Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Ejoh, sulmuesi: Bëra zgjedhjen më të mirë

- Bujar Rama

Vjen Efiong Ejoh. Ashtu siç edhe pritej, nigeriani ka zbritur në Rinas mëngjesin e djeshëm dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Fierit. Sulmuesi është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Apolonisë. Fierakët realizojnë një dëshirë të hershme me të, ndërsa kujtojmë se në klub e kanë dashur 23-vjeçarin që nga koha kur luante me

Turbinën. Por finalizimi është bërë vetëm gjatë kësaj merkatoje dimërore dhe cilësohet si një nga përforcime­t më cilësore të bardhejesh­ilëve. Pavarësish­t moshës së re, Ejoh ka një përvojë të konsiderue­shme në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh është aktivizuar me skuadra të ndryshme, si Dinamo, Laçi, Turbina, Besa dhe Shkumbini. Te peqinasit nigeriani luajti në 10 ndeshje të plota, duke shënuar dhe 5 gola, por doli lojtar i lirë pas përjashtim­it të Shkumbinit nga Kategoria e Parë.

PREZANTIMI - Menjëherë pas mbërritjes në Fier, para se të kryente seancën e parë stërvitore, 23-vjeçari ka pozuar me fanellën e Apolonisë dhe ka bërë deklaratën e parë si lojtar i kësaj skuadre. “Kam pasur edhe oferta të tjera, por mendoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Apolonia është një ekip shumë serioz dhe unë e gjej në pozita të shëndosha dhe shumë të favorshme për kreun. Vij këtu për të dhënë kontributi­n tim që kjo skuadër të arrijë objektivin maksimal, ngjitjen në Superiore dhe jam i gatshëm që të jap edhe unë maksimumin tim. Unë e kam njohur nga larg këtë skuadër, pasi kam luajtur si kundërshta­r dhe më ka lënë përshtypje nga më pozitivet, ndaj ndihem i kënaqur që sot jam pjesë e saj”, thotë nigeriani. Ardhja e Efiong Ejoh e bën Apoloninë më të rrezikshme në pjesën ofensive, por njëherësh ka shtuar dhe entuziazmi­n e tifozërisë fierake. Ata kanë qenë të shumtë në seancën e djeshme stërvitore, nga kërshëria për të parë blerjen më të re. Lojtari u vendos nën urdhrat e Artan Mërgjyshit dhe nuk është çudi që të ketë minuta loje qysh kësaj jave ndaj Pogradecit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania