Panorama Sport (Albania)

I dyti me idhull Paljukën, Padeli kundër "tabusë" Milan

-

Do të mësohet me shumë mundësi vetëm në orët e fundit përpara derbit të Milanos nëse Antonio Konte do të mund të mbështetet apo jo te Samir Handanoviç. Gjithmonë nëse kapiteni do të cilësohet jashtë forme (pra problemi në gishtin e vogël nuk do të kalohet) në portë do të vendoset sërish i dyti Daniele Padeli. Për këtë të fundit mund të konsideroh­et një sfidë e veçantë: Milani është skuadra e përballur më shumë herë nga ish-portieri i Barit dhe Torinos në Serinë A (9 herë, 8 në Serinë A dhe 1 në Kupën e Italisë), por edhe ajo kundër së cilës nuk ka fituar kurrë. Shifrat flasin qartë: 4 barazime, 5 humbje dhe 17 gola të pësuar.

ANEKDOTA - Ndërkohë, debutimi në kampionat me fanellën e Interit, të dielën kundër Udinezes, ka mbushur me krenari edhe familjen, në veçanti mamanë Renca Leoni, e cila gjatë një interviste ka treguar disa anekdota mbi pasionin zikaltër të djalit: "Kur ishte 11 vjeç vendosëm t'i dhuronim babait abonimin televiziv, për të parë mbi të gjitha Interin, pasi jemi një familje interiste. Kujtoj kur Daniele thoshte: 'Për tani shiko të tjerët, me shpresën që një ditë të më shikosh mua'. Gjithmonë ka qenë tifoz i Interit. I vogël mori një figurë të Xhanluka Paljukës, i preu kokën dhe ngjiti të tijën. Vetë Paljuka, kur e zbuloi, e 'qortoi'. Dita e debutimit? Edhe pse nuk ishte zyrtare, Daniele më mori duke më thënë që Handanoviç kishte një problem dhe mund të luante ai. U nisa menjëherë drejt Milanos dhe të dielën ndoqëm ndeshjen. Pas sfidës arritëm ta shikojmë për disa minuta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania