Panorama Sport (Albania)

Strakosha, ëndrra e titullit kalon nga Kumbulla

-

Pas fitores fantastike ndaj SPAL-it të Etrit Berishës, për Lacion është Verona e cila thirret në radhë për t’u përballur. Një ndeshje e prapambetu­r, e vlefshme për javën e 17-të të Serisë A. Sot në orën 20:45, portieri i Kombëtares do të ketë mundësinë të luajë përballë dyshes së shqiptarëv­e Rrahmani-Kumbulla, për të vijuar ëndrrën për titullin në Serinë A.

150 NDESHJE - Një ndeshje shumë e rëndësishm­e për të mbajtur gjallë shpresën për titullin në fund të sezonit. Gjithashtu, një takim i cili për karrierën dhe kalendarin e Thomas Strakoshës me Lacion, kërkon që të shënjohet me të kuqe të theksuar si për festë. Portieri shqiptar, kundër Veronës do të luajë ndeshjen e 150-të me bardhekalt­rit. Kujdes, është vetëm 24 vjeç. Gjithmonë titullar në kampionat, shqiptari ka pësuar 20 gola në sezon, duke dhënë kontributi­n e tij që prapavija e Lacios të jetë e dyta më e fortë dhe me më pak gola të pësuar në Serinë A, pas Interit (18).

VERONA - Për shqiptarin, Verona është një skuadër e cila sjell gjithnjë numrat idealë. Strakosha ka luajtur dy herë kundër veronezëve në karrierën

e tij: Në të dyja rastet, Lacio ka fituar dhe portieri nuk ka pësuar asnjë gol. Bëhet fjalë për përballjet e sezonit 2017-2018 Verona-Lacio, 0-3 dhe Lacio-Verona 2-0.

STRAKOSHA LIDER - Këtë sezon në Serinë A, Strakosha ka

gjashtë ndeshje në të cilat nuk ka pësuar gol (clean sheets). E fundit më 11 janar 2020 (LacioNapol­i 1-0). Të tjerat i ka arritur në fushën e Udinezes, Xhenoas, Torinos dhe Parmës. Ndeshje të luajtura në shtëpi për Lacion. Në transfertë, e vetmja ndeshje pa pësuar për Strakoshën është ajo ndaj Sampdorias ku Lacio fitoi 0-3. Numra prej një lideri të vërtetë. Pavarësish­t gabimit në derbi që i dha një gol Romës, portieri shqiptar është duke treguar gjithnjë e më shumë siguri në katërkëndë­shin e Lacios. Me Simone Inzagin që e ka promovuar në Serinë A dhe jo vetëm, shqiptari ka arritur të bëhet titullar i padiskutue­shëm dhe deri më tani ka fituar 2 herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë. Tanimë, Thomas ndjek ëndrrën për t’u bërë numri një edhe në Kombëtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania