Panorama Sport (Albania)

Hysajn e “djeg” Kualjarela, 5.5 pas Sampdorias

- RINOVIMI

Elseid Hysaj është rikthyer një nga lojtarët titullarë të padiskutue­shëm te Napoli i Gatuzos. Mbrojtësi i Kombëtares, edhe në përballjen e fundit ka bërë një ndeshje të mirë, me përjashtim të një momenti kur Kualjarela ka nxjerrë nga repertori i tij një eurogol. Napoli mposhti mbrëmë Sampdorian me rezultatin 2-4 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Serisë A. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ishte në fushë përgjatë gjithë takimit, duke marrë sërish bekimin dhe vlerësimin e Gatuzos në vazhdimësi që kur ky i fundit ka marrë drejtimin e të kaltërve. Milik, Elmas, Deme dhe Mertens ishin autorët e golave për skuadrën napolitane, ndërkohë që për dorianët e Sampdorias, realizuan Kualjarela dhe Gabiandini. Pikërisht në golin e Kualjarelë­s, u desh një rrëshqitje e Hysajt që të mos e bllokonte dot gjuajtjen spektakola­re të tij që e dërgoi sferën në fund të rrjetës së Napolit. Për sa i përket paraqitjes së Hysajt, shqiptari u aktivizua 90 minuta, teksa “Eurosport” e ka vlerësuar me notën 5.5, pasi në momentin e shënimit të golit nga Kualjarela, kapiteni i Kombëtares rrëshqiti, duke humbur kontrollin. Moment të cilin, e kanë vlerësuar pikërisht si gjysmë note më pak. Hysaj është vlerësuar me notën 5.5: “Rrëshqet te goli i Kualjarelë­s, kjo i ul vlerësimin duke marrë një gjysmë note më pak”, shkruan “Eurosport”.

- Rikthimi i shqiptarit në formacion i jep mundësinë agjentit të tij dhe drejtuesve të klubit për të vazhduar përpara me procedurat e rinovimit të kontratës, ku kërkesat e Hysajt janë që të rritet pagesa vjetore me afro 1.2 milionë euro si dhe të hiqet klauzola prej 50 milionë eurosh për largimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania