtë vendim që kishte marrë klubi.

Kishit dëgjuar më parë për kavajasit?

Jo vetëm kisha dëgjuar, por e njoh mirë Besën. Alban Hoxha më ka treguar se vite më parë ka qenë pjesë e këtij klubi, por edhe Batha apo ndonjë tjetër. Jo për diplomaci, por futbolli kavajas e ka vendin në elitë. Them kështu nisur nga tradita dhe fundja dhe afërsia gjeografik­e. Aq afër është, sa më duket sikur Kavaja është në një lagje të Tiranës.

Si ju pritën, cili është impresioni juaj i parë?

Që ditën e parë m’u duk ambienti i ngrohtë dhe me djem që ishin mjaft të sjellshëm. Pa folur për stafin. Mesazhi i parë që mora ishte besimi në fytyrat e tyre, që ishin gjithnjë të qeshura. Gjeta një gërshetim ideal të lojtarëve me përvojë dhe disa djemve të rinj. E dija më herët dhe më gëzoi fakti se luhej futboll teknik e me ide, në të cilin unë e gjej veten. Kushtet e stërvitjes, mjaft të mira.

E dini që te Besa presin shumë nga ju?

Është normale kjo, derisa erdha në një klub që luan në Ligën e Parë. Përtej historisë së Besës, e di që nga unë presin që të bëj diferencën. Ndihem mirë fizikisht dhe psikologji­kisht. Jam i gatshëm për ndeshje, por këtë e vendos trajneri. Dëshira ime është të jap maksimumin dhe sadopak ta ndihmoj ekipin të rikthehet aty ku duhet të jetë, në Superiore. Veçse dihet se futbolli është lojë kolektive e secili duhet të justifikoj­ë besimin e presidenti­t, trajnerit, shokëve e tifozëve. Luka dhe askush tjetër, s’mund të bëjë asgjë i vetëm.

Çfarë i premton Kardozo klubit dhe tifozëve ?

Pikësëpari do të stërvitem si profesioni­st, duke dhënë shembull. Së dyti do të jap përherë maksimumin, sa herë që do të jem në fushë. Dhe e fundit, kam dhe një objektiv personal. Dëshiroj që më së paku të shënoj 8 gola për Besën, nëse shënoj më shumë, aq më mirë. Shpresoj dhe uroj që ardhja ime në Kavajë të jetë një ogur i mirë për mua dhe ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania