Panorama Sport (Albania)

Pozitiv kontrolli për Handan, kur Kalac bëri fenomenin "pa" një gisht

Dëmtimi i kapitenit të Interit, klubi zikaltër përditëson situatën

- EMERGJENCË NË LONDËR

A mund të luash me një gisht të thyer? A mund të durohet dhimbja? A mund të kesh mjaft siguri për të bllokuar goditjet apo në dalje? Samir Handanoviç do të përpiqet deri në momentin e fundit në prag të derbit dhe shumë do të varet edhe nga ndjesitë e tij (kontrolli i fundit ka rezultuar pozitiv). I vetmi lajm pozitiv është që gishti i shqetësuar është i vogli i dorës së majtë (ndërkohë po stërvitet me tutor personal). Siç ka shpjeguar ish-portieri Luka Markexhani, nëse do të kishte qenë një gisht tjetër, do të ishte gjithçka më e vështirë: "Zakonisht, treguesi, i mesit dhe i madhi janë gishtat që përdor portieri, i vogli shqetëson më pak. Unë e fashoja të tendosur dhe e përkulja lehtësisht". Problemi në gisht mbetet një problem jo aq i vogël sa mendohej për portierin, aq sa precedentë­t e numrave 1 që kanë luajtur, pavarësish­t një dëmtimi të tillë, janë të pakët. Megjithatë, një mbi të gjithë bën të shpresojë Handën deri në vigjilje: bëhet fjalë për Zeljko Kalac në 2008-ën, kur mbronte portën e Milanit.

Australian­i në rastin në fjalë është i dyti pas Didës, i cili shkurtin e atij viti ndalet për shkak të një problemi në shpinë. Më 20 shkurt është në program vajtja e 1/ 8-ave të Ligës së Kampioneve mes Arsenalit dhe Milanit, në Londër. Por, në stërvitjen e orës 18:00 pëson një shqetësim në gishtin tregues. Nuk bëhet fjalë për thyerje, por është gishti tregues dhe ditët e riaftësimi­t shumë të pakta. Në pragsfidë, Ançeloti njofton: "Nuk ia del". Kuqezinjtë gjenden të vetëm me Valerio Fiorin, 37-vjeçar, dhe mbi të gjitha pa një ndeshje zyrtare nga 2003-shi. Në stërvitjen e rifiniturë­s të gjithë sytë ishin të drejtuar nga ai, së paku deri rreth 20 minuta më pas në tunel shfaqet edhe "gjiganti" australian. Kalac hyn dhe provon menjëherë disa pritje, më pas përgatitës­i Veki e teston me goditje. Megjithatë, stërvitja ndërpritet nga profesori

Meserman, përgjegjës­i mjekësor i "Djallit". Hyn në fushë me hap të vendosur, ka një debat me Vekin, i ndërpret seancën Kalacit.

PORTA E PAPREKUR

Ditën pasardhëse Zeljko bën një tjetër test në nxehmje, më pas në start është rregullish­t në fushë. Në goditjen e parë të Flaminisë,

tifozët kuqezinj mbajnë frymën: pritja është bindëse. Angazhohet edhe në disa dalje, më pas traversa e shpëton te tentativa e Adebajorit. Përfundon 0-0. Nuk mund t'i kërkohej më shumë një portieri. Në kthim Kalac e ka kaluar problemin, por pëson dy gola: Milani eliminohet.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dora e majtë e Samir Handanoviç gjatë nxehmjes në Udine, dallohet gishti 'i ngrirë'
Dora e majtë e Samir Handanoviç gjatë nxehmjes në Udine, dallohet gishti 'i ngrirë'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania