Panorama Sport (Albania)

Suksesi i Lacios, Tare: Champions-in pastaj... titullin

“Vieri unik në epokën e tij, tani radha e Imobiles”

- Përgatiti: OLSI TUJANI

Lacio është duke kaluar një mo ment të shkëlqyer në Serinë A. Në vend të tretë dhe me një ndeshje më pak, bardhekalt­rit po ruajnë ecurinë e Juventusit dhe Interit prej javësh duke i dhënë Italisë një garë treshe në rrugëtimin për titull. Mirëpo, si gjithmonë, njeriu i suksesit në këtë skuadër kërkon të ruajë një profil të ulët, larg euforisë dhe që të mund të flasë vetëm fusha për të. Ai është Igli Tare. Strategu i Lacios, edhe kur merr elozhe nga më të zotët e fushës në drejtim dhe menaxhim ekipesh në Itali, refuzon që të pranojë se ekipi mund të luftojë për titull dhe shton se diçka të tillë Lacio mund ta mendojë vetëm në katër apo pesë javët e fundit. Në një prononcim për mikrofonin e “Tiki Taka”, Tare bëri krahasim edhe mes Bobo Vierit dhe Çiro Imobiles, raportet me fitoret dhe ecurinë fantastike të Lacios këtë vit si dhe marrëdhëni­et me Adriano Galianin, ish-administra­torin e deleguar të Milanit që ishte i pranishëm në studio.

Bobo Vieri apo Çiro Imobile?

Në epokën e tij, Vieri ishte unik. Tani është radha e Imobiles.

Vendi i tretë dhe ecuri fantastike. Si po përjetohet ky sukses te Lacio?

E jetojmë shumë të qetë javën. Kemi vendosur si objektiv që në fillim të sezonit, kualifikim­in për në Champions. Nëse dikush ka këtë objektiv në fillim të sezonit, atëherë është e qartë se ka një skuadër të fortë. Në këtë moment shumë komponentë po shkojnë në rrugën e duhur.

Faktorët e suksesit?

Puna e jashtëzako­nshme e Inzagit dhe stafit të tij, klima shumë e mirë e grupit në dhomat e zhveshjes. Por, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse duhen edhe 17 ndeshje nga fundi i kampionati­t dhe gjithçka mund të ndodhë.

A mund të synohet diçka më shumë sesa kaq, pse jo titulli?

Fitoret janë shumë të rëndësishm­e. Për titullin është shpejt të flasim. Rezultatet na japin mundësinë për të luftuar, por situatat ndryshojnë shpejt. Pastaj, nëse katër apo pesë

javë para fundit jemi ende në garë për titullin, do të ëndërrojmë të gjithë së bashku. Ne punojmë çdo ditë dhe shpresojmë të shkojmë sa më shumë të jetë e mundur. Entuziazmi është ndierë shumë kohët e fundit, duhet të ruajmë energjinë

pozitive.

Raporti me Galianin? Marrëdhëni­e të mira. E kujtoj një ndeshje që një fund të saj u përqafuam, por pasi ishin qetësuar situatat. Patëm një lloj tensioni për dy penallti të padhëna në pjesën e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania