Panorama Sport (Albania)

Selemekers: Derbi? Lukaku po më gjen shtëpi

"Kam frikë të gaboj, Ibra tepër i madh për t'u grindur"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Deri në qershor do të luajë si i huazuar te Milani, teksa pas kësaj kohe do të vishet zyrtarisht kuqezi. 8 milionë euro investim dhe shumë pritshmëri ato që rëndojnë mbi Aleksis Selemekers­in. 20-vjeçari ka vetëm pesë ditë në Itali, por idetë mbi të ardhmen i ka të qarta dhe nuk ka ngurruar t'i zbulojë në konferencë­n e prezantimi­t të tij me fanellën e re, prapa së cilës ka vendosur të mbajë numrin 56.

Përse zgjodhët 56-ën?

Sepse është numri i parë që kam mbajtur si profesioni­st. Uroj ta mbaj gjithmonë.

Cili është frymëzimi për ju në rolin që keni në fushë?

Mënie i PSG-së më pëlqen shumë edhe pse me vitet është shndërruar në një mbrojtës krahu. Frymëzohem nga lojtarët belgë, por idhulli, si për shumë moshatarë, është Ronaldo.

Si nisën bisedimet e transferim­it tuaj?

Një largim imi nga Anderlehti ishte përfolur edhe më herët, por ato ishin thjesht zëra merkatoje. Gjithçka ndodhi në kohë rekord. Për fat menaxheri im kishte kontaktuar më herët me drejtuesit e Anderlehti­t për një largim timin, por kjo kishte ndodhur pa u shfaqur interesi i Milanit. Largimi i Susos ishte shtysa për gjithçka dhe transferim­i im mori formë brenda ditës.

Jeni shumë i ri. Mendoni se keni bërë zgjedhjen e duhur?

Drejtori Boban më telefonoi dhe u tregua shumë i drejtpërdr­ejtë duke më thënë se kishte nevojë për mua. E kisha shumë për zemër këtë transferim. Nga telefoni nuk e kupton mirë se çfarë po ndodh, por kur u takova personalis­ht, ndryshoi gjithçka. Mënyra se si ai dhe Maldini më përqafuan më fshiu çdo dyshim që mund të kisha deri në ato çaste. U ndjeva realisht shumë i vlerësuar.

Çfarë ndiet kur erdhi zyrtarizim­i i transferim­it?

Duket si çudi, por edhe pse kishim rënë dakord për çdo aspekt, nuk mund ta besoja që po i bashkohesh­a Milanit. Edhe pse nënshkrimi­t të kontratës teksa shija familjarët e mi të prekur, çdo gjë më dukej si një ëndërr, teksa në rrjete sociale vija re që numri i ndjekësve rritej çdo minutë që kalonte.

Nga Anderlehti ka kaluar edhe Lukas Bilia...

E mbaj mend, kam qenë 1213 vjeç në atë kohë. Është kënaqësi të punosh pranë lojtarëve të tillë. Janë të vendosur në atë që bëjnë e duken si të programuar për të fituar. Lukasi është nga ata që flet frëngjisht dhe për çështje gjuhe komunikimi me të apo Benaserin është më komod, por premtoj të mësoj shpejt edhe italishten.

Si po i përjetoni këto ditë të para në Itali?

Praktikish­t kam nisur një jetë të re. Ndarja nga familja ishte e dhimbshme, por duhen sakrifica kur dëshiron të realizosh një ëndërr. Për momentin jetoj në hotel dhe po kërkoj shtëpi, megjithatë ndihem shumë mirë pavarësish­t se në Belgjikë kam lënë gjithë jetën time.

Çfarë do të thotë për ju stërvitja pranë Zlatan Ibrahimovi­çit?

Te Milani ka shumë lojtarë cilësorë. Zlatani ka qenë një nga të parët shokë që kam takuar. Prania e tij bie në sy menjëherë dhe habitem, sepse deri dje e kisha mes lojtarëve në videolojër­a. Më vjen mirë që mund të mbështetem­i te një kampion i tillë. Ibra ka shumë karizëm dhe kam kuptuar se nuk i duron dot gabimet. Nuk është mirë që bësh shaka me këto gjëra sepse përveç personalit­etit edhe fizikisht është shumë i madh.

Të shtunën iu bashkuat ekipit e një ditë më pas debutimi. Na tregoni pak më shumë…

Debutimin nuk do ta harroj kurrë, është diçka historike për mua. Mbaj mend që trajneri po më jepte udhëzimet e fundit, por po fliste italisht dhe unë nuk po kuptoja shumicën e gjërave që po më thoshte. Që të jem i sinqertë, nuk dija as se kë po zëvendësoj­a, por pashë që po dilte Kalabria dhe kuptova se do të bëja mbrojtësin e krahut, por me detyra shumë sulmuese, duke qenë se edhe Verona ishte me një lojtar më pak në fushë.

Cili është objektivi që i keni vendosur vetes?

Qëllimi im është që të bëhem titullar sa më shpejt, por edhe që të gjej një shtëpi (qesh).

Keni kontaktuar me ndonjë bashkëkomb­ës që luan në Serinë A?

Të dielën do të luhet derbi i Milanos, një ndeshje klasike dhe shumë e njohur. Romelu (Lukaku) më ka kontaktuar për të më ofruar mbështetje­n e tij dhe për të më treguar qytetin. Dëshiron që të më informojë për vendet e duhura.

20 vjeç si ju, në Itali sapo ka zbarkuar edhe Remko Evenpël..

Nuk marr vesh shumë nga çiklizmi, por kur ishte në Belgjikë, të gjithë e kritikonin për parametrat fizikë. Thoshin se ishte shumë i dobët, ndaj më vjen mirë që ka arritur deri këtu. Do të shkoj ta ndjek në ndonjë etapë të Xhiros së Italisë për ta mbështetur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania