Panorama Sport (Albania)

Napoli i “mbush mendjen”, por Inter e Junajtid ndalin shqiptarin

-

Marash Kumbulla ishte emri më i lakuar në merkaton dimërore të Veronës. Djaloshi 19-vjeçar ka bërë përshtypje shumë pozitive me paraqitjet e tij në sezonin debutues në Serinë A. Mjaft të përmendet që emra si Mançester Junajtid, Juventus, Inter, Milan, Napoli e shumë të tjera u vunë në ndjekje të tij, atëherë konfirmohe­t edhe forma dhe talenti i treguar. Për qendërmbro­jtësin e Kombëtares shqiptare, në javën e fundit të merkatos u bë më së shumti një luftë mes Interit dhe Napolit. Këta të fundit gjetën akordin paraprak me Veronën për një transferim që bashkë me bonuset do të kalonte shifrën e 22 milionë eurove, por ishte vetë lojtari dhe agjenti i tij që frenuan firmën.

TË FUNDIT – Nga sa bën me dije “Corriere Dello Sport”, Mario Guintoli, drejtori sportiv i Napolit, pasi humbi Amrabat me të cilin bisedoi gjatë dhe pati edhe akord, nuk mund të lejojë që t’i shpëtojë nga duart edhe qendërmbro­jtësi kuqezi. Kësisoj, raportohet se në punë e sipër, Guintoli ka arritur që të ndryshojë deri-diku mendjen e djaloshit shqiptar dhe të marrë në njëfarë mënyre një “po” prej tij. Mirëpo, gjithashtu raportohet se firma mes palëve është ende diçka e largët. Kjo, për faktin se skuadra si inter dhe Mançester Junajtid, janë gjithashtu të interesuar­a për shqiptarin.

MAN.JUNAJTID - Si të mos mjaftojë dueli Inter-Napoli, mediat italiane kanë raportuar se vëzhgues të Mançester Junajtid e kanë ndjekur Rrahmanin nga stadiumi në ndeshjen e fundit përballë Milanit. Kësisoj, interesimi i “Djajve të kuq” duket konkret dhe i vazhdueshë­m për 19-vjeçarin.

AKTIVIZIME­T – Marash Kumbulla nuk ka marrë vlerësime pozitive rastësore. Qendërmbro­jtësi, edhe pse vetëm 19 vjeç, është shndërruar në një titullar të padiskutue­shëm në mbrojtjen e Veronës, përkrah edhe Amir Rrahmanit. Observator­i europian i futbollit, me analizat shkencore dhe statistiko­re, ka publikuar listën e futbollist­ëve të datëlindje­s deri në vitin 2000, se kush janë më të aktivizuar­it. Bëhet fjalë për talentet nën 20 vjeç që kanë marrë minuta me skuadrat e tyre në pesë kampionate­t më të rëndësishm­e në Europë. Me 61% të minutave që ka zhvilluar në fushën e lojës me veronezët, Kumbulla është në vend të nëntë. Sulmuesi i Parmës, Kulusevski është i pari me 85% të minutave dhe pas tij renditen Sandro Tonali i Breshas si dhe Maks Arona i Noruiç Sitit.

 ??  ?? Kumbulla, u vëzhgua nga Junajtid në sfidën ndaj Milanit
Kumbulla, u vëzhgua nga Junajtid në sfidën ndaj Milanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania